| Forumi Horizont | Gjithsej 38 faqe: « E parë ... « 26 27 28 29 30 31 32 33 34 [35] 36 37 38 » Trego 380 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Fjalori romantik.... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12620)
Fjalori Romatik!
Citim:
Po citoj ato që tha kotka
Zani me kete shkrim me bere te lotoj....
Re: Fjalori Romatik!
Citim:
Po citoj ato që tha Zani
Faleminderit Kotka,dhe me vie keq qe ke lotu...!
Mesnate,errsire totale, vape e madhe...une si gjithhere zgjuar sepse me oret e vona me bere T'i... ta njoh dashurine qe se kisha njohur kurr me pare....dal ne kopshtin tim... si gjithmone vendin e kam aty ne pushimoren e kopshtit ....aroma e luleve eshte me e madhe tani mbas freskise se nates dhe ujitjes se mbremjes ....me vete marr konjak dhe uji mineral ...ulem ne ate pushimore sepse aty e kam imazhin Tend ne nje skaj te pushimores ,aty qendron dhe TI!...aty m'pushojne mendimet dhe kujtimet e mia per Ty dashuri e jetes sime...dhe fillojne kujtimet ....a ka detaj qe nuk kujtoi...a ka fjale dhe ngjarje qe me the e se kujtoi ...NUK KA!
Ne heshtje bisedoi me Ty ,me imazhin qe kam krijuar per TY ....sa shume qe kam per te pytur ...aq shume sa sdije nga te ia filloj zemer!....imagjinata thellohet dhe une ledhatoj ne imagjinate cdo pellembe te ftyres sate ....ndalem tek buza e siperme e jotja ....ajo shenje mbi buze i jep nje hijeshi bukurise se ftyres sate ...i jep form bukurise sate qe krijuesi te ka dhene....e ledhatoj fytyren tende te embel dhe lehte te puthe mbi shenjen qe ke mbi buzen e siperme ...e TY loti te rrokulliset dhe ai lot prek ne buzet e mia te thara e te qara per TY...!....vetem zogjte e malit qe qendrojne mbi pemen afer ma shohin lotin.... dhe me duket se me cicerimat e tyre qajne bashke me mua....!...nje muzike me volum te vogel me shoqeron gjithashtu ...cdo fjale tingull dhe tekst me lidhet me Ty ....!!!...dhe ne disa momente ofshama dhe mushkrite thithin ajrin fuqishem ...mundohem te thith edhe me shume se qe mundem nga frika se mos nuk po ngopem me kujtimin per TY...dhe me ajrin e nates se fresket...!
Vetem ndonje zhurme makine qe vjen me shpejtesi ....ma prish kujtimin per Ty,megjithate vetem aty ne ate pushimore gjej prehje qe te "ngihem" me Ty shpirt!
Prej kohes qe ke "shku" nuk vesh me kemish me ngjyre te kuqe ....jo qe ste dua akoma ...por sje Ti ...ne kraherorin tim ,dhe i kam te rujtura ne vjerrsen time si kujtim i pa shterrur ...atehere ne ate mot te pa harruar ...cdo qytet qe kaloja e blija nga nje kemishe te tille ....biles nje te tille bleva dhe ne qytetin tend ...ato idetifikoheshin me Ty dhe me Flamurin tone....dhe kuptoje se sa fuqishem qendronit ne mua Ti dhe Flamuri.....!
E vogel ishte porta ne zemren time kur Ti e hape,dhe zure vend aty ....por eja dhe me pyet tani sa eshte rritur ai vend ne zemren time per Ty ???....Ti u bere pjese e zemres time ....dhe tani je pjese e jetes sime me dashje apo pa dashje ....ne zemren time ndjej nje vend bosh qe kur ke "shkuar" e qe zemra ka nevoje ta mbush boshllekun. Sdo te doja ta njoh dhe ta prek ne kete menyre dashurine ....doja te jem njeri i kohes moderne ,cka te sjell momenti ta shifesh dhe ta kuptosh se duhet te largohesh sepse eshte momentale ....por ja qe kam mbet teper tradicional ne rujatjen e vlerave te dashurise se paster dhe te cilter ndaj Teje ....asnjehere pendim nuk ndjej,me gjithe se engjull nuk jam !
Vone ngrihem dhe shkoj ne gjume ...asnjeher nuk shrihem pa te theneTy:- naten e mire shpirt e zoti qofte me Ty dhe dhimbjen tende-! ...dhe anasjelltas asnjhere nuk zgjohem pa nje - Mirmengjesi per Ty,pa Ty!....une lutem per dite te bardha te vijne tek Ti...dhe me nje urate qe me del nga fundi i thellsise se shpirtit tim per Ty... te uroi gjume te embel....T'puthsha syte ne gjume...!!!!
Zani Jot!
02:35
12/13.07.'08!


Leter...
E di qe nuk e beson. Por u dorezova. U shkerrmoqa para dhimbjes tende qe me shqelmon ekzistencen cdo dite. Ne ritmet e zemres time ndjej frymarrjen e shpirtit tend qe here me ve lakun ne fyt per te me mbytur dhe here me mbush me jete dhe dashuri. Dua te kthehem ne nje dallge sonte, ne nje dallge te zemruar dhe e vetmja e nje deti te trazuar e te perplasem ne gjirin e "shkembit" tend. Dua te jem mendimi i pare i mengjesit, dua te jem kryefjala e dites tende, ajri qe frymon brenda qenies tende te bukur dhe ylli i fundit.
