Forumi Horizont Gjithsej 196 faqe: « E parë ... « 27 28 29 30 31 32 33 34 35 [36] 37 38 39 40 41 42 43 44 45 » ... E fundit »
Trego 196 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Besimi fetar te shqiptarët. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4426)


Postuar nga Indrit datë 26 Prill 2004 - 12:53:

Sa per kuranin ai nuk mund te jete veper e muhammedit per shuem shkaqe.
shiko se perse:


Me sa folur me njerez te ndyshem kam vene re pajtohen me mua se Kur’ani është libër i vlefshëm. Por, thone pse ai të mos jetë vepër e Muhammedit, sepse njeriu me urtësinë e Muhammedit nuk do të paraqiste kurrfarë çudie me shkrimin e një vepre siç është Kur’ani apo e nje tjeter njeriu. Kjo me sa kam pare une ju duket më e logjikshme se sa të thuhet që Kur’ani është vepër e Zotit, libër i shpallur.Po ashtu me thone qe ne nuk e kemi parë Zotin që të lëshojë dicka nga qielli. Dhe po ashtu jetojmë në kohën kur është shumë vështirë ta bindish njeriun në ekzistimin e engjullit me emrin Xhibril i cili lëshohet nga qielli me librin i cili i është shpallur dikujt.
Ketyre njerezve ne ju themi:
E gjithe e verteta eshte keshtu dhe përkundrazi, jetojmë në kohën kur është shumë lehtë të besohet se ekzistojnë engjujt si qenie të padukshme dhe se të vërtetat mund t’i përcillen njeriut me anë të Shpalljes. Sot është aq e popullarizuar çdo bisedë për disqet fluturuese të cilat, të drejtuara nga disa trupa qiellorë të largët, aty-këtu lëshohen në sipërfaqe të planetit tonë, biseda për rrezet e padukshme të cilat kanë veprim vdekjeprurës, pastaj radiovalët të cilat vendosin caqe dhe i qëllojnë. Aty janë edhe fotografitë të cilat në rreze transformohen në vibracione të cilat më vonë i kapin aparatet e vogla të madhësisë së kutisë së duhanit, pastaj lloje të ndryshme kamerash të cilat me sukses i xhirojnë hijet, sytë të cilët shohin në terr, njeriun i cili ecen në sipërfaqe të Hënës, anijen kozmike mbi Mars etj.
Sot nuk është fare çudie të dëgjosh se Zoti. ia ka dërguar engjullin - qenien e padukshme, me Shpallje njërit prej Të dërguarve të Tij. Ekzistimi i engjullit të quajtur Xhibril sot më pak habit prej asaj që për çdo ditë e dëgjojmë dhe e shohim.
Sa i përket pohimit Islam se Kur’ani nuk është vepër e Muhammedit a.s. ky pohim bazohet, përveç tjerash, në kete:
Kur’ani sipas formës, shprehjeve, shkronjave të tij dhe vetë përmbajtjes si të tillë, sipas bukurisë së të shprehurit, saktësisë së gjuhës, paraqet diçka të pamundur për mundësitë njerëzore. Nëse kësaj ia shtojmë edhe atë se vetë Muhammedi a.s. ka qenë "ummijj’, do të thotë nuk ka ditur të shkruajë e të lexojë e as që ka mësuar në shkollë, nuk ka rënë në kontakt me civilizimet tjera, sepse nuk e ka braktisur kurre Siujdhesën Arabe, atëherë bie poshtë mundësia e çdo dyshimi dhe shtruarjes së kësi lloj pyetjeve. Zoti. u përgjigjet kështu atyre të cilët thonë se Kur’ani është vepër e njeriut:
"Thuaj: Përpiloni një kaptinë e cila do të ishte e barabartë me kaptinat e Kur’anit dhe ftoni përveç All-llahut, ata të cilët mendoni se do t’ju ndihmonin në këtë", (Jûnus, 38), do të thotë thirrni në ndihmë xhinnët, melekët dhe të gjithë gjenitë e mendimit njerëzor dhe përpiloni së paku një kaptinë të ngjashme.
