Forumi Horizont Gjithsej 441 faqe: « E parë ... « 351 352 353 354 355 356 357 358 359 [360] 361 362 363 364 365 366 367 368 369 » ... E fundit »
Trego 441 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Leter shkruar Vetes! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14789)


Postuar nga Tulipani datë 10 Maj 2011 - 20:25:

Thumbs up

Citim:
Po citoj ato që tha Katilesha
- Du me shkrue....

Du me t’shkrue Ty,
dashni e ditës së Karnavaleve,
puthje që m’zhveshe lëvozhgat e frikës nji nga nji,
thue era ma e fortë i këputi kambsh e duersh.
Du me t’shkrue Ty,
ngrohtësi që m’shkrive masken e akullt
që shpirtin m’ftohte,
rreze e nji Dielli,
që ma par’ nuk i kish shtri kraht e tij n’qiellin tem.
Du me shkrue për Ne,
yjet e nadjes së përflakun
n’shtratin e gjumit t’përhumbun.
Du me shkrue,
për shkëndijat e shikimeve tona që ndezin perëndimin,
që si shegë e kuqe shpërthen n’prehnin e kësaj ndjenje,
e lyen me t’kuq flokët e arta t’harbuem gishtave t’mekun.
Du me shkrue,
për kyt rreze Diellit t’par´ që merr para duerve
kokrrat e kuqe t’shegës që hapërdahen prehnit e i shkrin
n’uj të bekuem që njom me pafajësi buzt e mbramjes t’msheft.
Du me shkrue,
me shkrue për pusin e heshtjes që ka fillue me gurgullue
nga ngacmim i ndjenjave t’përgjumuna n’jastekun e harrimit
e përmbi krye kanë qendis nji kunorë andrrash.
Du me shkrue për ty,
me tregue se si Emni jot m’ngatrrohet shpirtit,
tuj ba nji rrëmujë t’bukur që m’ban me e ndi jetën
e si vesë e agimit t’ambël m’lahet buzëve si puthja jote.
Due me shkrue për Ty...!

©



Di nje person qe thote se vetem ju nga veriu dini te shkruani poezi ne shqip ... une s'jam dhe aq dakort dmth ka vend dhe per te tjeret... gjithsesi thuaja direkt mos u zgjat duke shkruajtur


  Gjithsej 441 faqe: « E parë ... « 351 352 353 354 355 356 357 358 359 [360] 361 362 363 364 365 366 367 368 369 » ... E fundit »
Trego 441 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.