Forumi Horizont Gjithsej 662 faqe: « E parë ... « 346 347 348 349 350 351 352 353 354 [355] 356 357 358 359 360 361 362 363 364 » ... E fundit »
Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- letra imagjinare- perdite nga nje cmenduri (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7425)


Postuar nga Klodel datë 26 Dhjetor 2007 - 23:08:

Një yll i vogël
dashuroi hënën,
e adhuronte ftohtësinë e saj
të bardhë,
sillej ylli rreth hënës,
me rrezet e saj përkëdhelej,
dhe hënës i pëlqente
veçantia e shkëlqimit të tij,
dëshironte të bëhej e saja.
Ia fali ylli
dritën e tij të brishtë hënës
dhe u shua në natën e pafundme,
dhe hënës i erdhi keq vetëm
për natën e zezë
që akoma ruante
hijen e yllit të vogël.

Nje dite vendosa te ndjek vetem zemren sepse zemra dhe truri nuk me perputheshin ndonjehere.
Kesaj rradhe ndoqa forcen e zakonit ndoshta sepse s'kisha fuqi ta kundershtoja, apo ne ato momente nuk me bente pershtypje. Ndoshta sepse doja t'u rrebelohesha te gjitha gjerave, doja te rrebelohesha edhe ndaj vetes sime. Por.....
Femrat thone ato qe ndiejne perbrenda, meshkujt thone ato per te cilat jane te sigurt dhe ne fund te dites shpirti im do rregjistroje vetem momentet qe i kane bere pershtypje.
Sot ka regjistruar ftohtesine, ftohtesine e fjaleve, veprimeve, veshtrimeve. Ftohtesine e zbrazetise se krijuar nga dicka qe mbaroi.

Tani do pres qe shpirti te me ringrohet perseri, qe akulli te shkrihet, qe lulet te celin e me to edhe ngjyrat e jetes. Do pres pranveren.


  Gjithsej 662 faqe: « E parë ... « 346 347 348 349 350 351 352 353 354 [355] 356 357 358 359 360 361 362 363 364 » ... E fundit »
Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.