Forumi Horizont | Gjithsej 49 faqe: « E parë ... « 27 28 29 30 31 32 33 34 35 [36] 37 38 39 40 41 42 43 44 45 » ... E fundit » Trego 49 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikë dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- Mbi disa punime te miat-R.Th. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18794)
Ja dhe letra drejtuar institucionit te Avokatit te popullit:
I nderuar avokat i popullit,
të nderuar punonjës të avokaturës së popullit,
patjetër edhe ju jeni të atij mendimi, se vjedhja intelektuale e vret shpirtërisht njeriun krijues më shumë se vjedhja materiale, që mund ti bëhet atij dhe kujdo. Ca më e rëndë është kjo dhimbje shpirtërore, kur i dëmtuari nuk gjen një dritare për të thirrur dhe kërkuar ndihmë, një portë për të denoncuar vjedhjen, apo qoftë edhe vetëm për të treguar dyshimin e tij, kjo si nga largësia me këto dritare dhe dyer, pra me mjetet e ndryshme të komunikimit, siç janë p.sh. edhe mediat, por edhe se këto të fundit, -e kam fjalën për ato shqiptare më së paku-, totalisht të mbyllura qëndrojnë për thirjet e mia, (ato pak thirrje në këtë drejtim).
Në përgjithsi është në natyrën e njerëzve krijues të mos dinë mundësitë e kontrollimit mbi kopimet që mund tu bëhen nga të tjerë autorë, dhe aq më pak të kenë inisiativën të ankohen për dyshimet që u ngrihen në këto raste. Kjo jo vetëm se mund të ekzistojë mundësia që e njëjta idè dhe hipotezë të zbulohet panvarsisht në dy-tre njerëz të panjohur nga njëri-tjetri, por edhe se njerëzit krijues nga natyra nuk i kanë qejf ankimet dhe akuzat, përveç kësaj nuk kanë as kohë të merren me ndjekje ligjore të së drejtës së tyre intelektuale.
Por edhe të mos flasësh fare, sërish njeriu krijues do të akuzohet nga vjedhësit për hajdut të punës intelektuale, apo do të quhet nga të tjerë fajtor për heshtjen e tij, duke u dhënë kështu të tjerëve të dyshojnë se ai fsheh diçka jo të ndershme. Ndaj unë jam i deturuar t’ju ve në juve dijeni, si person juridik në ndihmë të qytetarve, mbi dyshimin tim për vjedhjen e vazhdueshme që duket se më bëhet në punën time teorike shkencore, ashtu dhe për mbylljen e syve-gojës-veshëve të medias ndaj atyre ankesave të pakta që unë u kam shkruar këtyre. Biles kjo e dyta është edhe arsyeja kryesore që po ju shkruaj, pasi nuk e kuptoj përse ata që punojnë pas skenës së këtyre mediave, (kryesisht gazetave), në mënyrë demostrative vazhdojnë të mos tregojnë interes për nja dy njoftime që unë u kam dërguar mbi këto dyshime të mia. Biles, për të qenë ca më modest, unë nuk u kam kërkuar të më bëjnë mua reklamë, apo të tregojnë se çfarë kam sjellë unë si të re në shkencë, as edhe të fokusohen në ndonjë ankim timin, -ndonëse nja dy gazeta më kanë kërkuar t’u dërgoja nga një material më të gjatë mbi librat e mi, gjë që e kam bërë, e prapseprap nuk kam parë as botim të këtyre materialeve e as një njoftim të shkurtër për titullin e ri të librit, mbi të cilin bëhej fjalë- por u kam kërkuar vetëm të njoftojnë shkurt si lajm kulturor titullin e ri dhe –nëse do ishte e mundur– edhe dy-tre fjali për çfarë ky libër i ri bën fjalë. Kështu dëgjuesit dhe lexuesit do të informoheshin dhe, në mos 10-20 njerëz, të paktën dy-tre vetë do të binin në kontakt me librin dhe të rejat që unë sjell herë pas here, kështu nuk do të ishte nevoja që vetë autori, (unë në këtë rast), të interesohet dhe ankohet nëse dallon më vonë nga ndonjë tjetër autor diçka të ngjashme me ato që ai (unë) ka thënë e shkruar më parë.
Shpresoj që problemin që unë po ngre këtu mos ta kuptoni kaq personalisht, por në rang shoqëror dhe kombëtar, ku e reja e sjellë nga x-autor të jetë e njohur dhe e publikuar në shtyp, dhe ankimi apo dyshimi i vetë një autori dhe kujdo tjetri të shpaloset menjëherë në shtyp. Nuk ka pse dikush të trajtohet si i nënës dhe dikush si i njerkës!
