| Forumi Horizont | Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 337 338 339 340 341 342 343 344 345 [346] 347 348 349 350 351 352 353 354 355 » ... E fundit » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)
34
Nuk e di cfare me terhoqi tek ai femije. Ndoshta fakti qe nuk para shihen femije atje poshte, ne boten e nendheshme. Njerezit preferojne ti mbajne femijet ne siperfaqe, pa i perzjere me psillekun e asaj metroje te vjeter. Por ja qe ai femije ishte aty dhe me qetesine e tij me terhoqi vemendjen. Me pelqeu si sillej, mu duk sikur e njihja prej kohesh, madje mu duk se me ngjante. Dhe keshtu duke shtyre kohen boshe te transportit publik po vrisja mendjen cfare kishte te ngjashme me mua. Jo, prit! Me sakte duhet te gjeja me cilen femer do kisha perzjere gjenet sikur ai femije te ishte imi. Stacionet kalonin dhe mendimet perkundeshin nga bota reale tek bota imagjinare. Nga mamaja e atyshme qe i kushtonte teresisht vemendjen qenies se saj, tek mamaja teorike qe doja ti gjeja per veten time... nga tentativat per te mos ngulur shikimin gjate, tek prapanicat e njerezve qe me detyronin te zgjasja koken me lezet. Ne fund e gjeta. Nje cast unik, nje "eureka" prej matematicieni qe kupton gjithshka.
Ishin buzet. Ato buze mund i perkisnin vetem nje femre. Vetem gjenet e saj dhe te miat do krijonin ate fenotip. Madje ishte bashkimi perfekt, kesaj rradhe jo me ciltersine prej patoku kryenec, por me permbledhjen e urtesuar qe prape nuk linte dyshim per linjat gjenetike. Pak stacione me tej zbrita. Nuk e di nese isha i kenqur sepse mbarova pune me tunelet e piseta apo sepse zgjidha ekuacionin tim mendor. Di vetem qe ato caste vazhdojne te me shoqerojne ne jeshilellekun pranveror te siperfaqes, ku femije ka plot, por tashme jane larg ekuacioneve perkundese te atij momenti ndjesie.
| Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 337 338 339 340 341 342 343 344 345 [346] 347 348 349 350 351 352 353 354 355 » ... E fundit » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.