Kjo thirrje akoma është aktuale. Mirëpo, ende askush asnjëherë nuk arriti të bëjë asgjë.
Nëse Kur’anin e shikojmë nga një aspekt neutral dhe objektiv, do ta eliminonim çdo mundësi të autorësisë së Muhammedit a.s. për shumë arsye:
- E para: Sikur të ishte Kur’ani vepër e tij, atëherë ai në të do ta fuste vetveten; brengat, dëshpërimet e tij, sepse e dimë se Muhammedi për një vit i humbi bashkëshorten Hatixhen dhe xhaxhain Ebu Talibin, të cilët i pati mbështetje të vetme kur filloi të ftojë në Islam. Dhembja e tij për ta ishte e madhe, sepse vdekja e tyre ishte humbje e pakompensueshme. Por, megjithatë, në Kur’an nuk theksohet asnjë lajm i vetëm. Gjithashtu Muhammedit a.s. i vdes djali i tij Ibrahimi. Ky atij i dhimbet dhe qanë për të, por në Kur’an për këtë s’ka kurrfarë gjurme. Kur’ani është plotësisht i abstraksionuar nga personaliteti i Muhammedit.
Jo vetëm kjo. Ndodh, përkundrazi, të shpallet ndonjë verset porosia e të cilit është e kundërt me atë që e vepron dhe mendon Muhammedi a.s. Ndonjëherë vjen vargu si qortim për ndonjë qëndrim të tij, si rasti i cili i ndodhi me njeriun e verbër nga i cili ai e ktheu kokën derisa zhvillonte bisedë me liderët kurejshitë. Kur’ani për këtë thotë:
"U vrenjt dhe ktheu kokën për arsye se i ka ardhur i verbëri. Çka di ti, ndoshta ai i verbëri do ta pastrojë veten ose do ta pranojë këshillën e cila do t’i sjelle dobi..." (Abese, 1-4).
Shpeshherë Kur’ani i urdhëron Muhammedit a.s. që t’u thotë ithtarëve të tij edhe atë të cilën nuk do të mund t’ua thoshte sikur të ishte ai autor:
"Thuaj! Unë nuk jam zanafillë e pejgamberëve dhe nuk e di se çdo të bëhet me mua dhe me ju..." (El-Ahkâf, 9).
Nuk ka pejgamber i cili vullnetarisht vetvetiu do t’u thoshte ithtarëve të vet: unë nuk e di se çdo të bëhet me mua dhe me ju. Nuk mundem vetes sime t’i sjell as dëm as dobi e as juve këtë nuk mund t’ua bëj. Sepse, kjo do të ishte e mjaftueshme që prej tij të largohen ithtarët e tij.
Kjo pikërisht edhe ndodhi. Çifutët e morën këtë varg si shkas për qëndrimin e tyre ndaj Të dërguarit duke thënë: Çfarë dobie ka nga ky pejgamber i cili nuk di se çka do të bëhet me të dhe me ne. Prej tij njeriu nuk ka kurrfarë dobie.
Versetet e këtilla dhe të ngjashme është e pamundur që t’i përpilonte Pejgamberi sikur Kur’ani të ishte vepër e tij.
- E dyta: Nëse pas kësaj e shikojmë tekstin kur’anor, do të shohim se ai është unikat në pajtueshmërinë, strukturën dhe në teknikën e tij të të shprehurit. Nuk ka shembull as në letërsinë arabe, në atë klasike dhe të re. Gjuha e tekstit kur’anor është e atillë saqë të duket se ai ndahet në poezi, prozë dhe Kur’an. Gjendesh para të folurit i cili është i përpiluar dhe thurur në mënyrë të veçantë, i cili më nuk është as prozë e pastër e as poezi. Muzika e poezisë është e kushtëzuar me metrikën dhe rimën.

