Forumi Horizont Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 356 357 358 359 360 361 362 363 364 [365] 366 367 368 369 370 371 372 373 374 » ... E fundit »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)


Postuar nga agata datë 01 Gusht 2009 - 01:45:

Nje ndjenje lirie.

Jane 7 nota x 1 bejne po 7, me thoni o miq pse e ndjej veten te lehte dhe te lire si nje skifter?
Me koken e trullosur nga whiskey, mes deficentesh dhe hipokritesh, mes trafikut te pabarazise shpirterore qe nuk njeh semafor dhe shkon kuturu, i pagjume dhe i thekur per krevatmt thoni pse e ndjej veten te forte si asket dhe te delire si foshnje?
Aty ku nderpritet kreativiteti dhe fillon mediokriteti, ku kasapet fshatare bejne kerdine me palcen dhe trute e mia, ku ka nje tradite dhe shkaterrohet nje monument, ku ka nje rruge dhe hapet nje kanal, ku ka art por fandromat e injorances e denigrojne ne cdo cast, ku celulari eshte i vetmi mjet qe te nxjerr nga rutina...eh, me thoni pse e ndjej veten te lire??
Tymnaje ne koken time...si nje laker e kalbur rrotullohet majtas-djathtas per te bukuren qe nuk e gjen dot...Konstandini perpelit Doruntinen ne trotuar, Akili qan hektorin....te vrava mor zotni???...nje djale mban driten ne duar, ngjitet, zbret, nuk qullos asgje, mbete anonim..vdes si i thjeshte "behet Hero" nga erresira qe mbjell vec vdekje...pse e ndjej veten te lire???
Aty ku lind dikush dhe shuhet nje enderr...rotacioni ben punen e vet, bananet jane zhdukur, ne vend te tyre fara kungulli dhe levozhga te peshtyra shpirterash qe notojne ne unjin e ndyre te nje lumi ne zemer te zemres sime.... a jam i lire?
Ku me peshtiroset vetja dhe numeroj akrepat e jetes se sime te perbere nga reptile me gjak te ftohte, qe me trazojne kembet dhe sme lene te eci rehat ne rrugen time...pse e ndjej veten te lire??
Ku fukaralleku dhe kokaina bredhin rrugeve si miq te ngushte...ku i ftohti te merr jeten dhe dikush digjet ne zjarr...ku per nje portofol behen theror dhjetra fustane...ku per pak para vihesh ne rradhe dhe kundrohesh si vic per tu shitur...pse e ndjej veten te lire???

T'jau them une o shoke?...Mos me merrni inat!

Ku deti i thote "te dua" bregut, ku qielli mban me hater varkat, ku perendimi lepin seksualisht portet, ku bimesia harliset pas nje shiu si nje vogelushe pas orgazmes se pare...si fashat e drites se diellit, kur me dhune depertojne mes nje reje te zeze qe sjell shi dhe ne kantierin beton te tokes meme formojne
7 X 1....

Eh or miq, ato nota nuk mi marrin dot!!!

Elton Deda
Tirane 2003'

ps: Kisha dit qe e lexojan dhe me pelqente cdo dite e me shume, ndaj e solla ta ndaj ketu me ju...


  Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 356 357 358 359 360 361 362 363 364 [365] 366 367 368 369 370 371 372 373 374 » ... E fundit »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.