Forumi Horizont Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 345 346 347 348 349 350 351 352 353 [354] 355 356 357 358 359 360 361 362 363 » ... E fundit »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)


Postuar nga Fajtori datë 11 Qershor 2009 - 04:19:

Eshte e kote te fshihemi. E kote te imagjinojme veten tone, njerezit tane, popullin tone ndryshe. Endrra e copave te emigranteve eshte te barazojne jeten e perditshme me popullin e vet. Por kjo eshte e pamundur. Kultura eshte nje lekure. Si mund te shqisesh lekuren e dikujt tjeter per t'ia vendosur njerezve te tjere? E pamundur!

Prandaj, neve, jevgjit e botes, endacaket qe mburren se kane histori, jemi vetem copeza ballkanike bimesh te ngulur mes kulturave te tjera. Rrekemi te hedhim rrenje gjekundi me shpresen se toka ka vlera ushqimore, por me se shumti sythat humbasin ne krahasimet e tokes tone, midis katunareve dhe Lenka Cukove te ketij forumi. Te paret zberthejne pantallonat pa ditur perse, te dytet mberthejne fundet pa ditur perse.

Eshte e kote, pra, te spostoj qeliza dhe receptore ne bote te tjera. Lekura eshte nje e vetme.

Ne sensibilitetin e deshirave te mia kuptoj se duhet ti dorezohem botes...
Te le veten e lire...
Te pakten per nje çast...
Por fatmiresisht moshataret me bejne te kuptoj se nuk jam nje qeske e prapambetur...
Ne te vertete... ajo qe kuptoj eshte se rini te mbaruara pergatiten per te pjelle... Qofshin shqiptare ose jo... Dhe per kete presin shkurt rruget e rinise... kthehen shpejt neper shtepia... mundohen te shfrytezojne eksitimet e momentit... te bashkojne perputhjet e jetes... sa me shpejt... sepse s'ka me kohe...

E teksa i hedh pas kraheve, lexoj perballe shpirtra rinore qe mbeten pa pergjigje ne veprimet e tyre. Ata rrotullohen ne tiganin e nates si peshq te papjekur, por boten e gezojne sepse e ardhmja nuk perben akoma nje ngjizje retorike seksesh. Rinia eshte ajo qe akoma nuk parashikohet. Dhe duke njohur kete fragment, me vjen per te vjelle teksa lexoj sigurirat e dhjamosura te barqeve qe pergatiten per te pjelle. E keshtu kthehem tek populli, tek injoranca, tek hormonet qe nuk dine te japin nje spjegim per ate qe ndjejne, tek meshkujt e trashe dhe femrat e hutuara. Ja qe me pelqekan me shume sesa klonimi i ideve fatkeqe ne femije te ngrysur. Femije qe do lindin fale dashurive te llogaritura femrash histerike.

Pornografia e mendjes time eshte pikerisht ai bashkim gjenesh X dhe Y, te cilet e kane hallall edhe ndonje abort apo pjellje te padeshiruar, per hir te rrymave sublime rinore. Rryma qe sidoqofte mendjengushtet i rrethojne me tela me gjemba, pa e kuptuar qe mbyllin veten ne kampe te vogla perqendrimi. Zot na ruaj...


  Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 345 346 347 348 349 350 351 352 353 [354] 355 356 357 358 359 360 361 362 363 » ... E fundit »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.