Pra muzika formohet prej pjesëve dyfish të rimuara dhe prej rimës në "dal" të gjatë. Kjo është muzika e jashtme e vargut. Ndërkaq, ajo e Kur’anit është muzikë e brendshme.:

Ky lloj ngjyrshmërie në gdhendjen e fjalëve, në ndërtimin e fjalive, në ritmin e vetë fjalëve me kuptimet dhe ndjenjat në Kur’an, e arrin kulmin dhe gjithnjë vjen në vendin përkatës, pa asnje ngarkese dhe shtrëngim.
- E treta: Nëse shkojmë në analizë më të thellë (të tekstit kur’anor), do ta zbulojmë precizitetin e përkryer dhe ligjshmërinë e mrekullueshme. Secila shkronje është në vendin e saj përkatës pa kapërcim përpara e as vonim. Asnjë fjalë nuk mund të zëvendësohet me tjetrën e as shkronjat e të mos humbet radhitja, harmonia etj., që e bëjnë të përkryer vetë tekstin. Sikur secila fjalë me kandarin më të saktë të jetë zgjedhur prej milion e më tepër fjalëve. Ky precizitet kulminant, siç do të shohim më vonë, është i papërsëritshëm.
- Ke kuran ndodhet ky verset: "Dhe ne leshuam ererat pllenuese"
- Në të kaluarën ky ajet komentohej si alegori: erërat i shtyjnë retë e bie shi i cili tokën e bën pjellore. Sot megjithatë, është fakt i njohur se era i shtyn retë me elektricitet pozitiv dhe ato ndeshen me retë e elektrizuara me elektricitet negativ. Atëherë shkaktohet vetëtima, murmurima dhe fillon të bie shi. Ja, edhe në atë mënyrë erërat kryejnë një lloj pllenimi. E dimë, po ashtu, se era e shpërndanë pluhurin pjalmues prej lules në lule me ç’rast e bënë pllenimin në kuptim të plotë.
Ne këtu pra, jemi para një fjale e cila vërtet e kryen funksionin e vet në kuptim të bartjes me kuptim të vërtetë e shkencor. Ka mundësi që kjo fjalë në mënyrë më të bukur të përdoret në format artistike dhe letrare. Ajo ka edhe ritëm mjaft të harmonishëm.
Saktësinë e përkryer në zgjedhjen e fjalës e cila në mënyrë më të bukur do ta transmetonte kuptimin, porosinë, mendimin e caktuar etj., e gjejmë edhe në shumë ajete të tjera si psh. ky të cilin po e citojmë vetëm në përkthim:
"Mos ia hani pasurinë njëri-tjetrit në mënyrë të palejuar dhe mos u shkoni gjykatësve dhe administruesve që në atë mënyrë ta grabitni pasurinë e huaj dhe padrejtësisht ta hani e kënaqeni, e veçmas kur e dini se është ashtu..." (El-Bekare, 188). Në ajetin e theksuar është përmendur fjala "tudlu". Edhe pse ai të cilit i jepet pasuria (ai i cili merr kapital) është "lart" e jo "poshtë", Kur’ani çdo gjë e vë në vendin e merituar dhe thotë "dora e cila merr korrupsjon është dorë e poshtër", po edhe në qoftë se ajo është dora e sundimtarit. Prandaj, në këtë ajet thuhet "tudlu biha ilel hukkami" dhe kështu me një stil të përsosur është thënë për gjithë ligësinë e atij i cili pranon rryshfetin si dhe për poshtërsinë e tij.
Dihet qe Muhammedi ka qene kryetar shteti, si thua do e thonte kete per veten?
Ajeti i cili flet për vrasjen e fëmijëve prej frikës nga varfëria, ka ardhur në dy forma të ndryshme:
"Mos i vritnii fëmijët tuaj për shkak të varfërisë. Ne ju furnizojmë edhe juve edhe ata." (El-En’âm, 151).
"Mos i vrisnii fëmijët tuaj duke ju frikësuar varfërisë. Ne i furnizojmë ata, edhe juve." (El-Isrâ 31).
Ndryshimi në mes të dy ajeteve nuk është bërë rastësisht, por për shkaqe të arsyeshme. Në ajetin e parë kemi të bëjmë me varfërinë e cila është e pranishme. Do të thotë, njerëzit janë të varfër, andaj Kur’ani u drejtohet me fjalët "Ne ju furnizojmë edhe juve edhe ata".
