Forumi Horizont | Gjithsej 441 faqe: « E parë ... « 350 351 352 353 354 355 356 357 358 [359] 360 361 362 363 364 365 366 367 368 » ... E fundit » Trego 441 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Leter shkruar Vetes! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14789)
- Du me shkrue....
Du me t’shkrue Ty,
dashni e ditës së Karnavaleve,
puthje që m’zhveshe lëvozhgat e frikës nji nga nji,
thue era ma e fortë i këputi kambsh e duersh.
Du me t’shkrue Ty,
ngrohtësi që m’shkrive masken e akullt
që shpirtin m’ftohte,
rreze e nji Dielli,
që ma par’ nuk i kish shtri kraht e tij n’qiellin tem.
Du me shkrue për Ne,
yjet e nadjes së përflakun
n’shtratin e gjumit t’përhumbun.
Du me shkrue,
për shkëndijat e shikimeve tona që ndezin perëndimin,
që si shegë e kuqe shpërthen n’prehnin e kësaj ndjenje,
e lyen me t’kuq flokët e arta t’harbuem gishtave t’mekun.
Du me shkrue,
për kyt rreze Diellit t’par´ që merr para duerve
kokrrat e kuqe t’shegës që hapërdahen prehnit e i shkrin
n’uj të bekuem që njom me pafajësi buzt e mbramjes t’msheft.
Du me shkrue,
me shkrue për pusin e heshtjes që ka fillue me gurgullue
nga ngacmim i ndjenjave t’përgjumuna n’jastekun e harrimit
e përmbi krye kanë qendis nji kunorë andrrash.
Du me shkrue për ty,
me tregue se si Emni jot m’ngatrrohet shpirtit,
tuj ba nji rrëmujë t’bukur që m’ban me e ndi jetën
e si vesë e agimit t’ambël m’lahet buzëve si puthja jote.
Due me shkrue për Ty...!
©
Gjithsej 441 faqe: « E parë ... « 350 351 352 353 354 355 356 357 358 [359] 360 361 362 363 364 365 366 367 368 » ... E fundit » Trego 441 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.