Forumi Horizont Gjithsej 40 faqe: « E parë ... « 28 29 30 31 32 33 34 35 36 [37] 38 39 40 »
Trego 40 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Biologjia molekulare. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10958)


Postuar nga NS-6 datë 27 Dhjetor 2006 - 04:47:

100 vitet e karnitines (7)

Ne sistemin nervor ALC eshte esteri i karnitines qe gjendet me perqendrimin me te larte. Gjithashtu aktiviteti i enzimes CAT eshte me i madh ne hipotalamus dhe hipokamp. ALC prodhohet dhe metabolizohet nga CAT ne te gjithe indet por ne sistemin nervor,ndryshe nga indet e tjera, ALC mund te kaloje membranen mitokondriale me lehtesi me te madhe fale afinitetit me te larte qe paraqet CT per esteret me zinxhir te mesem krahasuar me ate te acilkarnitinave me zinxhir te gjate. Nga kjo kuptohet edhe rendesia e vleresimit te perqendrimit te saj ne patologjite e ndryshme.

Infeksioni HIV shkakton nje ulje te perqendrimit te karnitines dhe ALC ne citoplazem por keto perqendrime (sidomos e ALC) ulen edhe me shume pas nje terapie me antivirale (stavuzina, didanozina).
Ndryshe eshte puna per ato qe vuajne nga “sindroma e lodhjes kronike” ku personat qe vuajne kane nje lodhje te pergjithshme,lodhje muskulare dhe dhimbje muskuli (mialgji), edhe pse anazat e ndryshme histologjike dhe elektromiografia nuk tregon asnje problem. Shenjat tregonin qe duhet te kontrollohej sistemi i karnitines dhe u pa qe karnitina ishte normale por ALC ishte shume e ulet, ashtu sic ishte i ulet edhe marrja e ALC nga truri (krahasuar ketu me grupin e kontrollit). ALC eshte nje lende e pare (prekursor) i rendesishem per prodhimin e neurotrasmetuesve si GABA (acidi gama aminobutirrik),acidi glutamik, dhe acetilcolina , dhe keto gjera mund te shpjegonin me pak fjale se cfare do te thonte nje ulje e marrjes se ALC nga truri. Pacientet paraqisnin simptoma neuropsikologjike. Keto te dhena tregonin qe duke qene se karnitina ishte ne rregull por ALC e ulet atehere problemi duhet te qendronte tek enzimat dhe ne kete rast, tek CAT, ose ose te kishte ndonje problem ne beta oksidim qe gjithsesi do conte ne faktin qe problemi ndodhej ne mitocondri. Trajtimi me ALC rregullonte ndjeshem shenjat qe paraqisnin si dhe perqendrimin e ALC ne plazem.

Homeostaza e sistemit te karnitines mbahet nga nje kontroll i perpiket ndermjet organeve qe perdorin karnitinen, bazuar ne karakteristika kinetike qe varen nga sasia e marrjes dhe perdorimit te substratit nga proteinat e sistemit.

vazhdon...


  Gjithsej 40 faqe: « E parë ... « 28 29 30 31 32 33 34 35 36 [37] 38 39 40 »
Trego 40 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.