Ndërkaq, në ajetin e dytë fjala është për varfërinë si mundësi, prandaj Kur’ani u drejtohet fëmijëve dhe qartë ua bën te ditur që "Ne i furnizojmë ata, e edhe juve". Vetëm Kur’ani ka mundur kështu t’i precizojë gjërat dhe askush tjetër.
Në situatat e nxjerrjes së një fjale para tjetrës dhe anasjelltas, gjithmonë shohim se ajo është bërë me arsye dhe urtësi. Fjala vjedhës psh. në varg ka ardhur para fjalës vjedhëse, ndërsa fjala lavire, në ajetin në të cilin flitet për imoralitetin, është nxjerrur para fjalës lavir. Kjo është bërë kështu sepse mashkulli më tepër i është nënshtruar vjedhjes se sa femra, ndërsa në rastin e prostitucjonit femra e merr iniciativën dhe me vetë pamjen e jashtme të saj mashkullit ia përgatit kurthin:
"Laviren dhe lavirin, secilin prej tyre goditini me 100 te rrahura"
"Vjedhësit dhe vjedhëses pretnia doren (si dënim)." (El-Mâide, 38).
Po ashtu në Kur’an të dëgjuarit është vënë para të pamurit në më tepër se 16 vende:
"U ka dhënë veshët, sytë dhe zemrat..." (En-Nahl, 78).
"U kemi dhënë juve dëgjimin, pamjen dhe zemrat." (El-Ahkâf, 26).
"Sa mirë, ata çdo gjë do ta dëgjojnë dhe do ta shohin." (Merjem, 38).
"Vërtet për veshët, sytë, zemrat, për të gjitha këto do të jepet përgjegjësi." (El-Isrâ, 36).
"A nuk do të fshiheshit ju sikur kundër jush të mos dëshmonin veshët e juaj dhe sytë e juaj." (Fussilet, 22).
"Atij asgjë nuk i përngjet. Ai është Ai i cili çdo gjë dëgjon dhe sheh." (Esh-Shûrâ, 11).
Gjithmonë pra, së pari është përmendur të dëgjuarit e pastaj të pamurit. Dëgjimi është, pa dyshim, më i ndijshëm dhe më i përkryer se sa të pamurit. Xhindët i dëgjojmë e nuk i shohim. Pejgamberët e Zotit e kanë dëgjuar Zotin se si flet, kanë biseduar me Të, por asnjë pejgamber nuk ka mundur ta shohë Atë. Muhammedi a.s. Kur’anin e ka pranuar me anë të dëgjimit. Nëna e dallon vajin e fëmijës së saj në ndonjë turmë të madhe femijesh edhe nëse nuk e sheh me sy. Të dëgjuarit nuk e lëshon njeriun edhe gjatë kohës së gjumit, përderisa sytë flejnë veshët janë të zgjuar. Ai qe ka lexuar per anatomine e di mjaft mirë që veshi është më preciz se syri.
E njëjta gjë është edhe me nxjerrjen e fjalës pasuri para fjalës fëmijë.
"Atë ditë nuk sjell dobi pasuria e as fëmijët. Vetëm do të jetë i shpëtuar ai i cili i vjen All-llahut me zemër të pastër." (Esh-Shûarâ, 88).
"Vërtet pasuritë tuaja dhe fëmijët tuaj janë provë, ndërsa te All-llahu ka shpërblim të madh..." (Et-Teg’âbun, 15).
"A mendojnë ata se do t’i ndihmojmë me pasuri dhe fëmijë dhe se do t’ua shpejtojmë të mirat. Ata nuk ndiejnë." (El-Mu’minûn, 55).
"Dine, vërtet jeta e kësaj bote është vetëm lojë, zbavitje, stolisje dhe garim i ndërsjellë në shtimin e pasurisë dhe fëmijëve, sikurse shiu i madh pas të cilit bima rritet..." (El-Hadîd, 20).
