Forumi Horizont Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 27 28 29 30 31 32 33 34 35 [36] 37 38 39 40 41 42 43 44 45 » ... E fundit »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)


Postuar nga ingmetalboy datë 27 Prill 2005 - 04:06:

Nje tjeter mal ndjenjash duket sikur eshte gremisur perseri ne detin e shpirtit. Dhe deti turfullon dhe shkumezon majat nga "forca e Arkimendit". Nje shkak, nje pasoje. Histori e vjeter. Ndonjehere shkaku i shpeton mencurise sone modeste, por gjithmone egziston, here i fshehur, here i zbuluar perballe shigjetave te arsyetimeve. Disa jane teper banale, te mbuluar nga lekure qingjash te gjakosur, te tjere me te larte, me "te rendesishem" edhe se pasojat. Sapo vendosa ti pagezoj me emrin "supershkak". Kaq fuqi po i jap vetes ne kete rast? Supershkaku eshte ai qe i ben njerzit te zvarriten ne luginat mocalore pak te eksploruara, pa harte dhe pa busull te veteanalizes, perfeksionizmit, mirqenies, globalizmit, kamasutres, gjendjes nirvana, psikoanalizes apo cdo lloj tjeter marreveshtej per ti shpetuar te perditshmes monotone.
Ah kjo prostituta e shenjte e perditshme. Ndonjehere duam t'ja ngadalesojme hapin, ta gozhdojme diku ne nje moment te vecante qe te perseritet e te perseritet pafund ose jo aq larg, derisa te na merzitet.
Ndonjehere duam ta shtyjme me force sa me larg duke pare akrepat e ores cdo minute, per ta degdisur diku per mos u kthuer me kurre. Ralle, shume rralle na pelqen ashtu sic eshte, por ne ato momente jemi cuditerisht shume te zene me dicka tjeter per te menduar se sa na pelqen ajo e perditshme ashtu sic eshte.
Por askush dhe asgje ne kete bote nuke shte perfekte ndaj e mbyllim dhe nje here nje sy per mos qene aq i qarte apo aq i kthjellet atehere kur duhet.
por eshte perseri teoria e preferuar e shkak pasojes. Kush ishte i pari? cdo pasoje eshte rrjedhim i nje shkaku,por... kush e lindi kete shkak nqs nuk ka egzistuar nje tjeter pasoje nga e cila te ngjizej?! Dhe keshtu dashur pa dashur truri mbushet me mendime, teorema, hipoteza, zera pro, zera kundra. Nje beteje e vertete me pak fjale brenda vetes sone dhe e perditshmja eshte tani dicka teper e vogel per tu menduar apo jetuar. Nje rrugedalje per ti shpetuar te perditshmes.
Cdo dite e njejta gje. Cdo dite nje perpjekje tjeter per te devijuar shume apo pak nga ajo qe aq shume na tremb. Dhe e gjithe kjo pune vazhdon dite pas dite, jave pas jave muaj pas muaji dhe .... E gjejme vetem ne normalitet, normaliteti yne i ri, ndoshta pak i ndryshem nga ai i shumices por perseri per ne normalitet, ne te perditshmen e urryer aq shume. dhe kjo e perditshme si gjitha ato te kaluarat thjesht kerkon te gjeje nje menyre tjeter per ti shpetuar vetvetes. Nje menyre tjeter?! Dmth nqs vazhdojme kerkojme ka nje shprese? Jo! Thjesht nqs ndalojme se kerkuari e perditshmja do te behet akoma me monotone, akoma me identike. prandaj vazhdojme te kerkojme menyra te tjera per te dale nga ky rreth vicioz. ( nga me erdhi kjo fjale ne mendje? Nuk e di as nqs vertet shkruhet keshtu? )
Nje rreth, ne matematike, mbaj mend se perkufizohet si nje bashkesi e pafundme pikash te barazlarguara nga nje e vetme qe quhet qender. Apo ky eshte perkufizimi i qarkut?
Hahaa. Nje tjeter menyre bajate per ti shpetuar te perditshmes. Per te ardhur keq apo jo?


  Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 27 28 29 30 31 32 33 34 35 [36] 37 38 39 40 41 42 43 44 45 » ... E fundit »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.