| Forumi Horizont | Gjithsej 64 faqe: « E parë ... « 25 26 27 28 29 30 31 32 33 [34] 35 36 37 38 39 40 41 42 43 » ... E fundit » Trego 64 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Gramatikë, filologji dhe etimologji (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=399)
-- Një pyetje për të gjithë (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3108)
Pershendetje!
Eshte nje nga temat me interesante qe kam pare ne kete forum.
Shkurtimisht dua te them dicka. Kjo deshire me lindi pasi lexova komentet tuaja mbi kete teme.
Gjuha shqipe (sic e dime te gjithe) eshte nje nga gjuhet me te vjetra ne Europe. Natyrisht qe ne shekuj ajo ka ndryshuar pak nga pak derisa ka marre trajtat e tanishme. Ndryshimet kane qene natyrisht te ndikuara nga faktore te jashtem e te brendshem. Fakti qe gjuhetaret tane vendosen te perdorin si gjuhe letrare dialektin toske nuk ja ul vlerat asaj (dialekti)
gege. Arsye te ndryshme, te studiuara e te analizuara kane cuar ne marrjen e ketij vendimi. Dhe te gjithe ata studiues, gjuhetare, artiste, shkrimtare apo kushdo tjeter qe ka qene i pranishem ne marrjen e ketij vendimi vinin nga treva te ndryshme te Shqiperise gje qe tregon paanshmerine e marrjes se ketij vendimi.Nuk ka perse ky vendim te krijoje xhelosi e hatere ne ate pjese te popullsise qe perdor dialektin gege. Mjafton te lexosh Migjenin, Fishten, Shkrelin, Nolin e do ta kuptosh forcen shprehese, muzikalitetin e ketij dialekti.
Mjafton te lexosh Vellezerit Frasheri, Cajupin, Poradecin, Agollin e do ta ndjesh embelsine, patosin (pathos) e ketij dialekti.
Natyrisht kane shume veti te tjera, por une po mjaftohem me keto.
Ndryshimet ne gjuhe jane te mirepritura sa kohe ato nuk e deformojne ate. Fenomeni i perdorimit te fjaleve apo shprehjeve ne gjuhe te huaj (teper i pelqyer nga mediat, por jo vetem nga ato) vetem e demton kete gjuhe te mrekullueshme. Perdorimi i tyre ne radhe te pare tregon "injorance" (mosnjohje te gjuhes), pertaci (nuk do shume pune dhe kohe te hapesh nje fjalor), snobizem (ne shqiptaret "vdesim" te perdorim fjale te medhaja ku me te shumten e rasteve nuk jua dime as kuptimin, por e bejme kete qe te tregojme se i perkasim nje elite te caktuar).
Dua te shtoj edhe dicka tjeter; askush nuk ju ndalon te perdorni dialektin tuaj sa kohe ai eshte i kuptueshem nga te gjithe. Vulgarizmat si dhe autovleresimi i larte nuk ju bejne aspak interesant dhe aq me pak ja ngrene vlerat dialektit qe perdorni.
Ka shume per te thene mbi kete teme, por per me shume mendoj se duhet te lexojme e te degjojme ate qe gjuhetaret, studiuesit e gjuhes shqipe kane per te na thene.
Dua te them edhe nje gje te fundit. Jetoj shume larg Shqiperise dhe rrjedhimisht flas gjuhen e vendit ku jetoj, por me shoqerine shqiptare flas vetem shqip. Te gjithe ata qe na kane degjuar jane mrekulluar nga gjuha jone e bukur shqipe. Kjo i ka bere me shume kurioz per ne, shqiptaret, vendin tone, kulturen, traditat, gjithshka. Sapo degjojne, lexojne apo shohin dicka qe te beje me Shqiperine e shqiptaret vijne e na tregojne. Disa prej tyre kane mesuar prej nesh edhe fjale shqip, kryesisht pershendetje e fjale te thjeshta politese. Me thoni pak, a nuk ju ben juve kjo te ndiheni krenare?!
Mua po. Nuk besoj se ka nje menyre te shprehuri te respektit dhe vleresimit me te mire se kjo.
Gjithe te mirat Ju shqiptareve kudo qe jeni!
Irena
| Gjithsej 64 faqe: « E parë ... « 25 26 27 28 29 30 31 32 33 [34] 35 36 37 38 39 40 41 42 43 » ... E fundit » Trego 64 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.