Forumi Horizont Gjithsej 147 faqe: « E parë ... « 28 29 30 31 32 33 34 35 36 [37] 38 39 40 41 42 43 44 45 46 » ... E fundit »
Trego 147 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikë dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- Big-Bang i Dyte ! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16349)


Postuar nga hyperborea datë 17 Tetor 2008 - 23:42:

Tungjatjeta NS6

Sigurisht qe me kishte munguar bashkebisedimi (apo shkembimi i ideve me ty). Me duhet te pohoj me kenaqesi qe qofte ti qofte miku jot qe te rtegon per fiziken i tejkaloni parashikimet e mia sepse jo vetem qe keni nje pergatitje per tu admiruar por gjithashtu keni nje mendje te fuqishme te cilen e vini ne pune per te gjykuar mbi shume fenomene. Jam shume i kenaquar nga ato qe lexova nga ju. Sigurisht edhe une i qendroj idese suaj qe edhe shume nejrez te tjere qe mund te jene shume here me teper ekpserte se une te bashkoheshin ne kete diskutim per qellime krejtesish shencore dhe me intencionin e mire per te bere nje klan (lobim ose lodge emertimi ska rendesi) ku personat e interesuar dhe te apasionuar pas fizikes te gjejne nje ambjent qe ti mireprese. Edhe une pres qe shume te tjere te bashkohen me kete diskutim qe po ndodh ketu tani.

Atehere kuarket mendohet se jane tre dhe kombinohen me ane dyshesh duke dhene nje kombinacion prej 6 konfigurimesh. Nje teori tjeter pretendon qe kuarket jane vertet gjashte por deri me tani teoria e kuarkeve duket e pamundur te vertetohet sepse mjetet qe kemi ndertuar dhe qe kemi ne dispozicion nuk mund te evidentojne qarte egzistencen e tyre. Egzistenca e tyre mund te vertetohet vetem me metoda te terthorta. Dhe keto jane gjurmet apo shenjat qe lene, sjellja e tyre etj. POr egzistenca e tyre e drejtperdrejte nuk mund te vertetohet. Nese ne e "kapim" nje elektron dhe e detyrojme te sillet ashtu sic duam ne (psh ta dergojme me shpejtesi te madhe ne nje pershpejtues grimcash, ta perplasim me grimca te tjera e te shohim cndodh me te se si shnderohet etj) kete gje nuk mund ta bejme me kuarket sepse nuk i kapim dot, nuk i evidentojme dot, nuk ua percaktojme dot permasen shpejtesine e levizjes, masen, impulsin energjine. Vete fjale kuark do te thote i pakonceptueshem ose i paimagjinueshem. Te gjitha pretendimet qe ngrite ti mbi kuarket qendrojne por eshte e veshtire te vertetohen per nje gje ata sillen ne menyre te pakonceptueshme dhe mund te bejne gjera qe dalin jashte ligjeve te fizikes (kete percaktim ua kane bere atyre shkencetaret ne momentin qe u mendua se u zbuluan). POr une nuk e hedh poshte kete teori. Ndersa persa i perket unifikimit te forcave edhe pse kater bashkeverpimet themelore duket sikur ndryshojne shume nga njeri tjetri thelbi mbetet i njejte. Bashkeveprimet karakterizohen nga forca. Forca terheqese ose shtytese. Eshte i njeti thelb per te kater. Pra eshte e njejta gje qe i shkakton. Ne vend qe te kerkojme ngrima qe shkaktojne force eshte me mire te kerkojme arsyen se perse shkaktohet force. Per cfare arsye nje pike e caktuar e hapesires terheq ose lejon te terhiqet. Dua te them qe te mos merremi se cilat jane ato femomene qe shkaktojne force por kush e shkakton forcen en realitet. Ne fakt eshte fare e thjeshte. FOrcen e shkakton nxitimi. Dhe vete nxitimi krijohet nga ndryshimi i drejtimit te shpejtesise. Dhe ndryshimi i drejtimit te shpejtesise arrihet kur trajektoret e levizjes jane te lakuara. Dmth nese hapesira eshte e perthyer (qe do ta detyronte trupin te levizte ne menyre te lakuar dhe jo drejtvizore) atehere do te lindte nxitim mbi trupin dhe si pasoje edhe force. Cfare e shkakton kete force? Ndonje grimce? Nuk e besoj. Besoj me teper qe kjo ka te beje me raportin kohe hapesire dhe vendosjen e drejtimit te vektoreve te ketyre te dyve. Cdo ndryshim i drejtimit te vektoreve te hapesires dhe kohes shkakton nxitim force. Toka ne hapesire qendron ne te njejten menyre sic plluskon nje domate ne uje. Domatja per vendin qe ze e zhvendos ujin rrethe rrotull saj dhe ze vendin e ujit. Po keshtu dhe toka zhvendos hapesiren per ti zene vendin. Hapesira mbeshtillet rreth tokes e shformuar duke krijuar ne kete menyre edhe gravitacionin. Kete shpjegim ka dhene Ajnshtajni ne fillim te shekullit te 20. Kam pare dhe nje dokumentar qe e ilustronte te gjithe kete ide me animime dhe ideja e gravitacionit dhe si shkaktohej ai ishte teper e qarte.

Ne perfundim them qe jam vertet i habitur nga njohurite qe shfaqe. Me pelqen te diksutoj me nejrez te tille. Besoj se ti je mjeke nga profesioni. Edhe kjo gje me pelqen shume dhe do me pelqente te diskutoja sidomos mbi klonimin. Por cdo gje ka vendin dhe kohen e duhur apo jo? Atehere ne kete vend qe jemi le te diuskutojme per grimcat, kuarket, teorine e relativitetit dhe koncepte te tjera te lidhura me to

Hyperborea


  Gjithsej 147 faqe: « E parë ... « 28 29 30 31 32 33 34 35 36 [37] 38 39 40 41 42 43 44 45 46 » ... E fundit »
Trego 147 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.