| Forumi Horizont | Gjithsej 34 faqe: « E parë ... « 25 26 27 28 29 30 31 32 33 [34] Trego 332 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Vendosa te hap syte. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11168)
Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Lart... poshte... lart... poshte
Cekice te hekurt qe heshturazi
thithin palcen e te shkuares.
Kohe e materializuar
shitet dhe blihet.
Rruga gjarperon permes tabanit
te tokes buzethare.
Motori I makines shtyn kohen perpara
me cdo levizje te pistonave.
Ajri I nxehurn prej diellit zemerak
vallezon kercimin e njemije gjilerave.
Nje pike floriri te zi
akoma ne doren time.
E fshij dhe ne pasqyre shoh tymin
qe akoma ne largesi digjet.
Dhe udhetimi vazhdon.
Rruga gjarperon.
Koha kalon.
Cekanet e hekurt levizin
lart... poshte... lart... poshte.

Pertueshem capitem
me pyetjet qe me bejne shoqeri.
Dhe turmat shkojne e vijne
dhe fytyrat reshkasin
ne kujtesen time pa lene gjurme.
Ne buze shija e xhinit
akoma e forte.
Fyti digjet zjarr
prej njeqind cigaresh
Aroma jote ne gishtat e mi
akoma endet.
Nje histori memece
perseritet serisht.
Durimi me humbet
nga tik-taku i ores
qe brenda meje
te verteten e mohuar
heshturazi rrefen.
Kur u rrokullisa pertoke
e dija qe kthim nuk ka.
Tani shinat e trenit dridhen
se bashku me doren time.
Dhe peshen e dashurise
thelle dikush e ndjen.
Buze detit veshtrimin
ne horizont tret.
Era me pershkon
te gjitha shqisat.
Fryme marre thelle,
nje moment per te thene
lamtumire.
| Gjithsej 34 faqe: « E parë ... « 25 26 27 28 29 30 31 32 33 [34] Trego 332 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.