Forumi Horizont | Gjithsej 57 faqe: « E parë ... « 25 26 27 28 29 30 31 32 33 [34] 35 36 37 38 39 40 41 42 43 » ... E fundit » Trego 57 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- ndjenja e vetmis ne mes te turmes (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8595)
Citim:
Po citoj ato që tha iliriusa
Ndihesh ndonjehere sikur je rrethuar nga nje mjergull e dendur ngjyre gri edhe sheh hije qe te kalojne prane, here here degjon zera, por prapseprap e gjen veten aty: te humbur ne mes te mjergulles.
Nuk je vetem, perkundrazi, i rrethuar nga turma njerzish po aq te dendur sa edhe mjergulla, por te gjithe ecin ne drejtime te kunderta. Edhe ti ecen rruges tende, me prezencen e tyre mbi trup, por jo ne shpirt.
Kemi te njejten menyre komunikimi, por ndonjehere eshte kaq e veshtire te komunikosh si te ishim nga planete krejt te ndryshem. Fenomen qe ndodh sepse nuk e shohim boten me te njejtet sy, edhe shpeshhere nuk shikojme ne te njejtin drejtim...
Vetmia mes turmes eshte krejt normale. Jemi krijesa me personalitete te ndryshme, karaktere te ndryshme edhe egoisit nga natyra. Shikojme interesin tone edhe ne ato momente kur besojme se po ndihmojme te tjeret. E konsiderojm veten si qendren e universit, sepse e shohim universin vetem nepermjet vetevetes, prandaj edhe ndihemi shpeshhere vetem sepse presim qe edhe te tjeret te na shohin ashtu:Si planetin kryesor.
Kam lexuar diku se zoti i dha njeriut hijen, qe mos te ndihej asnjehere vetem.
Por ne i qendrojme hijes perballe edhe pretendojm qe te na flasi.
Bota s'eshte gje tjeter vecse vetmi personale te kokolepsura ne nje shuk vetmie te pergjithshme...
Ne fund te fundit, te gjithe jemi vetem, te burgosur brenda brinjesh te shtremberta me mendimet dhe ndjenjat tona mbyllur aty. Vetmia eshte statusi natyral njeriut!
Gjithsej 57 faqe: « E parë ... « 25 26 27 28 29 30 31 32 33 [34] 35 36 37 38 39 40 41 42 43 » ... E fundit » Trego 57 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.