Forumi Horizont Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 357 358 359 360 361 362 363 364 365 [366] 367 368 369 370 371 372 373 374 375 » ... E fundit »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)


Postuar nga ingmetalboy datë 04 Gusht 2009 - 12:07:

What does it take to be a man?

Perpiqem te gjej drejtimin e duhur permes erresires se mendimeve te mija dhe ngadale shtrihem ne krevatin e ftesave qe kete nate eshte bosh. Ndoshta eshte pluhuri i trashe i rruges se shkrete qe kam kohe qe po ndjek fajtor per pafuqine time per te vene re gjithcka qe ndodh rreth meje. Ose eshte egoizmi im i cili me ka veshur syte me shume se kurre. Ndoshta kjo ka rendesi per te nesermen qe e lekundur fsheh dhe konturet e saj imagjinates sime, por tani qe me ne fund nje shpulle ne surrat prej humanizmit te pafaj me ka hapur syte, e sotmja me ben te ngulis syte tavanit dhe te kerkoj ate pergjigje te veshtire te cilen shpesh padashur e kam mohuar.
Valle cfare do te thote te jesh nje burre i vertete? Numri i femrave qe shtrihesh ne krevat neteve kur alkooli dhe vetmija te shkundin deri ne palce? Jemi njerez. Te gjithe, duam apo nuk duam ta pranojme ndjejme dhimbje kur te tjere na lendojne. Ndodh qe dhimbja eshte aq e padurueshme sa duhen masa renjesore per ta kaperxyer. Dhe pa e kuptuar se si shnderrohemi ne dikush tjeter, i fokusuar i gjithi ne vetvete pa pyetur per askend apo asgje qe na rrethon. Kuptohet qe kjo nuk ndodh menjehere, por procesi i egoizmit fillon dhe theksohet pak e nga pak duke na shtyre larg rrenjeve te karakterit per te mekuar plaget qe akoma rrjedhin gjak e vrer. Dhe harrojme qe jemi per cdo person qe na lendon egzistojne shume te tjere te cilet ne i lendojme me kete metamorfozen tone moskokecarese. Atehere cfare duhet te beje nje burre i vertete kur perballet me plaget e tij? Valle si mund te clirohesh prej demoneve te vjeter pa zgjuar te rinj ne ata qe na rrethojne?
Sot kuptova qe gjate gjithe kesaj kohe kur kam qene i fokusuar vetem ne vetvete, shume gjera kane ndodhur rreth e rrotull meje. Kuptova qe nuk mund ta shkeput veten nga bota mbasi dua apo nuk dua une egzisojne njerez qe preken prej veprimeve te mija. Pergjegjesia eshte e gjitha e imja edhe atehere kur une jam i lenduar per veten.
O Zot!!! Now what?


  Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 357 358 359 360 361 362 363 364 365 [366] 367 368 369 370 371 372 373 374 375 » ... E fundit »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.