Forumi Horizont | Gjithsej 365 faqe: « E parë ... « 351 352 353 354 355 356 357 358 359 [360] 361 362 363 364 365 » Trego 365 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e librit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=107)
-- Poezi te autoreve te ndryshem (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1067)
Re: Gjuha Shqipe
Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Porsi kanga e zogut t'veres
qi vallzon n'blerim te prillit
porsi i ambli fllad i eres
qi lemon gjit e drandofillit
Porsi vala e bregut t'detit
porsi gjama e rrfes zhgjetare
porsi ushtima e nji termetit
njashtu asht gjuha jone kombetare.
Pra, mallkue njai bir shqyptari
qe ket gjuh te perendis
trashigim qi na e la i Pari
trashigim sia len ai fmis
Edhe atij ju thafte, po, goja
qi perbuze ket gjuhe hyjnore
qi n'gjuh t'huej kur s'asht nevoja
flet, e tveten len mas dore.
N'gjuhe shqype, nanat tona
qi prej djepit na kan thanun
se asht nji zot qi do ta dona
njat, qe jeten na ka dhanun
Edhe shqyp, na thane se zoti
per shqyptare Shqypnine e fali
se sa t'enden stina e moti
do ta gezojne kta djal mbas djali
Pra shqyptare çdo fes qi t'jini
geg e tosk, malci e qyteta
gjuhen t'uej kurr mos ta lini
mos ta lini sa t'jet jeta.
Gjithsej 365 faqe: « E parë ... « 351 352 353 354 355 356 357 358 359 [360] 361 362 363 364 365 » Trego 365 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.