Ja, rasti më i fundit, e gjithë media lajmëroi këto dy ditët e fundit mbi romanin e padalë akoma nga shtypi të Ben Blushit. Unë i uroj këtij autori (si dhe çdo tjetri) suksese me librin e tij! Por nuk e kuptoj përse këto media njoftojnë publikun vetëm për botimet e reja të tre-katër autorëve shqiptarë, si Blendi Fevziu, Fatos Kongoli, Ismail Kadare, e ndonjë tjetër, dhe jo për të gjitha botimet e reja, apo të paktën për ato tituj mbi të cilat këto media marrin njoftime se dolën nga botimi? Aq më tepër mendoj se është detyrë e tyre për këto informime ndaj publikut, kur kemi të bëjmë me libra shkencorë, të cilët sjellin diçka të re në shkencë, apo të paktën pretendojnë se sjellin diçka të re, pasi në këto raste është më e kollajtë për tu dalluar një ngjashmëri idesh apo vjedhje intelektuale. Nëse këto media e lenë në heshtje një libër me të reja shkencore, dhe nga ana tjetër i japin mundësi një tjetri të reklamojë të rejat e tij, në këtë rast kjo media është bashkfajtore e vjedhjes intelektuale, shpesh me vetëdije të plotë dhe e paguar, si e tillë duhet të penalizohet nga e drejta e një vendi.
Në kapset lart unë po ju nis ato shkrime dhe një e-mail, ku kam bërë fjalë për këtë problem informimi mbi titujt e rinj, veprat e reja kulturore dhe shkencore, të paktën ato raste ku këto media janë lajmëruar për titujt dhe veprat e reja kulturore dhe shkencore. E para është një letër drejtuar min. së kulturës, i dyti është një shkrim (i pabotuar) gjysëm-letrar dhe gjysëm-anonim mbi librin, i treti është një shkrim tjetër i pabotuar në formë pyetje, dhe në fund vjen një e-mail (i treti) drejtuar mediave shqiptare, kryesisht gazetave, mbi titullin më të ri.
Edhe nëse ju të avokaturës nuk do të keni kohë për të lexuar rreth 5 faqe letra të materialit (kapses) lart, mund të përqëndroheni vetëm në frazat e theksuara me shkronja të trasha, ku flitet për problemin në fjalë, si dhe tek e-maili që tregon edhe panoramën e deriatëhershme të (mos)veprimit të mediave.
Nëse ky problem nuk do të marrë zgjidhje ndonjëherë, ne do të kemi vështirësi për të dalluar dhe denoncuar vjedhjet intelektuale, do të kemi dyshime të pamundura për tu vërtetuar, do të kemi prezantimin e autorëve krijues si dedektivë të sëmurë nga mëndja. Të paktën një të tillë tashmë e gjeni tek unë, siç mund ta shikoni nga disa materiale të tjera që unë mund t’ju nis, ku kam dalluar disa gjëra të ngjashme me ato të punimeve të mia, e të cilat mund të mos jenë kopime nga punimet e mia, por dhe kaq lirshëm nuk do të shëtisnin tani nëpër shtypin shqiptar, pa u ballafaquar fare me pjesët e ngjashme të punimeve të mija. Për këtë shikoni materialin e dytë në kapse, ku vijnë disa pjesë shtypi dhe shqetësimi im i përhershëm, i ngelur kështu që kështu –po si dhe punimet e mia të plota– si jetimët në shi.
Pas kësaj letre dhe këtyre materialeve të tjera, që unë po i nis institucionit tuaj, shpresoj që ju të paktën do të konfrontoni mediat shqiptare dhe ata që punojnë pas tyre për ndarjen që ato u kanë bërë autorve shqiptarë, në të nënës dhe në të njerkës, me shpresën se nuk do tërhiqeni edhe kur ato të justifikohen duke thënë, se ato botojnë çdo lajm kulturor në bazë të pagesës; nuk duhet të tërhiqeni pasi këtu nuk bëhet fjalë për reklama librash, filmash apo festivalesh, por thjesht për lajme të shurtëra kulturore, që kanë të bëjnë vetëm me informimin minimal të publikut mbi librat e rinj, pjesët e reja, dhe çfardo lloj krijimi të ri në lëmin kulturor dhe shkencor të këtij vendi. Asgjë më shumë nga kaq.
Ju faleminderit! (emri mbiemri)
Gjithsej 49 faqe: « E parë ... « 27 28 29 30 31 32 33 34 35 [36] 37 38 39 40 41 42 43 44 45 » ... E fundit » Trego 49 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.