| Forumi Horizont | Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 360 361 362 363 364 365 366 367 368 [369] 370 371 372 373 374 375 376 377 378 » ... E fundit » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)
Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Pikat e para te shiut ndjehen tek perkedhelin lekuren time. Ngre koken lart. Qielli eshte shnderruar ne nje lemsh gri dhe duket sikur ngadale hedh mbi trupin tim meshiren e tij duke pastruar pluhurin qe rruga me ka falur. Ngadale shiu fillon dhe shtohet, por nuk dua te leviz per te kerkuar strehe. Ndoshta shiu eshte streha ime. Mbyll syte dhe melodia e krijuar nga nena natyre me drejton diku tjeter, ndoshta perjashta sistemit human. Ndoshta diku pertej lojrave stigmatike te fatit apo rebuseve te frikshme te jetes. Ndoshta... Une vetem mund te shpresoj duke degjuar shiun dhe duke mbushur mushkerite me aromen e tokes se lagur dhe te le veten te udhehiqet nga magjia e momentit. Dhe filloj te capit kembet e renduara nga uji. Ngadale ne fillim, pastaj hapat shpejtohen dhe cuditerisht trupi fillon dhe ndjehet me lehte. Me shpejt... me shpejt. Tani jam duke vrapuar me gjithe forcen dhe shiu me perplaset ne fytyre, ne gjoks, e ndjej ne duart e mbledhura grusht, e ndjej tek shkon poshte linjave te kurrizit dhe tek cliron cdo muskul te kembeve te mija... Kur bota eshte e gjitha ne vaj, askush nuk dallon nje te marre tek vrapon ne shi.

Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani
Pershendetje poet, doja te te merrja borxh dicka por e di qe s'eshte e mundur. Kur u ndane keto na rane
ps. Metallica-t s'duhet te behen merak perderisa vazhdojne e i bejne cover te tilla kaq te bukura.
| Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 360 361 362 363 364 365 366 367 368 [369] 370 371 372 373 374 375 376 377 378 » ... E fundit » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.