Forumi Horizont Gjithsej 37 faqe: « E parë ... « 26 27 28 29 30 31 32 33 34 [35] 36 37 »
Trego 365 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e librit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=107)
-- Poezi te autoreve te ndryshem (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1067)


Postuar nga lule datë 22 Mars 2011 - 14:26:

Kam menduar.

Kam menduar per nje kohe te vjeter
Ketu era, tek me shtyne, ne gjoks me qane
Kur kam dashur me shume nje tjeter
Kete nate, prape ne mendje e kam

Mos u merzit .Ti ne krahun tim
Une, sekret e mbaje dhe, s'ta them
Kjo ere e cmendur, me s'ka kthim
Por dhe ne kthefte, me s'do kete vlere

Ky mendim eshte i vangullt e pa shprese
Do te mbyllet bashke me vetrnine aty
Pa lene asnje shenje, asnje mbrese
Se, mua s'do me gjeje me Ty! ?

Leom Kolmnela


Postuar nga lorie datë 29 Mars 2011 - 07:28:

Citim:
Po citoj ato që tha Katilesha
Rudyard Kipling 1907

                                Ne mundesh

       Ne mundesh te ruash arsyen kur bota humbet fillin

e fajin ty ta hedh e vetes ti besosh,

Sa here te ty dyshojne e s'te perfillin,

Por edhe dyshimet drejte t'i gjykosh....

      Ne mundesh te rrish ne pritje nga pritja pa u lodhur,

A kur te urrejne urretje mos te ushqesh,

Majde ndaj shpifjeve te rrish pa folur,

Me thjeshtesi me to pa rene ndesh....

Ne mundesh t'mendosh por jo gjer n'shkatrrim,

T'enderrosh por jo si rob enderrimesh,

Dhe t'i trajtosh njesoj e pa dallim,

Ngadhenjim e shpartallim, burim mashtrimesh.

         Ne durofsh dot qe thenjet e tua te drejta,

Ne kurthe trutharet kopuket te t'i kthejne,

T'i shohesh te thyera gjerat me te shtrenjta,

E prap t'i ndertosh me vegla qe nuk vlejne.

          Ne mundesh qe fitoret qe korrur t'i flijosh,

Si ne kumar ne nje te vetme loje,

Te rrezikosh e prap t'ia fillosh dhe

Humbjen kurre te mos e zesh me goje.

Ne i detyrosh dot muskul nerv dhe puls e zemer,

Te te sherbejne edhe kur gjithcka duket e kote,

E te qendrosh kur s'ke asgje pervec vullnetit,

Qe vec nje fjale "Qendro" gjithnje te thote.

        Ne mundesh te flasesh me maskarenj, por nderin tend te ruash,

A  t'ecesh perkrah mbretit pa krenari qe te verbon.

Nese armiku apo miku s'te bejne dot te vuash,

Dhe gjithkend e cmon, por vec sa meriton.

         Ne mundesh t'i mbushesh minutat

Qe te renda me veprat qe peshojne,

Dije dhe mos ke asnje dyshim,

Se e jotja do te jete bota me c'ka  brenda,

Dhe burre do t'jesh o biri im.




shume e bukur,me pelqen shume shume.


Postuar nga Fajtori datë 29 Mars 2011 - 08:14:

Vertet e bukur.


Postuar nga lorie datë 29 Mars 2011 - 09:56:

Thumbs up

reale ,'me kembe ne toke' dhe shpresendjellese.


Postuar nga lule datë 29 Mars 2011 - 12:20:

Asnjehere te mos e shoh dhe degjoj ate.

Kurre te mos e shoh e degjoj,
Dhe emrin kurre mos e therras me ze
Por besnikerisht gjithmone ta pres
Ta dua ate..

Te hap krahet dhe e lodhur ta pres
Ti mbyll ato e te kap asgjene
E perseri ti zgjas ato vetem drejt tij
Ta dua ate..

Sikur te mundja ta perqafoja
Pastaj te shkrihesha ne lote me te
Le te mbetesha shkire ne keta lote
Ta doja ate ...

Kurre te mos e shoh e degjoj
Dhe emrin kurre mos e therras me ze
Por me nje dashuri qe rritet bute e embel
Gjithmone ta dua ate, gjithmone!

Sully Prudhomme


Postuar nga Piktor datë 10 Tetor 2011 - 02:03:

Rreshqitje.

Nuk e di nese e ka shkruar njeri me pare kete poezi.
Me pelqeu prandaj po e ndaj me ju.

***

RRËSHQITJE



Nuk prita sot...

Në këtë ditë pranverore

sekretin e lodhjes të ma zbulojë udha

u bëra fllad e fluturova mbi një gjethe

të kapja misterin e dashurisë.


Dhe qënkesh ai si shirit i një filmi

që jep e merr çdo gjë të bukur me mua

Kur bëra ta kap... më rrëshqiti nga duart.

AGIM SPAHIU


Postuar nga shelgu datë 10 Tetor 2011 - 05:40:

Re: Rreshqitje.

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Nuk e di nese e ka shkruar njeri me pare kete poezi.
Me pelqeu prandaj po e ndaj me ju.

***

RRËSHQITJE



Nuk prita sot...

Në këtë ditë pranverore

sekretin e lodhjes të ma zbulojë udha

u bëra fllad e fluturova mbi një gjethe

të kapja misterin e dashurisë.


Dhe qënkesh ai si shirit i një filmi

që jep e merr çdo gjë të bukur me mua

Kur bëra ta kap... më rrëshqiti nga duart.

