Forumi Horizont Gjithsej 101 faqe: « E parë ... « 26 27 28 29 30 31 32 33 34 [35] 36 37 38 39 40 41 42 43 44 » ... E fundit »
Trego 101 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Keto zgjedhje do i fitoje klani apo morali i perbashket? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17033)


Postuar nga IQVLORA datë 15 Maj 2009 - 18:52:

Re: Fajtor dhe Diabolic

Citim:
Po citoj ato që tha arturm
Kam pershtypjen se nuk me keni kuptuar  (ose nuk jam shpjeguar une mire).

Une nuk kam ndonje pretendim qe emigranti eshte me i mire se ai qe jeton  ne Shqiperi. Gjithashtu eshte shume e vertete edhe qe ne emigrantet e keni shume "te filtruar" informacionin nga Shqiperia sepse kushtezohemi nga informacioni qe ndjekim ne televizore dhe gazeta dhe nuk e jetojme/prekim me dore realitetin. Eshte per kete arsye qe une jam edhe kunder votes se emigranteve shqiptare jashte shqiperise (por kjo eshte teme tjeter).

Ajo qe doja te thosha une eshte kjo:

A jemi dakort qe emigrantet shqiptare jashte jane me te informuar lidhur me rregullat e funksionimit te shtetit ne krahasim me ata qe jetojne ne Shqiperi apo jo?

A jemi dakort qe emigrantet jashte jane me pak "te stresuar" nga problemet ditore (uje drita infrastrukture etj) se shqiptaret ne Shqiperi apo jo?

A jemi dakort qe emigrantet jane me pak "te stresuar" nga pikpamja ekonomike se ata qe jetojne ne Shqiperi apo jo?

A jemi dakort qe emigrantet kane me shume mundesi informimi se ata qe banojne ne Shqiperi per c'do hallke te jetes se perditeshme (si behet, si funksionon, etj) apo jo?

Etj Etj Etj.

E pra, une mendoj qe pergjigja e te gjitha pyetjeve te mesiperme eshte PO. E pra, kur ne emigrantet, me gjithe keto avantazhet e mesiperme, sillemi/arsyetojme/veprojme/dialogojme ne menyren qe behet ketu brenda, cfare mund te presim nga ata qe jetojne ne Shqiperi qe kane kete handicap qe ne nuk e kemi?

Shpresoj te jem sqaruar me mire.



Plotesisht dakord.Emigrantet kane mundesine te bejen krahasimet se si e menaxhon qeverisjen e vendit nje parti e ardhur ne pushtet ne vendet ku ata jetojne e punojne me ate menaxhim primitiv qe behet ne vendin e tyre.
Keto kohet e fundit ketu ne BM po ju behet llogaria politikanve edhe me qindra £ te perfituara padrejtesisht.Jo me midis kundershtarve,por edhe midis anetarve te nje llogoreje.Para disa ditesh shtypi i kerkonte llogari G Brawn per £ 600 qe mendohej se i kish shpenzuar nga taksat e popullit per te ndihmuar te vellain ne pastrimin e giardino-s se tij.Nje deputet i konservativ u detyrua te jepte doreheqjen per £ 24 000.A llogariten keto shuma per politikanet shqiptare?.Patjeter qe jo.Hallall ju qofshin do te thoshin te gjithe.Ne bejme krahasimin me dy figurat kryesore te PD e PS.Njeri menaxhon tenderat kombetar e tjetri tenderat e metropolit shqiptar.Ky i tenderave te metropolit qe ne kerkojme qe te fitoje ,duke zgjedhur me te miren midis dy te kqiave, nqse fiton,ku mund te sigurohemi se do te dij ta menaxhoje pushtetin e madh ne interes te qytetarve!!!!
Apo hajde te bejme eksperimente.Kjo pune eshte:''Bir Selman i nenes ke te qaje me pare''.
Kush eshte thirrja qe duhet t'ju bejme shqiptarve ne kete rast.,pabuksave thote ndonjehere fajtori?


  Gjithsej 101 faqe: « E parë ... « 26 27 28 29 30 31 32 33 34 [35] 36 37 38 39 40 41 42 43 44 » ... E fundit »
Trego 101 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.