Forumi Horizont | Gjithsej 70 faqe: « E parë ... « 28 29 30 31 32 33 34 35 36 [37] 38 39 40 41 42 43 44 45 46 » ... E fundit » Trego 70 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja Islame (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=183)
-- Ajete nga Kurani Famëlartë. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7385)
Pershendetje te gjitheve!!!
Pergezime per temen, eshte kenaqsi per mua te hy ne kete forum duke citu ajetet e Kuranit te Nderuar.
Allah! La ilahe il-la Huve (askush nuk ka të drejtë, nuk meriton dhe nuk duhet të adhurohet përveç Atij), El-Haj-ju El-Kaj-jum (i Përjetshmi, i Pafillim dhe i Pambarim, Mbajtësi dhe Mbrojtësi i gjithçkaje që ekziston). Atë nuk e kap as kotje e as gjumë. Atij i përkasin gjithë ç’është në qiej e gjithë ç’është në tokë. E kush është ai që mund të ndërhyjë tek Ai përveç se me Lejen e Tij? Ai di se çfarë u ndodh krijesave të Tij në këtë botë, dhe çfarë do t’u ndodhë atyre në Botën Tjetër, dhe ata kurrë nuk do të marrin me mend ndonjë gjë nga Dija e Tij, përveç asaj që Ai do (nga Vullneti i Tij). El-Kursija e Tij (dija, sundimi, mbikqyrja) shtrihet mbi qiej dhe tokë dhe Ai nuk ndjen aspak lodhje në ruajtjen dhe mbrojtjen e tyre. Dhe Ai është më i Larti, më Madhështori. (2:255)
Ajeti me siper quhet ndryshe ajeti Kursij dhe eshte ajeti me madheshtor i Kuranit.
Ju (besimtarë të vërtetë të Islamit dhe ndjekës të vërtetë të rrugës së Muhammedit a.s.) jeni njerëzit më të mirë të të gjitha kohëve të njerëzimit: Ju urdhëroni Ma’rufin (të njohurën, Islamin dhe gjithë çfarë përmban ai) dhe ndaloni Munkerin (mosbesimin, mohimin, besimin në shumë perëndi e tjer dhe gjithë çfarë ndalon Islami), dhe vërtet ju besoni në Allahun. Sikur të kishin besuar ithtarët e Librave të Parë, do të kishte qenë më mirë për ta; nga mesi i tyre ka disa që kanë besim, por shumica e tyre janë Fasikunë (të pabindur ndaj Allahut).(3:110)
Dhe ruajuni një ditë kur do të ktheheni te All-llahu, dhe secilit njeri i plotësohet ajo që e ka fituar, dhe atyre nuk u bëhet padrejtësi.(2:281)
Dhe ky eshte ajeti i fundit i shpallur te Derguarit te Allahut(paqja dhe meshira e Allahut qofte mbi te)
Gjithsej 70 faqe: « E parë ... « 28 29 30 31 32 33 34 35 36 [37] 38 39 40 41 42 43 44 45 46 » ... E fundit » Trego 70 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.