Forumi Horizont Gjithsej 46 faqe: « E parë ... « 26 27 28 29 30 31 32 33 34 [35] 36 37 38 39 40 41 42 43 44 » ... E fundit »
Trego 46 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- *He said, she said* (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=325)
-- ~~Make a wish~~ (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5755)


Postuar nga sonila_21 datë 08 Nëntor 2004 - 07:47:

Citim:
Po citoj ato që tha _mIzZzA_
hey jemi aloud te shkruajm edhe ne albanian???????????? nejse kjo e imja eshte ne albanian
sorryyyy if it isnt alloud


Me mall do me kujtosh...


Do vije ajo dite kur te plakesh

Prane oxhakut,ne driten e zjarrit

Do me kujtosh me aq mallengjim

Per syte qe le pas ne harrim



Me mall do kujtosh ate mbremje

Kur loti me ra ne buzen tende

Me rrembeve lumturuar ne krahe e the

Shpirt,te kam ne zemer e ne mendje



Hena leshoi drite ne fund te rruges

Kur shkembyem syte duke qare

E fjalet ngrine ne cep te buzes

Sa vite ne mbetem pa u pare



Ndjeva frike kur mes puthjesh u leshova

Ndjeva faj e gjora une, pendim

Ne te gdhire te priste rruge e gjate

Qe ndoshta nuk do kishte me as kthim



Ti do plakesh deri atehere,por e ndjej

Se malli do te marre per mua

Nje pike lot do ta leshosh si femije

Yjet e nates i vetem duke kundruar



Ne u takofshim atehere,nuk e di

Pleqeria, thone le gjurmet e saj

Nuk do jem me e bukur si tani

Por syte do jene po ata,e pastaj….






=======================

Mizza!!! shume e bukur sissy. i like it .....kissss u...


  Gjithsej 46 faqe: « E parë ... « 26 27 28 29 30 31 32 33 34 [35] 36 37 38 39 40 41 42 43 44 » ... E fundit »
Trego 46 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.