Forumi Horizont Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 343 344 345 346 347 348 349 350 351 [352] 353 354 355 356 357 358 359 360 361 » ... E fundit »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)


Postuar nga ingmetalboy datë 10 Qershor 2009 - 22:42:

Megjithese mengjes heret rete dhe shiu nxijne qiellin duke zhytur boten perreth ne nje zymtesi gati apokaliptike ku gjemimet e rrufeve gjithmone e me afer ndjehen si hapat e rende te engjellit te rrezuar i cili vjen per te kerkuar te tijet. Era dhe shiu rrahin xhamat e makines si mijra kamxhike te cilet nga momenti ne moment do te shqyejne gjithcka dhe do te me marrin me vete. perjashta rruget jane gati te shkreta pervec ndonje makine tjeter qe cuditerisht si aventurohet neper kete kohe te cmendur. Une cuditerisht ndjehem si jo me mire. Bile pa e vene re subkoshienca drejton timonin nga kafeneja afer me shkollen ne vend qe te shkoj ne shtepi. Me cudit fakti se sa shume njerez gjej brenda. te ulur neper tavolinat e vogla pijne gllenjka te vogla nga kafja e tyre duke soditur cfare ndodh perjashtja me hijen e nje buzeqeshjeje ne fytyre. Ne sfond degjohen tingujt relaksues te nje kenge hawaiane dhe zeri i embel i banakieres me ben te harroj cdo gje.
"Mirmengjes. Te zakonshmen?"
"Wow, kohe e cmendur sot apo jo?" them duke kerkuar kredit karten.
Ajo vetem me buzeqesh si per te me siguruar qe ketu brenda isha i mbrojtur nga cdo gje.

Capitem ngadale ne nje karrige dhe hedh veshtrimin rreth e rrotull. Disa duken si te humbur neper librat qe kane perpara, te tjere jane te angazhuar neper biseda te rendesishme qe ne pike te mengjesit, ka dhe nga ata qe si puna time heshtin me syte nga dritaret. Gjithcka normale. Atje brenda asgje nuk ka ndryshuar. Valle pse ndjehemi mire kur bota perjashta eshte ne prag per te shkaterruar veten? Valle pse sa here qe ne televizor shohim nje termet, uragan apo nje fatkeqesi tjeter natyrore dashur pa dashur ndjen nje fare ndjenje lehtesimi? Eshte vertet e cuditshme se si keto akte mizore te fatit sherbejne edhe per dicka te mire. Ato vijne papritur dhe gotasin boten njerzore me gjithe fuqine e tyre. Njerzimi i pranon ne mesin e tij si pjese e jetes dhe ne pamundesi per te drejtuar gishtin diku sic e ka zakon, thjesht meson te bashkejetoje me to ne menyren me te paster, ate te jetes dhe vdekjes. Kur jemi te sigurt brenda mureve te ndertuara prej nesh apo mbrapa finxhaneve prej porcelani te kafeve keto fatkeqesi nuk jane me problemi tone, bile kjo lloj sigurie na ngre lart moralin dhe forcen besimin ne vetvetja si nje krijese qe ka mposhtur natyren duke ngritur veten ne nje shkalle me lart, komplet ndryshe nga cdo gje tjeter. Tashme nuk varemi me nga kapricot e fatit, por arritem te pakapshmen duke marre ne duar freret e egzistences sone.

Pi fundin e kafese dhe bej te cohem. Pa dashur kap grimca te bisedes midis dy vajzave ngjitur me mua:
"Me vjen shume keq. Ju dukeshit sikur shkonit shume mire, por ndoshta keshtu e kishte vendosur fati..."


  Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 343 344 345 346 347 348 349 350 351 [352] 353 354 355 356 357 358 359 360 361 » ... E fundit »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.