Forumi Horizont | Gjithsej 64 faqe: « E parë ... « 26 27 28 29 30 31 32 33 34 [35] 36 37 38 39 40 41 42 43 44 » ... E fundit » Trego 64 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Wikileaks,shfaqen kabllograme për Shqipërinë (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18440)
Të akuzuarit e qeverisë Berisha
-Ministrat-
Të paktën tre ministra ishin të akuzuar publikisht për afera.
Fatmir Mediu ishte ministër i Mbrojtjes dhe njëri prej hartuesve të bazës ligjore për operimin dhe funksionimin e bazës së demontimit të municioneve në Gërdec të Tiranës, ku në 15 mars 2008, u vranë 26 njerëz, mbi 300 u plagosën dhe u shkaktuan dhjetra milionë euro dëme në bizneset familjare apo private. Mediu dha dorëheqjen në 19 mars 2008, duke marrë përsipër përgjegjësinë politike për tragjedinë. Por prej asaj dite ai nuk u përgjigj para drejtësisë, edhe pse prej tre vitesh vijon një proces gjyqësor. Atij iu hoq mandati i deputetit, por e rifitoi atë bashkë me imunitetin e hequr nga Kuvendi, pas zgjedhjeve të 28 qershorit 2009. Jo vetëm kaq. Në qeverinë e re të dalë pas zgjedhjeve parlamentare të dy viteve më parë, Mediu u emërua Ministër i Mjedisit dhe vijon të jetë një bashkëpunëtor i ngushtë politik i Berishës, si kryetar i Partisë Republikane.
Lulzim Basha ishte Ministër i Transporteve, kur në 2006 nisi rruga dhe tuneli Rrëshen-Kalimash, një investim që i ka kapërcyer 1 miliard eurot. Segmenti pa projekt dhe kosto fillestare iu besua konsorciumit amerikano-turk “Bechtel-Enka”, duke mënjanuar nga gara firma të tjera. Dosja e rrugës përfundoi në prokurori, dhe akuza konfirmoi një dëm prej rreth 220 milionë eurosh të shkaktuar nga vendimet abuzive
të ish-ministrit të MPPTT-së Basha. Por pas dorëheqjes së së ish-ministrit të jashtëm Mustafaj iu u emërua si kreu i diplomacisë. Gjatë kësaj kohe institucioni që drejtonte ishte pjesë e negociatave mes Shqipërisë dhe Greqisë për ndarjen e ujërave dhe të shelfit kontinental, ndërsa para zgjedhjeve të vitit 2009, Basha firmosi paktin detar, i cili u rrëzua në janar 2010 nga Gjykata Kushtetuese si antikushtetues.
Por edhe pse vazhdonte gjyqin në shkallët e gjyqësorit, Basha u emërua ministër i Brendshëm në qeverinë “Berisha 2” dhe falë procedurave arriti të mbyllë dosjen me prokurorinë për rrugën e Kombit. Ndërsa aktualisht, pas marrjes së mandatit të kryetarit të bashkisë së Tiranës, përmes një procesi të dyshimtë dhe me vendim të Kolegjit Zgjedhor dhe të KQZ-së, ai është bashkëpunëtori më i afërt i kryeministrit Berisha.
Ylli Pango, është një “fenomen” që i lë pa gojë amerikanët. Kabllogrami i Ambasadës së SHBA-së në Tiranë në mars 2009, pas skandalit seksual, tregonte atë që dinin shumë prej shqiptarëve, sigurisht edhe kryeministri Berisha për të shkuarën problematike të Pangos kur ishte pedagog dhe më pas ministër, si abuzues me postin dhe me fondet për OJF-në që drejtonte. Por megjithëse berisha e shkarkoi për 6 minuta ministrin, “syrgjynosja” e tij nuk zgjati shumë, edhe pse mallkimet më të zeza ishin bërë për të në sallën e kuvendit, kur unanimisht i ishte hequr mandati i deputetit. Në shkurt 2010 me propozim të kryeministrit Berisha Pango emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Kërkimit, Teknologjisë e Inovacionit (AKTI), fillimisht me 15 punonjës, e cila ka për mision që të vlerësojë, të financojë, të monitorojë dhe të administrojë programet dhe projektet në fushën e Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Shqipëri.
-vijon-
Gjithsej 64 faqe: « E parë ... « 26 27 28 29 30 31 32 33 34 [35] 36 37 38 39 40 41 42 43 44 » ... E fundit » Trego 64 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.