Forumi Horizont Gjithsej 182 faqe: « E parë ... « 28 29 30 31 32 33 34 35 36 [37] 38 39 40 41 42 43 44 45 46 » ... E fundit »
Trego 182 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Figura të shquara (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=117)
-- Shqiptari me i madh i te gjitha koherave (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3213)


Postuar nga Annika datë 07 Shkurt 2005 - 21:30:

Për temën shqiptari më i madh

Përshëndetje miq të forumit!
I lexova ato që shkruani dhe kuptohet që gjithë se cili mund të shprehë atë që mendon. Etika në forum tregon dhe kulturën e shkruesit. Unë nuk mund të radhis 10 më të shquarit për faktin se duhet të kesh lexuar shumë për ata që kanë jetuar jashtë Shqipërisë, ( si Nënë Tereza, Zogu, e të tjerë në mërgim që thuhet kanë kontribuar) për t'i radhitur me ndonjë që me gjithë përpjekjet për të minimizuar kontributin, ndodh e kundërta, rritet vlera. Enver Hoxha ka kontributin e vet në historinë 50 vjecare të Shqipërisë. Dhe nuk është e vërtetë se është negativ. Duhet të gjykojmë ftohtë dhe jo me pasion të momentit. Në kohën e tij u zhduk analfabetizmi, të gjithë punonin, dy policë mbanin rendin në qytet, miqësia ishte me emrin e vet dhe jo interesi në mes. Ai i ka bërë vetë vënd vehtes në histori e populli e ngriti në piedestalin që i takon. Koha ka filluar të bëjë të vetën. gazetat e sotme shqiptare po shiten vetëm nga fakti që kanë një frazë për Enver Hoxhën. Ai jetoi i nderuar dhe i respektuar,vdiq i nderuar e i respektuar. Ata që duan t'a fshijnë nga historia nuk do të munden kurrë se nuk mohohen 50 vjet të Shqipërisë. Unë e ndjej vehten krenare që jetova në kohën e tij se mësova të dua vëndin tim, prindërit, fëmijët e mi dhe të mos ndjehem inferiore edhe në vënd të huaj. Kush mohon historinë e tij nuk mund të dojë të tashmen. lexojeni që të gjeni argumenta për t'a kundershtuar.


  Gjithsej 182 faqe: « E parë ... « 28 29 30 31 32 33 34 35 36 [37] 38 39 40 41 42 43 44 45 46 » ... E fundit »
Trego 182 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.