AGIM SPAHIU




E kam lexuar disa here me pare kete poezi Piktor dhe e gjej te dobet, dhe pa asnje aks struktural. Me duket si ai mishi qe e ble ne dyqan, e merr ne dore dhe nuk e kupton se nga e ka nxjerre kasapi: eshte but, apo nga qafa, apo eshte lapucer nga barku?

"U bera fllad" eshte nje shprehje e tejperdorur, e tejkonsumuar ne poezi dhe edhe pse ketu eshte perdorur me kujdes, prape nuk te ngjall asnje emocion. Mund ta gjesh neper forume gjithandej si dikush behet ere, nen krahet e dikujt, ose veri qe fryn e te vjen tek dritarja.

Fundi mbyllet me nje pasazh qe "i rreshqiti nga duart".
Po ashtu shume e perdorur dhe e konsumuar me shume se guret e kalldremit publik.

Struktura e poezise eshte mishmash. Nis si varg i lire dhe perfundon me te quajturen "three verse poetry", ose "Tercet"
Perdorimi i stileve te ndryshme tek e njejta poezi, eshte me nej risk shume te larte dhe pergjithesisht ose e ben poezine shume te bukur, ose e prish fare.
ne kete rast une jam me te dyten, aq me teper qe ketu nuk ka se ku te kapet askush.


Postuar nga RAIMONDI datë 10 Tetor 2011 - 08:22:

Po nuk ka te thote ajo pse ai ka vendosru aty disa vargje qe jane te perdorura edhe ne vende te tjera

Po ta zemene ate menyre Lasgushi perdori ne poemen e tij Titullin KAMADEVA qe e ka marre nga poezite e Emineskut --Dhe ai e ka kopjuar shume here Emineskun edhe ne stil --

-----Por megjtiahte Lasgushi justifikonte vetem dhe thoshte :_"...-Per ne nuk ka rendesi se cfare marrim, apo se ku e marrim,rendesi ka qe me ate q e marrim ne bejme art.."

Ndersa ky poeti ne poezine e mesiperme nuk ka kopjuar njeri ,Pra nuk ka bere plagjiature ---
Dhe krahasimin qe ai ka bere me ...Flladin :.

.. bëra fllad e fluturova mbi një gjethe--

----- Kjo eshte shume e bukur, e brishte,sepse ai e ka lidhur me gjethen qe leviz,ndersa eshte duke rene....
....... si dicka nga kenga e Celin Dion :.... Falling ino you --...Falling like a leaf ....etj

-Pra ai figuren e ka goditur shume bukur ,per te gjetur misterin e dashurise duke perdorur Gjethen ....

.....Gjethet kur bijen te japin ate ndjesine e brishtesise se Feeling,
- Kaner romance gjethet kur bijen ......--Ndaj dhe vjeshta eshte nje stine romantike
Dhe romanca eshte pjesa me e bukur e dashurise ,te pakten per mua

Dhe te gjithe kete mekanizem poetik --Fllad dhe gjethe --ai e perdor te gjeje..... misterin e Dashruise ---

-------Kjo eshte shume e bukur --Nuk eshte aspak e rendomte Eshte teper elegante si figure, sepse ka Brishtesi . Ndaj dhe eshte tamam poetike
--Biles edhe shkencerisht eshtee e sakte -Sepse Flladi ,apo era ben plenimin e luleve duke hedhur polenin sa andej kendej etj

Se edhe Dashuria dihet qe eshte sic thote Nice :_ Nje kurth qe Natyra i ka nritur njeriut per te perjetesuar qenien __
Pra Dashuria ka lidhje me..plenimin

....Dhe ne fund kur thote :..me rreshqiti nga duart --------Kjo eshte ETERNALE per Dshurine,
tamam Koncentracion filozofik i Dashurise ne menyre poetike ----

--Dashuria gjithmone te iken ..... kur ti dashuron me te vertete ,, me gjithe zemer, dhe e do ate qe te jete gjithmone me ty ......

--Por sic ndodh gjithmone ne keto raste .......Do ndodhi dicka, nje moskuptim ,apo nje zot e di se cfare ..
--Ndoshta nje parapercaktim nga ai Lart , dhe ajo, ,DASHRUIA E VERTETE do te .......... Reshqase nga duart ..... ..

-----Ndaj edhe amerikanet nuk i thone kot :.......-Good Love, Gone Bad _
Ray Carls ka nje kenge me kete thenie

--Kjo poezi Vargun e lire e ka ne funxion te idese qe percon ,dhe poezia rjedh fare natyrshem
Ne fund ka nje rime te lehte qe i pershtatet shume kendeshem vargut


Une mendoj se kjo poezi futet ne rangun e Poezise se bukur

-Ka nje bukuri ....te brishte ....qe perfundon me nje konkluzion filozofik real mbi Dashurine

Kjo gjithmone sipas mendimit tim


Postuar nga Piktor datë 11 Tetor 2011 - 02:03:

NGADO SYTË E VAJZËS

Një fjalë e Lasgushit

Ç'më ka dridhur

Me valët e liqenit që dridhen si mirazh

Me profilin e hequar të vajzës që dua...



Për dhjetra syqeshura

Që më përshëndesin

Nuk kam ndërmend të stis flirte



Ngado sytë e vajzës

që më thotë poeti

Më çmendin si pellgjet

mistermagjishme.

NAIM BERISHA


Postuar nga RAIMONDI datë 11 Tetor 2011 - 06:51:

Kjo eshte poezi koti --hahahahahahahahahahhahahahaha Im sorry Piktor


  Gjithsej 37 faqe: « E parë ... « 26 27 28 29 30 31 32 33 34 [35] 36 37 »
Trego 365 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.