| Forumi Horizont | Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 339 340 341 342 343 344 345 346 347 [348] 349 350 351 352 353 354 355 356 357 » ... E fundit » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)
Perseri para dritares. Perseri me cigare ne goje. Gjithcka ndjehet si dejavu, por sot dua ti thjeshtezoj gjerat dhe jo ti ngaterroj me teper, ndaj kujtohem menjehere qe eshte jeta ime monotone dhe fakti qe une jam teper i parashikueshem ne veprimet e mija ato te cilat luajne lojra te tilla ne mua. Shpenzoja shume kohe para dritares duke zhibruar cdo detaj te panorames monotone qe mund te pushtosh prej ketu. Dhoma ime nuk me pelqente. Teper e thjeshte, e organizuar per te qene e rehatshme dhe jo interesante me shtynte te kaloja me shume kohe para dritares, duke pire cigare apo kafen e mengjesit. Nuk e di cfare kerkoja nga gjithe ato veshtrime perjashta. Rrjeshtat me makinat e parkuara te komshinjve te mi prej te cileve njihja vetem nje, rruga e asfaltuar qe te conte ne autostrade, nje seri apartamentesh te reja ne ndertim e siper dhe fusha e golfit atje ne fund nuk paraqisnin asgje interesante per te justifikuar kohen e shpenzuar atje. Nje nate kur po analizoja disa prej veprimeve te mija "te cuditshme", u sterhollova aq shume sa munda te arsyetoj qe ne ato veshtrime kerkuese po prisja te shikoja nje materializim te nje te fshehte akoma te pazbuluar brenda vetes te cilen nuk e dija qe egzistonte atje. Por sot nuk po me dukej dhe aq llogjike si ide, bile dhe arsyetimi qe kisha ndjekur per te arritur deri ne ate konkluzion, po me shfaqte plot te meta dhe pika ku nuk mbahej fare. Ndaj e hodha tutje si ide dhe kete rradhe vendosa ti pergjigjem vetes vetem me nje "tip kerkues" prej vetes pa deshiren per te menduar se cfare dreqin po kerkoja.
Nga televizori u degjua nje ze qe thote "nje enderr e vertete per te gjithe amvisat". Keto kohet e fundit kisha degjuar jashtezakonisht fjalen enderr te perdorej si nje lloj hamuleti qe te sjell fat apo si nje lloj qetesuesi natyror i cili po zevendesonte cajin kamomil. Ndoshta isha thjesht une i cili ishte bere tashme me i ndjeshem ndaj kesaj fjale per nje arsye tjeter te panjohur per mua, duke ndryshuar te filtruesit e mi mendore te cilet kapnin tani fjalen "enderr" dhjetra here ne dite. Amerika gjithmone ka qene vendi i nje shansi te dyte, vendi ku enderrat behen realitet. Te pakten keshtu mendonin te gjithe emigrantet qe i largoheshin kontinentit plake se bashku me rruget qorre apo fatkeqesite qe i kishin sjelle ketu. Tani po kuptoja se si ndjeheshin te gjithe ata njerz te paketuar neper anije si sardele kur shihnin pishtarin e ngritur te Statujes se Lirise prej se largu. Dhe enderra ne gji fillonte te ndizej dhe te ngrohte gjoksin, duke rrezatuar besim dhe vendosmeri ne cdo qelize apo embrion mendimi. Po sot? Sot mjafton te ndezesh televizorin per te gjetur cdo dite nje "enderr amerikane" e cila prodhohej ne formate te ndryshme nga korporatat e detergjenteve lares, shitesit e makinave, krijuesit e shprehjes "ulje cmimi", hollywood-i bile dhe vete qeveria cdo dite nga nje e re.
Papritur po ndjehem i lodhur dhe bosh. Cdo veprim qe bej me duket sikur e kam pare ne ndonje telenovele, cdo vendim qe marr me duket si i marr prej ndonje formule te gatshme nga ato qe shiten neper libra te Dr Phil apo Oprah. Me duket vetja i vogel dhe i katagolueshem, vetem nje mi eksperimental qe vertitet neper labirinth duke ju pershtatur ne maximum probabilitetit te krijuar me pare nga shkencetaret. Enderrat e mija nuk qenkan me timet?! Valle qe kur kam lindur jam stervitur per te menduar dhe enderruar ne kete fare menyre nga nje babysitter i quajtur "televizor"?
Por sot dua ti thjeshtezoj gjerat dhe jo ti komplikoj me teper ndaj capitem ngadale dhe shtyp butonin off te televizorit. Shtrihem ne krevat dhe i ngul syte tavanit. Me ne fund i qete, vetem nen lekundjen e mendimeve te mija.
| Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 339 340 341 342 343 344 345 346 347 [348] 349 350 351 352 353 354 355 356 357 » ... E fundit » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.