Forumi Horizont | Gjithsej 66 faqe: « E parë ... « 27 28 29 30 31 32 33 34 35 [36] 37 38 39 40 41 42 43 44 45 » ... E fundit » Trego 66 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- C'fare eshte renia ne dashuri dhe dashuria!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17538)
E jashtezakonshmja s'eshte dicka qe na bie nga qielli,qe varet nga bota e jashtme;jemi ne qe kemi ndryshuar dhe prandaj shohim tjeter qiell e tjeter toke,nje tjeter lloj njerzish e tjeter lloj natyre.Gjendja ne lindje e siper eshte nje perpjekje per ta rishikuar,per ta rindertuar boten duke u nisur nga kjo menyre e ndryshme te menduari e te jetuari;nje perpjekje per te realizuar ne bote kte pervoje solidariteti absolut,per t'i dhene fund tjetersimit dhe kotesive.Per kte arsye ajo niset nga çka deshirohet ne vetvete e qe nuk jepet kurre e plote ne bote.Eshte perpjekja per te realizuar ne bote sa me shume nga ai solidaritet absolut nga i cili kemi shijuar me kte pervoje.Eshte pra eksplorimi i te mundshem duke u nisur nga e pamundura,per krijimin e parajses mbi toke.Natyrisht nuk do ta kthej dot ne banese te perhershme;renia ne dashuri nuk zgjat gjithmon,e jashtezakonshmja bashkejeton perhere me te zakonshem dhe kthehet serish ne te zakonshme.
********
Keto mundesi te ndryshme na detyrojne te shtrojme pyetjen themelore:kur dy vete bien ne dashuri,a dashurojne te dy ne te njejten menyre apo njeri dashuron me shume e tjetri me pak? Renia ne dashuri paraqet nje shnderrim vetjak te brendshem,i cili eshte ne kerkim te objektit te vet.Ne cdo zanafille te renies ne dashuri,vetem njeri bie ne dashuri.Shume prej perpjekjeve te fillimit,ne pjesen e tyre me te madhe,shuhen gati menjehere.Mirpo ndodh qe procesi te vazhdoje dhe atehere na paraqiten dy raste.Ne rastin e pare,zgjedhja ka qene e sakte,sepse dhe personi tjeter eshte i prirur per te rene ne dashuri.Keshtu zhvillohet gjendja ne lindje e siper midis dy veteve:ky eshte rasti i renies ne dashuri ne menyre te dyanshme.¨Po ka shume raste ne te cilat personi tjeter ka vetem nje deshire dashurie apo aventure,ndjen nje joshje te forte erotike apo intelektuale per personin e pare.Prandaj nuk bie ne dashuri.Po kjo nuk do te thote se nuk e paranon dashurine e tjetrit,perkundrazi,mund te terhiqet prej saj e te ndihet mire.Megjithate nuk ndryshon perbrenda,nuk futet ne gjendjen ne lindje e siper te tjetrit.Ka mundesi qe ai vete te kujtoje s eka rene ne dashuri.Po ne te vertet kemi thjesht nje pasqyrim te dashuirse te tjetrit, i cili flet me gjuhen e renies ne dashuri.Duke i veshtruar se bashku,vetem nje sy i kujdesshem do te shquante qe njeri eshte i dashuruar marrezisht dhe tjetri shume me pak.
Keto renie ne dashuri te çeluilibruara jane tejet te shpeshta dhe mund te zgjasin madje per kohe te gjate;mund te perfundojne edhe ne martese.
Pak e nga pak tek te dy nis e rrenjoset nje dashuri e madhe...
Te shqyrtojme nje rast tjeter dashurie te çekuilibruar.Njerzit nuk jane te gjithe te njejte,midis tyre ka ndryshime te thella ndjeshmerie,inteligjence,kulture e aftesie krijuese.Kur nje njeri krijues bie ne dashuri,ai behet edhe me krijues,i shtohen mundesite per ta pasuruar jeten me krijime imagjinare.Atehere ai sajon labirinte fantastike,qytete magjike ku jeton sikur te ishin te verteta.Artistet,poetet,shkenctaret jetojne ne gjithesine e diçkaje imagjinare te krijuar vete nga ata,duke rene ne dashuri synojne ta çojne ate qe dashurojne ne kte bote te tyren.Joshja e tyre eshte e madhe,po shpesh i madh eshte zhgenjimi qe shkaktojne.Pjesa me e madhe e njerzeve duan realizime konkrete e prandaj perballe ktij prodhimi fantastik kane pershtypjen e diçkaje irreale,diçkaje te rreme.
Ka disa ndryshime qe renia ne dashuri s'arrin t'i zhduke:i komplikuari mund ta kuptoje te thjeshtin,po i thjeshti s'mund ta kuptoje te komplikuarin:ai duket genjeshtar ose i marre.Dostojevski mund ta kuptonte vajzen me te cilen kish rene ne dashuri gjate udhetimit te tij ne Itali,por ajo nuk mund ta kuptonte ne asnje menyre.
Te mbajme parasysh se renia ne dashuri shkaton tek njeriu me i thjeshte nje shnderrim qe e afron me poetet.C'eshte e verteta,gjuha e gjendjes ne lindje e siper eshte gjuha e mistikes,e teologjise dhe e poezise.Nese dy persona kane rene ne dashuri ne shkalle te ndryshme,ai qe eshte vertet i dashuruar perpiqet te krijoj universe imagjinare,poetike,ndersa kush dashuron me pak ka kerkesa konkrete,te perpikta.
Po gjendja ne lindje e siper eshte ne vetvete eksplorimi i te mundshmes duke u nisur nga e pamundura;ajo s'eshte vertetimi pedant i asaj qe duhet dhe qe mund te behet.Keshtu, ai qe eshte me pak i dashuruar qorton ate qe eshte vertet i dashuruar se jeton ne nje bote irreale ne te cilengjithcka eshte loje, fantazi.Kur ndeshet me simbolet,metaforat e dhurata,ai qe eshte me pak i dashuruar,per arsye te ftohtesise se vet,i sheh ato si dredhi.Ne renien ne dashuri te çekuilibruar,si rregull,kush dashuron me pak i heq verejtjen tjetrit se eshte i pandjeshem,se eshte egoist,se jeton me fantazira apo se eshte i paqarte.Perkundrazi,ai qe eshte me shume i dashuruar ben gjithmon, ne menyre kembengulse e me ngjyrimet nga me te ndryshme,pyetjen thelbesore: "A me do?" dhe dhuratat i ben pikerisht ai.
Gjithsej 66 faqe: « E parë ... « 27 28 29 30 31 32 33 34 35 [36] 37 38 39 40 41 42 43 44 45 » ... E fundit » Trego 66 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.