Dua te jem gjithcka per ty sonte. Po te ftoj te luajme bashke ne kete loje endrrash, ku energjia e deshires e kthen "bretkocen ne mbretereshe", dhe zgjatjet e duarve ne mungese i kapercejne largesite dhe clirojne dashurine nga prangat.
Fshiji lotet dhe jeto shpirt i lire!
Tash a me njeh?tash a e din se kush jam un?tash a e kupton se zemra ime te ka dashur shum?un bera çdo gje te mundur per ty tash mund t`me kuptosh pse kam pasur aq shum lot ne sy!vetim ti je vetem ti ke qen gjithmon ne ket zemren time dhe kjo kurr nga vetja s`te largon,edhe pse s`jemi bashk un ma te leht e kam pasi qe ta kam deshmuar se si un askush ne bot s`te don,dikur neve na ndan,nderhyn ne dashurin ton a thua tesh jan penduar dhe me zdot na lendojn,gjithmon e pyes veten pse ?pse?pse nuk e pata at guxim me koh pse lejova qe dikush tjeter te na e nderprej dashurin ton...Un gjithmon te desha ashtu si edhe ti a dot vij ndonjeher ajo dit te kem ty ne perqafim,lotet e mi nuk kan pushuar as nje her se derdhuri per ty edhe ket vet ti zemer e di,tash jemi shum larg te dy te vetmuar s`mund ta gjejm as nje tjeter dashuri se per ne çdo person tjeter shpejt na bahet i huaj,kam provuar por nuk provoj me dot se e kam kuptuar se ta dashuroj dike tjeter esht shum e kot,prandaj kshtu po rri mes vetmis dhe dikuj tjeter e zgjodha vetmin sepse ma e mir per mua esht vetmija se sa zevensimi yt me dike tjeter te kam dasht-te dua-do te dua-gjat gjith jetes.....???-----
E di qe nuk e beson. Por u dorezova. U shkerrmoqa para dhimbjes tende qe me shqelmon ekzistencen cdo dite. Ne ritmet e zemres time _ndjej frymarrjen e shpirtit tend qe here me ve lakun ne fyt per te me mbytur dhe here me mbush me jete dhe dashuri._
Me ke lexuar ne mendime?????
Bukur Tales!!!
Citim:
Po citoj ato që tha Talesofadream
Leter...
E di qe nuk e beson. Por u dorezova. U shkerrmoqa para dhimbjes tende qe me shqelmon ekzistencen cdo dite. Ne ritmet e zemres time ndjej frymarrjen e shpirtit tend qe here me ve lakun ne fyt per te me mbytur dhe here me mbush me jete dhe dashuri. Dua te kthehem ne nje dallge sonte, ne nje dallge te zemruar dhe e vetmja e nje deti te trazuar e te perplasem ne gjirin e "shkembit" tend. Dua te jem mendimi i pare i mengjesit, dua te jem kryefjala e dites tende, ajri qe frymon brenda qenies tende te bukur dhe ylli i fundit.
Dua te jem gjithcka per ty sonte. Po te ftoj te luajme bashke ne kete loje endrrash, ku energjia e deshires e kthen "bretkocen ne mbretereshe", dhe zgjatjet e duarve ne mungese i kapercejne largesite dhe clirojne dashurine nga prangat.
Fshiji lotet dhe jeto shpirt i lire!

Citim:
Po citoj ato që tha Glaukus
- ... në rast se do mundesha ta rikrijoja botën ... do të vendosja buzëqeshjen tënde në vend të diellit , shikimin tënd në vend të qiellit , zërin tënd në vend të erës ..................... dhe ajo do të ishte një botë e mrekullueshme ... botë përrallash ....!!!
- thua ti kem shkruar un keto ?!
Citim:
Po citoj ato që tha Glaukus
- thua ti kem shkruar un keto ?!
...Ti&Rakela :p :p
Ndjenjat nuk mblidhen vargjeve, nuk mberthehen shkronjave dhe nuk i jepet destinacion nepermejt shenjave pikezuese. Ndjenjat nuk duan frena, ata duan te harbohen brenda kazanit te vete qenies tone, duan te diegin dhe te percellojne cdo gje qe i del para, duan te gelltisin caste njerezore dhe te gjuajne shigjeten aty ku i dergon cmenduria e tyre. Ndjenjat rendojne ne shpirt, te lodhin ,te turbullojne vendosmerine,te ndryshojne destinacione, te permbysin qellimet dhe te bejne te marresh vendime dhe te besh gjera qe nuk i kishe menduar me pare. Ndjenjat te bashkojne dhe te ndajne perjetesisht me njerezit. Ato jane te vetmet qe ia arrijne qellimit , ne cdo kohe dhe ne cdo vend, duke te perdorur vetem ty....
... shum bukur Kati
lexoja dhe shikoja foton e avatarit tënd ....
... lexoja dhe mendoja : ndjenjat ndonjiherë....... janë si ato prangat ( frike , pasiguri ) dhe të pengojne te ecesh ( vallezosh ) ........ ndonjihere jan krahe , qe te bojn te fluturosh .............
| Gjithsej 38 faqe: « E parë ... « 26 27 28 29 30 31 32 33 34 [35] 36 37 38 » Trego 380 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.