Forumi Horizont Gjithsej 49 faqe: « E parë ... « 26 27 28 29 30 31 32 33 34 [35] 36 37 38 39 40 41 42 43 44 » ... E fundit »
Trego 49 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikë dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- Mbi disa punime te miat-R.Th. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18794)


Postuar nga robert datë 27 Tetor 2015 - 23:26:

Ja dhe teksti i emailit te sotem (27.10.2015) drejtuar avokatit te popullit dhe ekipit tw tij.
I nderuar avokati i popullit, Igli Totozani,_
të_nderuar punonjës të_institucionit "avokati popullit",_
problemi im_është sa personal aq dhe i të gjithë shoqërisë, kryesisht më parë i të gjithë krijuesve letrarë, kulturorë, shkencorë, etj.. Ky problem që po ju sjell këtu nuk_është aq juridik, as penal apo civil, ndaj dhe unë nuk kërkoj nga ju ndihmë direkte juridike, por ju si juristë të ndikoni që disa gjëra të ecin jo si në kohën e diktaturës që lamë pas, me ndarje të njerëzve në të nënës dhe në të njerkës, por gjithsejcili të trajtohet njëlloj i barabart me cilindo tjetër njeri. E kam fjalën për kufizimin që ndjej unë si krijues letrar__dhe shkencor si_dhe_çdo krijues tjetër i_çdo fushe_në thuajse të gjitha mediat shqiptare, e sidomos nga gazetat, të cilat janë edhe më të arrira në kontaktin e parë, nëpërmjet e-mailit të paktën, e të cilat u kanë rezervuar një vend të nderuar vetëm pak prej krijuesve të fushave të ndryshme, (rasti më i fundit ishte ky i para pak ditëve me romanin e Ben Blushit, i cili gjeti një vend të gjërë në shtyp, ndërsa qindra të tjerë autorë apo libra, apo dhe vepra të tjera nga kultura dhe shkenca kalojnë pa lajmin edhe më të vogël në këto media, ndonëse ato marrin nga një njoftim për këto vepra të reja të zhanreve të ndryshme. E ca më keq_është kur kemi të bëjmë me idè, teza dhe hipoteza të reja në shkencë, ku shtypi dhe shoqëria shqiptare duhet të ishin të hapura dhe pa kufizime, për të patur kështu mundësi si ballafaqimet e specialistëve të fushës, për të mos i dhënë rrugë ndonjë dyshimi mbi vjedhjen intelektuale._
Mirpo këto media duket e kanë kuptuar panvarsinë e tyre si sjellje qehajai të kohës osmane, apo si diktat censurues të kohës së monizmit, që sapo lamë! Unë mendoj se ato kanë jo vetëm të drejta, por ato kanë edhe detyra, një nga më të parat ajo e informimit të publikut me lajme politike, shoqërore, kulturore, shkencore, sportive, etj.. _Nëse ato marrin informim se ka dalë një titull i ri libri, një pjesë e re teatrale, një idè apo tezë e re shkencore nga një pjestar i shoqërisë, ku ato shiten, apo është vendosur një rekord i ri sportiv nga një sportist i vendit, apo_është hapur një ekspozitë pikturash private, etj. lajme të tilla, mendoj se ato e kanë për detyrë ta informojnë publikun me lajmin qoftë edhe më të shkurtër. Nuk bëhet fjalë për reklama apo kritika të gjata, por thjesht për informimin e publikut me lajme kulturore-shkencore, kur këto media janë informuar mbi këto lajme te reja kulturore-shkencore. Kaq! vetëm kaq, nëse është e mundur të bëhet në këtë vend me emrin Albani(stan)._
Në kapset lart po ju nis katër materiale, e para me letrën drejtuar juve (2 faqe), e dyta me letrat mbi problemin e informimit të publikut mbi tutujt e rinj të librave (5 faqe), e treta me pjesët që nxisin dyshimin mbi vjedhjen intelektuale që mund të më jetë bërë mua (4 faqe), e katërta me dy letra të para disa javëve drejtuar mediave për problemin e mospatjes së një diskutimi të hapur shkencor në Shqipëri për shkak të censurës sëe tyre (4-5 faqe)._
Shpresoj se pas njohjes së këtij problemi ju do të dini të orientoheni në javët, muajt dhe vitet e ardhme për të ndikuar në ndryshimin e kësaj gjëndje mizerabël në mediat albanistanse. Mjaft më me ndarjet kastash, ca të nënës e ca të njerkës. Ky problem nuk më prek vetëm mua, -të ish kështu nuk do t'ju shqetësoja juve fare, por dija vetë si të merresha me këta lloj bastardësh medialë. Ky problem i përket gjithë asaj shoqërie ku ju jetoni dhe veproni. Ndikoni të thyhet ky lloj trajtimi medial që u bëhet krijuesve shqiptarë._
Ju faleminderit (emri mbiemri)


  Gjithsej 49 faqe: « E parë ... « 26 27 28 29 30 31 32 33 34 [35] 36 37 38 39 40 41 42 43 44 » ... E fundit »
Trego 49 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.