Forumi Horizont Gjithsej 47 faqe: « E parë ... « 28 29 30 31 32 33 34 35 36 [37] 38 39 40 41 42 43 44 45 46 » ... E fundit »
Trego 47 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- njeriu i dashuruar dhe i denuar (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12499)


Postuar nga Amstel datë 19 Nëntor 2006 - 14:09:

Te lutem o hene
nje fjale te vetme te me thuash
zjarrin qe po djeg kete zemer
me nje fjale ti mund ta shuash

Me thuaj a e sheh vajzen
qe me shpirte une e dua
me trego a po e ndricojne
dhomen e saj rrezet e tua

Me thuaj te lutem a po fle
apo poezit e mija po lexon
me thuaj te lutem
mos me genje.

Mos valle me nje tjeter tani jeton
te lutem fol...pse nuk thua asnje fjale?
mos valle ajo tani
dashuron nje tjeter djale?

Perse heshte o hene
fol nje fjale dreqi e mori
mos valle nga zemra e saj
ajo vajze tani me nxorri?

prit te lutem e heshtur mos ik...
dikur me ke thene o...te kam mik
po tani o mikja ime
c'po ndoll me ty?

c'te kam bere o hene
pse s'me sheh me ne sy?
me trego cafre ke o hene
pse po qan kaq shume?

me trego te lutem
mos valle fajtori jam une?
heshtja jote o hene
dicka le per te kuptuar .....

heshtja jote po me thote
ajo vajze te ka harruar...


  Gjithsej 47 faqe: « E parë ... « 28 29 30 31 32 33 34 35 36 [37] 38 39 40 41 42 43 44 45 46 » ... E fundit »
Trego 47 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.