Forumi Horizont | Gjithsej 380 faqe: « E parë ... « 358 359 360 361 362 363 364 365 366 [367] 368 369 370 371 372 373 374 375 376 » ... E fundit » Trego 380 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Fjalori romantik.... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12620)
Pa titull
Ne nje turbullire kujtimesh
ne nje hutim casti
diku mes shkurre ndjenjash
struket imazhi jot.
Nuk ka me gjera qe na lidhin,
as gjera qe na mbajne bashke
ndjenjat nuk jane ure bashkuese
por gjurme qe leme pas.
Dikur luanim "stafetash"
kush i meshante ndjenave fort e me fort
kerkonim te kishim gjithcka tonen
sot jemi "asgjeja" me duar bosh.
Perkundemi ne te tjere djepe endrrash
rrisim te tjera shkurre ndjenjash
me burime te "reja" shpresash
ne afersine "larg".
Tendosje buzesh nga hidhtesia
realitet i nderprere s'di se ku
nje fund qe triumfoi qe ne fillim,
fillim qe erdhi nga nje tjeter "fund".
Riciklim dhimbjesh
jeta e tille eshte
s'duhet te tutemi nga "gryka qe sjell fundin"
por nga ai qe e "shkrep" ate.
15 shkurt 2010
Gjithsej 380 faqe: « E parë ... « 358 359 360 361 362 363 364 365 366 [367] 368 369 370 371 372 373 374 375 376 » ... E fundit » Trego 380 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.