Shembuj të nxjerrjes së pasurisë përpara fëmijëve në Kur’an ka shumë. Sekreti i kësaj qëndron në faktin se pasuria te shumica dërrmuese e njerëzve paraqet thesar më të madh se sa fëmijët. Pra indjotesia e njerezve materialiste ka bere qe me shume te kujdesen per pasurine sesa per femijet e tyre.
Ateherer tie marrim edhe vargjet në të cilat flitet për të folurit e Ibrahimit a.s. për Zotin xh.sh.:
"I cili më bën të vdes, pastaj më ngjall." (Esh-Shûrâ, 81).
"I cili (Ai) më ushqen dhe më jep ujë." (Esh-Shûrâ, 79).
Në ajetin në të cilin flitet për të ushqyerit, pas përemrit lidhor është përmendur përemri vetor "Huve - Ai" që nuk është rasti me ajetin në të cilin flitet për dhënien e vdekjes dhe ringjalljen. Ku është arsyeja? Gjithmonë do të gjenden të atillë të cilët do të thonë se ata janë të cilët ushqejnë (furnizojnë) dhe japin ujë ndërsa askush nuk do të ketë guxim të pohojë se mund të shkaktojë vdekjen apo ringjalljen e dikujt. Të tilla janë edhe vargjet në të cilat All-llahu xh.sh. u drejtohet muslimanëve dhe ithtarëve të "Librave të shenjtë". Është shumë evident ndryshimi në vetë drejtimin. Në rastin e parë kemi:
"Ju vetëm Mua më përmendni dhe vetëm Mua më përkujtoni, e edhe Unë juve do t’ju përkujtoj", (El-Bekare, 152), ndërsa në të dytin.
"Përkujtoni begatitë e Mia të qe ju kam dhuruar." (El-Bekare, 40). I njëjti rast është edhe kur Kur’ani u drejtohet atyre që kuptojnë dhe atyre që nuk kuptojnë:
"Frikësomuni Mua, o ju të mençur!" (El-Bekare, 197), thotë Kur’ani duke iu drejtuar atyre që kuptojnë. Të tjerët i porositi:
"Ruajuni zjarrit, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët", (El-Bekare, 24), sepse këta vetëm zjarri mund t’i frenojë.
Precizitetin e përmendur në zgjedhjen e fjalëve me të cilat më së miri do të shprehet mendimi i dëshiruar, e gjejmë edhe në vargjett në të cilat Djalli i betohet Zotit se do t’ia dalë që t’i mashtrojë njerëzit:
"Betohem në fuqinë Tënde, të gjithë do t’i shmang nga rruga dhe do t’i bëjë të varur." (Sâd, 82). Djalli betohet në fuqinë e Zotit, e jo me tjetër gjë. Me këtë ai vërteton diturinë dhe mendjemprehtësinë e tij. Mëshira e Zotit është mbi çdo gjë tjetër, pra Zotit askush dhe asgjë nuk i nevojitet. Andaj dhe kush do le të besojë në Të, e kush s'do, mos të besojë. Atij askush dhe asgjë nuk mund t’i bëjë gjë. Ai në nje hadihtikudsijj thotë: "Këta janë për xhehennem dhe Unë s’mërzitem, kurse këta për xhennet dhe Unë prapë s’mërzitem". Kjo i takon fuqisë dhe madhërisë së Zotit xh.sh. Kjo është ajo e cila djllit i lë hapësirë për veprimin e tij. Ai mund t’i largojë nga rruga dhe t’i shpjerë në mashtrim, sepse Zoti xh.sh. askënd nuk do ta detyrojë që të besojë apo të mos besojë. Prandaj dhe djalli betohet me fjalët: "Betohem në fuqinë Tënde se të gjithë ata bashkë do t’i largoj nga rruga":
".. Unë do t’ua vendos kurthin në mënyrë që t’i shmang nga rruga e drejtë. Do t’u vië nga para dhe nga prapa, nga e djathta dhe nga e majta..." (El-A’raf, 16-17). Këtu mund të shihet se djallii i ka përmendur të katër anët. Mirëpo, nuk ka përmendur se njerëzve do t’u vijë "nga lart" dhe "nga poshtë" (fevka - tahte), sepse "lart" është sundimi ndërsa "poshtë" devotshmëria. Ai i cili i është përulur Zotit, atii (djallit) assesi nuk mund t’i afrohet.
