Forumi Horizont | Gjithsej 1007 faqe: « E parë ... « 331 332 333 334 335 336 337 338 339 [340] 341 342 343 344 345 346 347 348 349 » ... E fundit » Trego 1007 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e librit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=107)
-- cili eshte libri i fundit qe keni lexuar.. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4171)
Citim:
Po citoj ato që tha Sy_jeshilja
Patjeter, ta spjegon sycka ty per se behet fjale![]()
Libri fillon me nje telefonate qe i behet nje profesori te Hawardit , i cili merret me studimin e shenjave dhe simboleve te lashta fetare. Nje shkencetar eshte gjetur i vdekur, i damkosur ne gjoks me nje simbol shume te vecante dhe te rralle, simbol i cili perfaqeson nje grup te vjeter shume-vjecar, mjaft i fuqishem, i cili mendohej se ishte zhdukur me kohe. Ketu fillon misteri dhe zbulimi i intrigave . Eshte shume interesant fakti se si autori pershkruan sa i implikuar eshte Vatikani ne gjithe kete hisori.
Pershkruhet lufta mije-vjecare midis shkences dhe fese, permenden figura historike qe ne kohen e Galileut dhe Berninit , dhe perfundon me ngjarjet e fundit te zhvilluara ne Vatikan.
Eshte liber shume terheqes, dhe pershkrimi i ngjarjeve eshte mahnites.
Edhe te ky, edhe te Kodi i Da Vincit, mua m'u desh te hap google, dhe te kerkoj per disa fakte qe permenden ne liber, thjesht per t'i vertetuar. Kam ngelur me goje hapur nga ato qe kam lexuar. Ose Dan Brown ka shume fantazi per te perputhur faktet reale me imagjinaten e tij, ose do kete me patjeter dicka te vertet ne ato qe thuhen ne liber.
Kjo organizata e fshehte quhej " Te Perndriturit", ne anglisht " The Illuminati". Shume njerez ne bote as e kane idene qe kane pas ezistuar, por lexova ne internet qe paska dicka te vertete ne gjithe kete mesele.
Megjithate , e vertete apo jo, eshte liber qe te ve trurin ne levizje.
Po te shikosh me vemendje nje dollarsh-in (1 $ ), shef disa simbole te cuditshme, qe skane te bejne fare me shtetin amerikan.
S'me kishte rene kurre ne sy dicka e tille.
Nejse nesje, se u zgjata shume, me pak fjale mua me pelqeu si liber. Misteri me terheq shume. Te rekomandoj ta lexosh
![]()
Gjithsej 1007 faqe: « E parë ... « 331 332 333 334 335 336 337 338 339 [340] 341 342 343 344 345 346 347 348 349 » ... E fundit » Trego 1007 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.