Forumi Horizont | Gjithsej 133 faqe: « E parë ... « 27 28 29 30 31 32 33 34 35 [36] 37 38 39 40 41 42 43 44 45 » ... E fundit » Trego 133 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- Nga se vjen "depresioni" (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=935)
Mbi humbjen dhe depresionin.
Sa me shume shikoj klienta ne terapi aq me shume bindem se ne thelb te vuajtjes eshte humbja. Dhe ketu nuk e kam fjalen vetem per vdekjen apo ndarjen nga nje njeri I dashur. E kam fjalen per ate humbje te vetvetes ose te nje pjese te vetvetes qe sigurisht ndodh edhe kur humbim nje person te dashur. Flas per humbjen e besimit, shpreses, realitetit, endrrave, pafajesise, humbjen e lirise. Eshte pikerisht permes nje marredhenie intime me humbjen qe ne perjetojme deshperim, vuajtje, kotesi, humbesi. Humbja nuk eshte pothuajse kurre materiale. Eshte kuptimi qe I jepet dickaje materiale qe eshte thelbesor ne perjtimin e vuajtjes.
Frika nga humbja eshte shpesh e mjaftueshme te shkaktoje vuajtje te papershkrueshme me fjale. Njerezit qe perjetojne me rende humbjen jane zakonisht me pasionantet, me idealistet, te pakorrigjueshmit romantike . Terapia ne keto raste nuk duhet te synoje ndryshimin e dickaje qe nuk ndryshohet
.
Humbja e ndjenjes se kontrollit, sigurise dhe mireqenies se pergjithshme trupore dhe shpirterore eshte aq shkaterruese ne disa raste sa paralizon edhe funksione baze si frymemarrja (the “forgetting to breathe”-trap). Humbja e sensit te vetvetes eshte akoma me debilituese madje bindem gjithmone e me shume qe vetja eshte ndoshta entiteti me I ndjeshem ndaj disintegrimit, shperberjejes dhe humbjes (po aq sa eshte edhe i mbrojtur nga nje mori mekanizmash te sofistikuar integrimi)
Depresioni eshte po aq real sa edhe humbja. Vuajtja eshte reale per personin qe vuan. Shpesh pjese thelbesore e terapise behet mbajtja e zise, rituali I fshehte I lamtumires, perjetimi I humbjes ne gjithe dimensionet e saj…
And for some, it’s simply about learning to breathe again…
Gjithsej 133 faqe: « E parë ... « 27 28 29 30 31 32 33 34 35 [36] 37 38 39 40 41 42 43 44 45 » ... E fundit » Trego 133 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.