Djallii më tutje thekson se do ta përdorë gjithë shkathtësinë e tij për t’i larguar nga rruga e drejtë, pastaj edhe prej sjelljeve të mira dhe prej adhurimit. Ai qe nuk eshte stolisur me virtyte t e mira as që i nevojitet djalli, sepse ai mashtron vetveten dhe e largon nga rruga e drejtë. Djallii është vjedhës shumë mendjemprehtë dhe i mençur i cili nuk humb kohën e shtrenjtë për t’i vizituar shtëpitë e zbrazëta e të rrënuara.
Në versetett kur’anore pastaj gjejmë se kur është fjala për faljen dhe dënimin, mëshirën dhe hidhërimin, falja dhe mëshira janë të theksuara para dënimit dhe hidhërimit. Kështu në suren Fâtiha thuhet se Zoti xh.sh. "Është i Gjithëmëshirshëm dhe Mëshirëplotë" para se të thuhet se Ai është "Sundues i Ditës së gjykimit". Në vendet ku flitet se Zoti ia fal kujt të doje , ndërsa e dënon kë të dojë, falja është përmendur para dënimit.. Precizitetin e lartpërmendur e gjejmë edhe në verset në të cilat flitet për kohën. Ardhmëria përmendet në kohë të kaluar. Kështu ngjarjet e Ditës së gjykimit janë theksuar sikur tashmë të kishin ndodhur:
"I është fryrë burisë (surit)." (El-Kehf, 99).
"Edhe qielli është çarë dhe fuqia e tij atë ditë ka rënë." (El-Hâkka, 16);
"Dhe xhehennemi u është dëftuar të humburve." (Esh-Shuarâ, 91);
"Dhe janë paraqitur para Zotit tënd të radhitur." (El-Kehf, 48).
Të gjitha këto ajete i përkthyem në kohën e shkuar ashtu siç qëndrojnë në tekstin kur’anor, edhe pse është i njohur fakti se këtu koha e ardhshme është shprehur me kohë të shkuarr. Sekreti i kësaj qëndron në atë se të gjitha ngjarjet, të tashmet dhe të ardhmet, tashmë kanë ndodhur në diturinë e Zotit e cila është absolute dhe si e tillë nuk është e përkufizuar as me kohë as me hapësirë. Kështu në një varg gjejmë të flitet për dy kohë plotësisht të ndryshme, andaj na duket se janë kontradiktore, në çka edhe gabojmë: "Caktimi i Zotit ka ardhur, andaj mos e ngutni-shpejtoni." (En-Nahl, 1). Caktimi ka ardhur dhe ka ndodhur. Zoti xh.sh. u thotë njerëzve që mos ta ngutin caktimin e Tij, si të mos kishte ndodhur. Pra, caktimi ka ardhur në diturinë e Zotit, por ende jo edhe në të njerëzve. Nuk është fjala, siç shihet qartë, për kundërthënie dhe kontradikta, por për saktësi të stërholluar në shprehje, për ligjshmëri, për fshehtësi, zbulim dhe gjetje të urtësive, sekreteve dhe të vërtetësive të kuptimeve të thella kur’anore.
Këtu solla vetëm disa shembuj të cilët mjaft qartë flasin për saktësinë e përkryer të Kur’anit në zgjedhjen e fjalëve, ndryshimin e tyre, në zgjedhjen e vetë shkronjave etj. Askund në tekstin kur’anor asgjë nuk është e tepërt e as e mangët. Gjithçka është në vendin e vet përkatës.


  Gjithsej 196 faqe: « E parë ... « 27 28 29 30 31 32 33 34 35 [36] 37 38 39 40 41 42 43 44 45 » ... E fundit »
Trego 196 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.