Forumi Horizont Gjithsej 64 faqe: « E parë ... « 26 27 28 29 30 31 32 33 34 [35] 36 37 38 39 40 41 42 43 44 » ... E fundit »
Trego 64 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Histori te shkurtra te nje violine... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11029)


Postuar nga ksenia datë 21 Mars 2007 - 13:36:

Kam kuptuar se cdokush ka disa caste/momente te vecanta pozitiviteti. Ne ndryshim nga te tjere (ketu perfshij edhe veten time) qe e kane te perbere jeten vetem nga momente te tilla...Jane pikerisht keto caste qe edhe personin qe ti e ke karakterizuar si djallezor, te rrezikshem apo qe e ke mbajtur gjithmone larg mund ta shnderrojne ne engjellor apo mik te vertete.
Kam perfituar kohet e fundit nga momentet engjellore qe A. ka filuar te dhuroje per mua. A thua kane ndikuar oret e gjata qe kam investuar per ta bindur A. ti shihte te tjeret te pakten si "materiale" perfitimi meqe ndjenjat njerezore kishin kohe qe i flinin? Ne momentin qe shfaq pozitivitet tek tjetri i ke hapur dyert vetes per vice versa- i thoja gjithmone. Te gjithe jane te domosdoshem ti mbash prane edhe ai/ajo per te cilin ti nuk ke asnje lloj interesi apo qe nuk te shkakton asnje fare emocioni apo tjetri qe mbase sot ka nje status social te papershtatshem per statusin tend.
Momentet e pozitivitetit te A. me ndryshuan jeten te pakten per nje afat kohe te gjate. E, dola ne perfundim te asaj cfare shpreha me lart. Edhe A.pavaresisht djallit qe shfaq here pas here, ja vlente ta mbaje prane...


  Gjithsej 64 faqe: « E parë ... « 26 27 28 29 30 31 32 33 34 [35] 36 37 38 39 40 41 42 43 44 » ... E fundit »
Trego 64 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.