| Forumi Horizont | Gjithsej 129 faqe: « E parë ... « 26 27 28 29 30 31 32 33 34 [35] 36 37 38 39 40 41 42 43 44 » ... E fundit » Trego 129 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kombetarja Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=240)
-- Kombetarja Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1801)
Brigel do të rikthehet në Shqipëri me 1 Tetor
Trajneri i Kombëtares Hans Peter Brigel do të rikthehet në Shqipëri me 1 tetor, për të diskutuar kontratën e re me Federatën shqiptare të Futbollit.
Zyrtarë të këtij institucioni, kanë pohuar se gjermani do të jetë në Tiranë duke filluar nga e merkura e muajit të ardhshëm. Së bashku me presidentin Duka, Brigel pritet të gjejë një marrëveshje, që do ta lidhë atë me kuqezinjtë deri në përfundim të eleminatoreve të kampionatit botëror Gjermani 2006. të dyja palët kanë shprehur vullnetin për ta nënshkruar bashkëpunimin e ri, nëse do të gjendet gjuha e përbashkët përsa i përket termave ekonomikë.
Ndërkohë nga Gjermania, Hans Peter Brigel ka hartuar një listë paraprake prej 26 lojtarësh për ndeshjen miqësore kundër Portugalisë, që do të luhet me 11 tetor. Me ardhjen e tij në Tiranë, trajneri do të shpallë listën prej 20 lojtarësh që do të udhëtojnë në Oporto.
Dy mungesa të sigurta do të jenë ato të mbrojtësve, Nevil Dede dhe Albert Duro, për arsye dëmtimi. Ndërkohë rikthehet mesfushori i njohur, kapiteni i Hanoverit Altin Lala, i cili prej kohësh nuk aktivizohet as me klubin e tij. Pjesa tjetër e listës paraprake nuk ka pesuar ndryshime, përveç portierit Arion Mustafa, i cili pritet të grumbullohet për here te pare ne takimin miqësor të 11 tetorit.
Të etiketuarit “rebelë” nga Brigel, portieri Beqaj apo Bogdani, do të vazhdojnë të mbahen larg kombëtares.
| Gjithsej 129 faqe: « E parë ... « 26 27 28 29 30 31 32 33 34 [35] 36 37 38 39 40 41 42 43 44 » ... E fundit » Trego 129 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.