Forumi Horizont Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 352 353 354 355 356 357 358 359 360 [361] 362 363 364 365 366 367 368 369 370 » ... E fundit »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)


Postuar nga ingmetalboy datë 08 Korrik 2009 - 11:20:

Cfare kerkon zeri brenda?

Floket e saj te kuqe binin mbi shpatullat lakuriq. Ndeza nje cigare dhe filmi i nates me pare filloi te luaje serisht ne mendje...
Me keqardhje pashe bilen e fundit tek rrokullisej ne xhep dhe bashke me te cuditerisht te gjitha te qeshurat e mija.
"Loje e bukur. E pranoj humbjen... te pakten per sot." thashe dhe u drejtova nga banaku per te blere pijet e premtuara. I ngritem te dy gotat e vogla te whiskey me fund dhe i perplasem ne toke. Me bishtin e syrit ndjek kur shkon dhe ze per beli H. qe po flet me nje vajze qe nuk e njoh. Refleksi i cuditshem me ben te nxjerr celularin dhe te kontrolloj mesazhet. "Tani po parkoj." lexoj ne ekaran mesazhin nga H. te derguar gati nje ore me pare. Mendoja qe sfida e mashkullit dominues kishte kohe qe ishte zhdukur nga fjalori im, por kete nate me kishte shkaterruar humorin. Pashe nga H. perseri e cila tashme ishte mbeshtetur e gjitha mbi kundershtarin tim. Valle ishte vec kryenecersia time apo dicka tjeter? Atehere pse ishte hera e trete qe po e ftoja te pinim bashke? Ke po genjej? Te gjithe e dine qe me H. me pelqen, bile dhe vete ajo...
"Do ti japesh humbsit nje mundesi per te fjetur sot?"
"Une do te pij te gjitha gotat qe ti do te humbesh sot ne bilardo."
"Apo do ta besh me interesante dhe te shohim se cfare vajzat do te na sjellin ne tavoline?" thashe duke pare nga H. dhe shoqja e saj.
"Sigurisht" tha H. duke qeshur. U prezantuam. Shoqja e saj quhej K. Ishte vertet terheqese. Te pakten nga rrobat qe po vishte dukej qe kishte shije. Pashe nga H. dhe i kerkova shoqes te jete partnerja ime. Ajo me mori steken dhe ju afrua tavolines. Ne djall te veje mendova dhe fillova te ngacmoj kundershtaret me batuta prej filmash. Qeshem te gjithe dhe filluam te luajme. K. nuk dinte te luante por fati i fillestarit po i buzeqeshte. Une vazhdoja te acaroja kundershtaret me batutat e mija prej karagjozi. Humbasim dhe K. si e zene ne faj kerkon te blere pijet e humbura ne bast. Sigurisht qe une refuzoj dhe i drejtohem barit. Fillon lufta se kush do te paguaje. Pa e kuptuar as vete e gjej veten duke flirtuar me te dhe mbas pese minutash ajo gjysem e dorezuar eshte ulur ne preherin tim duke kerkuar me ngulm te paguaje. Pime nga nje bashke dhe harrojme se po na presin per nje loje tjeter. Per here te pare kete nate po ndjehem vertet mire. Vazhdojme te flasim derisa ndjej nje dore ne sup. Eshte H. e cila me kujton qe po luaja bilardo. Blej kater shots te tjera dhe te tre ecim drejt bilardos me H. qe na pyet nqs njihemi me pare. Ne shikojme njeri tjetrin ne sy dhe fillojme te qeshim si te cakerdisur. Fillojme te luajme prare. Nuk mund te ndalem me. Cdo goditje shkon pikerisht atje ku e drejtoj une. Fitojme lojen e pare dhe K. me hidhet ne qafe. E dyta po ashtu dhe tani une me K. po flirtojme hapur fare. Ajo ferkon gjokset e saj pas krahut tim sa here qe behet gati per te gjuajtur per te me pyetur se cfare te beje kurse une perkulem i gjithi mbi te per ta ndihmuar me gjuajtjen e rradhes. Fitojme perseri. Mbasi ngre me fund goten qe me kane zgjatur ndjej qe alkooli po merr freret e personalitetit tim. Filloj dhe i flas gjithkujt qe me kalon afer duke bere shaka ne kurriz te kundershtareve te mij te cilet duken te lodhur dhe te acaruar nga humbja dhe shakate e mija. Me ne fund H. pranon humbjen dhe te kater shkojme te ulemi ne nje tavoline. K. me fut krahun dhe te dy vazhdojme te flasim te kenaqur per rrezultatin e fituar. Kur ulemi ne tavolinen e rrumbullaket te katert biem ne nje moment qetesie te sikletshem ndaj filloj dhe kerkoj neper xhepa cakmakun per te ndezur nje cigare. K. po shkruan nje mesazh ne cel dhe nje buzeqeshje e fshehur i duket ne fytyre. Ai duket i lodhur dhe i acaruar. Alkooli i konsumuar nuk besoj qe po e ndihmon. Nervoz vertit paketen e cigareve me gishtin tregues duke e shtyre me gishtin e madh. H. gjithashtu duket e lodhur me veshtrimin e humbur diku mes turmes. Do te jepja gjithcka per te ditur se cfare po mendon ne keto momente. Papritur i ngre syte sikur ndjen veshtrimin tim dhe syte kryqezohen per disa sekonda. Nuk mund te kuptoj asgje nga ai shikim. E urrej kete gje tek ajo. Ndoshta nje nate tjeter kjo do te ishte mjaft por tani me duhej me shume. Pikerisht ne ate moment ndjeva doren e saj tek me kapte prej gishtit te vogel te dores se majte dhe tek e shtrengonte lehte. Veshtrimi i ndryshoi dhe tani nuk duhet te ishe gjeni per te kuptuar se cfare deshte te thoshte...
K. leviz pergjumesh dhe hedh nje krah ne gjoksin tim. Fik cigaren dhe duke mbyllur syte i uroj amerikes gezuar 4 korrikun.


  Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 352 353 354 355 356 357 358 359 360 [361] 362 363 364 365 366 367 368 369 370 » ... E fundit »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.