Forumi Horizont Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 28 29 30 31 32 33 34 35 36 [37] 38 39 40 41 42 43 44 45 46 » ... E fundit »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)


Postuar nga lorie datë 28 Prill 2005 - 07:58:

Pergjigje qe i di por qe duhet te rikujtohem.

-Si i behet kur do te jesh sa me paqesore te jete e mundur por kur vjen momenti i testimit hedh thumba kaq pickuese dhe me inat sa pastaj fillon fjalimi i vetes me nje ndjenje faji brenda?
-Dhe si i behet kur sapo mendove te mos hash kurre cokollate sepse sa more vesh qe kompanite e cokollatave ne Afrike shfrytezojne femije ,i perdorin si skellver per te rritur prodhimin?
-Si i behet kur perqendrohesh kaq shume tek vetja sa harron nevojat e te tjereve ,harron te ndihmosh, harron te perqendrohesh tek njerezit qe duan ndihmen tende, harron qe bota nuk rrotullohet rreth teje dhe ti nuk je qendra e te gjitheve?
-Por pastaj kur e kupton ,si i behet qe te merr vala e nxehte te besh ate qe s'behet dot (per momentin..),te shkosh aty ku s'vete dot( perkohesisht..) ,te arrish ate qe s'arrin dot( vetem per pak..) ? Durim..?
-Si i behet kur do ti dish te gjitha te fshehtat e kesaj bote, te thithesh sa me shume si nje sponge prej sa me shume risorsave,te dish te ardhmen dhe parashikosh cdo gje me intuite?
- Si i behet kur do te shpejtosh kohen dhe te mesosh gjerat e kesaj jete me shpejtesi drite ?
-Si i behet te kesh krahe te gjata dhe ti mbledhesh te gjithe.. sepse kjo eshte nder gjerat qe te jep gezim?
-Si i behet kur personi me i dashur per ty qan dhe ti nuk di c'te besh vetem se te durosh nje njeri qe qan ehde pse njerezit kur qajne s'i duron dot?
-Si i behet kur te kerkojne ndihme (ajo qe ke dashur gjithmone qe te kerkojne prej teje sepse ke nje zemer qe do te jape dhe jape ) dhe nuk di si te japesh? Ironi?
-Si i behet kur do te krijosh nje shoqeri te 'thelle' por qe ana tjeter eshte kaq siperfaqesore? Po gjykoj? -oh keq.
-Si i behet kur gjykon gabimet e tjetrit kur timet i kam te shumta dhe jam kaq kryenece ti pranoj qe i kam?
-Si i behet kur jam kaq plot e perplot me gjera per te bere (si psh 3 piktura akrilik per klasen e fundit,tesime dhe papers) dhe rri edhe shkruaj nje monolog te tere ne nje forum qe s'ka asnje pergjigje per mua? what a waste!

Ah..Si i behet te kesh sa me shume besim..?


  Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 28 29 30 31 32 33 34 35 36 [37] 38 39 40 41 42 43 44 45 46 » ... E fundit »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.