Forumi Horizont Gjithsej 213 faqe: « E parë ... « 27 28 29 30 31 32 33 34 35 [36] 37 38 39 40 41 42 43 44 45 » ... E fundit »
Trego 213 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Kuriozitete mjekesore (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2834)


Postuar nga NS-6 datë 13 Tetor 2005 - 05:08:

ju paraqes nje ngaterrese

Cod. A13102005

Para pak kohesh mu be koka lemsh per nje ceshtje ne lidhje me trasfuzionet e gjakut.
Qe te jem me i qarte nese nje person ka grup gjaku A atehere ai ka ne plazmen e tij(plazma eshte pjese qe mbetet nga gjaku pasi i heqim qelizat e bardha dhe te kuqe)antitrupa anti-B kunder grupit B(ose me mire te themi antigjeneve B qe jane mbi siperfaqen e qelizave te kuqe) keshtu qe sa here mundemi ti japim gjak te grupit B sistemi imunitar e njeh dhe e sulmon duke shkaktuar mpiksje te gjakut qe ne fakt eshte mjaft e rrezikshme.E njejta gje eshte per ate qe ka grup gjaku B.Pra ka antitrupa anti-A.ai qe ka grup gjakut 0 ka antitrupa anti-A dhe anti-B. Kush ka grup AB nuk i ka ketu te dy (kini parasysh qe ky eshte edhe parimi qe perdoret per te gjetur grupin e gjakut.fut antitrupa dhe shif nese ky mpikset dhe kupton se cfare grupi ka). Ajo qe me cudiste ishte: grupi 0 jep te gjitheve (normalisht kjo varet edhe nga faktori rehsius,ajo qe quajme + dhe - ,por per momentin nuk po e permendim)pra i jep edhe A,edhe B edhe AB.Duke qene se grupi 0 ka antitrupa anti-A dhe anti-B,nese marrim qe pacienti me grup A te themi merr sasi te medha gjaku a nuk duhet te mpiksej ose te pakten te shkaktonte nje reaksion tek ai qe e merr kete gjak?
Kete pytje ja beja vetes shume here dhe me dukej se dicka nuk shkonte.pergjigja duhet te ishte aty para syve...

Nje gje qe nuk kisha marre parasysh ishte qe kur themi grupi A,themi sepse aleli i ketij grupi ka dhene si prodhim nje proteine qe eshte enzime qe modifikon nje strukture mbi siperfaqen e rruazave te kuqe te gjakut dhe fomon keshtu antigjenin A,po ashtu edhe aleli i grupit B. Nese eshte AB atehere te dy enzimat e modifikojne kete strukture mbi siperfaqen e rruazave te kuqe dhe kemi mbi siperfaqen e tyre antigjenet A dhe B. Menjehere pas lindjes trupi formon antitrupa kunder antigjeneve qe nuk ka dhe kjo shpjegon pse kemi antitrupa kunder antigjeneve qe nuk kemi.

Normalisht per te hequr injorancen pyetet dhe kete bera.pergjigja qe me dhane ne fund?....qeka bo vone mer ej!!!Qeka ora 2.08!!!
Degjohena neser


  Gjithsej 213 faqe: « E parë ... « 27 28 29 30 31 32 33 34 35 [36] 37 38 39 40 41 42 43 44 45 » ... E fundit »
Trego 213 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.