| Forumi Horizont | Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 344 345 346 347 348 349 350 351 352 [353] 354 355 356 357 358 359 360 361 362 » ... E fundit » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)
Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Megjithese mengjes heret rete dhe shiu nxijne qiellin duke zhytur boten perreth ne nje zymtesi gati apokaliptike ku gjemimet e rrufeve gjithmone e me afer ndjehen si hapat e rende te engjellit te rrezuar i cili vjen per te kerkuar te tijet. Era dhe shiu rrahin xhamat e makines si mijra kamxhike te cilet nga momenti ne moment do te shqyejne gjithcka dhe do te me marrin me vete. perjashta rruget jane gati te shkreta pervec ndonje makine tjeter qe cuditerisht si aventurohet neper kete kohe te cmendur. Une cuditerisht ndjehem si jo me mire. Bile pa e vene re subkoshienca drejton timonin nga kafeneja afer me shkollen ne vend qe te shkoj ne shtepi. Me cudit fakti se sa shume njerez gjej brenda. te ulur neper tavolinat e vogla pijne gllenjka te vogla nga kafja e tyre duke soditur cfare ndodh perjashtja me hijen e nje buzeqeshjeje ne fytyre. Ne sfond degjohen tingujt relaksues te nje kenge hawaiane dhe zeri i embel i banakieres me ben te harroj cdo gje.
"Mirmengjes. Te zakonshmen?"
"Wow, kohe e cmendur sot apo jo?" them duke kerkuar kredit karten.
Ajo vetem me buzeqesh si per te me siguruar qe ketu brenda isha i mbrojtur nga cdo gje.
| Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 344 345 346 347 348 349 350 351 352 [353] 354 355 356 357 358 359 360 361 362 » ... E fundit » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.