| Forumi Horizont | Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 332 333 334 335 336 337 338 339 340 [341] 342 343 344 345 346 347 348 349 350 » ... E fundit » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)
Sot e kapa veten perseri duke brockullitur per gomarlleqe me brire, nga ato "zberthimet" e detajuara mbi hicin per te treguar se sa djale i zgjuar qe jam. Edhe pse nga brenda pyesja veten se pse valle po vazhdoja te flisja., nuk mund te pushoja dot mbasi me pelqente se tepermi menyra se si po me shikonte kjo vajze ne kokerr te syrit, plot interes, duke perpire cdo fjale qe thosha. Dhe keshtu vazhdova te flas per me shume se 20 min te mira dhe me ne fund u lodha dhe pushova mbasi tani i lexohej qarte ne fytyre qe ajo besonte gjithcka qe po thosha dhe si dukej kisha mbjelle nje mal me pikepyetje ne llogjiken e saj. Tani mund ti thosha qe ishte ne te miren e saj te braktiste studimet dhe te shkonte ne Las Vegas per tu bere stripper dhe ajo do ta bente. Cuditem ndonjehere se sa shpejt nje mendyshje shkaterron nje sistem referimi te tere tek ne njerzit. Me te brishtet jane ata qe i pelqen te flasin dhe te ndajne mendimet e tyre pa i pyetur askush. Tani po ndjehesha nje cike ne faj, por nuk kisha cfare te beja. "Tani me fal, por duhet te shkoj" thashe si i zene ne faj duke nxjerre celularin nga xhepi per te pare oren. Nuk me pelqenin ato lloj heshtjesh. Pa marre lejen time, me mori celularin nga dora dhe formoi numrin e saj shpejt e shpejt. Bile shkroi dhe emrin e saj dhe e shpetoi ne memorje per te qene e sigurt qe nuk do humbiste ashtu vetvetiu. " Me merr ne telefon kur te kesh kohe" tha duke me pare ne koker te syrit, rregulloi canten ne sup dhe me ktheu kurrizin pa pritur pergjigjen time.
Sigurisht qe nuk kisha per ta marre ne telefon. Mora rrugen per ne klase dhe mallkova veten se perse nuk mund ta mbaja gojen qepur si njeri normal dhe te pergjigjesha vetem kur me pyesnin. Sa te thjeshte qe jemi kur vjen puna ne seksi i kundert. Ndoshta eshte ndonje lloj hormoni i tyreapo dicka tjeter qe me shtyn te sillem kunder parimeve te mija, vetem e vetem per tu ndjere i pelqqyer ne syte e tyre. pse nuk mund te jem vetem nje cunak normal qe qesh kur shoku bie nga bicikleta apo kenaqet kur shkon ne nje party dhe puth ndonje vajze? Por kurre nuk do te mund te sillem normal. Nqs nuk flas njerzit mendojne qe jam arrogant dhe i pasjellshem, nqs flas per ato per ato qe mendoj besojne qe nuk jam ne rregull, nqs flas nuk e honeps dot veten. Ndoshta nje dite do te mund te gjej ndonje rruge te mesme ose do te mesohem me veshtrimet e cuditura te njerzve kur flasin me mua. Tani jam vertet kurioz te di se cila pjese e egos sime do te fitoje kete dyluftim ose me sakte triluftim ( valle mund te thuhet edhe keshtu?? ).
Brockulla si puna e ketyre qe po shkruaj tani vertet qe po me neverisin veten. whatever...
| Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 332 333 334 335 336 337 338 339 340 [341] 342 343 344 345 346 347 348 349 350 » ... E fundit » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.