Forumi Horizont Gjithsej 78 faqe: « E parë ... « 25 26 27 28 29 30 31 32 33 [34] 35 36 37 38 39 40 41 42 43 » ... E fundit »
Trego 78 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- zjarri nga brenda (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2946)


Postuar nga yjori datë 03 Korrik 2004 - 19:04:

Ndoshta lumturia eshte e bukur
E kunderta nuk eshte aq e vertete
E bukura nuk te ben te lumtur
Lere se c`thone ca poete

Dikur bota do te behet muze
Cdo gje do jete monument kulture
Femijet do lozin me kryevepra
Nuk te besohet? Shko pak ne Luver

Nuk te mjafton nje jete e tere
Te shohesh vetem impresionistet
E mos harro se ne biblioteke
Po thyhen raftet nga gjenite

E njerezit do jene modele
Sdo te kete te shtrember e gungace
Vetem Helena dhe Davide
Do qarkullojne ne parajse

Sdo kete me kafshe qe nuk shkojne
Minj, gjarperinj a krokodile
Vetem sorkadhe e pallonj
E gjelberim ne shkretetire

E cte sheh syri vec perfeksion
Muzike hyjnore e dashuri
Te gjithe njelloj do mendojme
Krushqit do shkojne ne varrim

Te tjerat mund ti shtoni vete
Nuk eshte veshtire te enderrosh
E lere se c`thone ca poete
E bukura eshte duarbosh...


  Gjithsej 78 faqe: « E parë ... « 25 26 27 28 29 30 31 32 33 [34] 35 36 37 38 39 40 41 42 43 » ... E fundit »
Trego 78 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.