Forumi Horizont | Gjithsej 430 faqe: « E parë ... « 27 28 29 30 31 32 33 34 35 [36] 37 38 39 40 41 42 43 44 45 » ... E fundit » Trego 430 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- ç'eshte dashuria?!! Ja si e konceptoj une! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=178)
Mendimin tim për dashurinë do e jap në një mesazh tjetër pasi në rradhë të parë dua që në këtë temë kaq serioze të vendosen së pari bazat e edukatës. Nuk besoj se ofendimet i japin më rëndësi një diskutimi. Jemi në temën e psikologjisë dhe mendoj që duhet njëfarë intelekti për të diskutuar në këtë temë. Komplimente Mendimtarit si nismëtar i kësaj teme por Qortime për vazhdimin e saj. Të pranosh mendimin e tjetrit në rradhë të parë është kulturë.
Po përmend vetëm një fragment të "mendimit psikologjik të Mendimtarit për dashurine":
...Ej, harrova, ne ate figuren, sikur mi ke faqet shume te mbushura! Mos je gati duke vjedhe? Ne itali i thone FACCIA DA CULO!Urime!...
Në analizën e fjalisë tuaj kuptohet edhe niveli juaj intelektual:
Fjalinë e keni filluar me "Ej" që është një formë shumë banale e të shprehurit.
Fjala "vjedhe" shkruhet "vjellë"; emri "itali" duke qenë emër i përveçëm shkruhet "Itali".
Sa për anën psikologjike të argumentit që trajtoni në atë fjali, mund të them se nuk ju takon aspak të gjykoni vendimin e asaj që kërkon të tregojë apo të shprehë dikush tjetër.
Por edhe po e quajtët të drejtë gjykimin atëherë levizni pak më poshtë me kursor dhe do të shihni fytyrën që ju keni prezantuar nën emër. Shpresoj sinqerisht që mos ju ngjajë ajo fotografi, sepse do të mendoja që po shkruaj në një temë të hapur nga një "Majmun".
Do ju lutesha mos fillonit të më gjenit edhe mua të meta apo detaje sepse do u shtoheshin rradhët e sulmuesëve (të cilët nuk qënkan të paktë).
Ndëryhrja ime kishte thjesht misionin e balancës ndërmjet jush dhe Thomasinës. Nuk do të doja të vazhdoja më tej polemikat.
Përshëndetje!
Gjithsej 430 faqe: « E parë ... « 27 28 29 30 31 32 33 34 35 [36] 37 38 39 40 41 42 43 44 45 » ... E fundit » Trego 430 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.