Forumi Horizont Gjithsej 152 faqe: « E parë ... « 26 27 28 29 30 31 32 33 34 [35] 36 37 38 39 40 41 42 43 44 » ... E fundit »
Trego 152 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- 2012 - Votimi: Presidenti i shqiperise (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18610)


Postuar nga Vizioner datë 30 Maj 2012 - 13:14:

Kush është Zaganjori

Zaganjori është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 1981.

Pas fitores së Partisë Demokratike në vitin 1992, ai u emërua ambasador i Republikës së Shqipërisë në RF të Gjermanisë.
Pas ardhjes së socialistëve në pushtet në vitin 1997, pushohet nga puna si diplomat dhe kthehet në Tiranë. Ai u atashua pranë Partisë Demokratike dhe shërbeu si avokat i Berishës dhe konsulent ligjor i tij për disa procese gjyqësore.

Në vitin 1999 refuzoi kërkesën e Pollos për tu bashkuar me të kundër Berishës dhe qëndroi në anën e Berishës duke shërbyer shpeshherë dhe si ndihmës për probleme ligjore në PD.
Pas paqes Berisha- Nano në vitin 2003, ai u zgjodh si i propozuar nga Partia Demokratike në Gjykatën Kushtetuese. Që nga viti 2003 ushtron funksionin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese. Në të gjitha votimet e tij, ai ka votuar pro qëndrimeve të PD, dhe kur ka qenë në pakicë, dhe në shumicë. Së fundmi ai votoi pro Topallit dhe kundër Topit.


  Gjithsej 152 faqe: « E parë ... « 26 27 28 29 30 31 32 33 34 [35] 36 37 38 39 40 41 42 43 44 » ... E fundit »
Trego 152 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.