Forumi Horizont | Gjithsej 37 faqe: « E parë ... « 28 29 30 31 32 33 34 35 36 [37] Trego 365 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e librit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=107)
-- Poezi te autoreve te ndryshem (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1067)
Rajamond, ti kuptoke shume nga poezia ore. Dhe hiqesh sikur nuk di.
Ndoshta eshte vene, por po e ve vetem per mbylljen. Me pelqen!
Llemadeo - Edhe sonte
Edhe sonte, si mbreme,
si dje, si ne vjeshten e shkuar...
mi mori mallet era..._
si gjethe ne te fluturuar...!_
Eh, kjo vjeshte, ajo vjeshte..._
sa vjeshta pas i lame,_
e mallet aq here bulezuan,_
por, si gjethe, nuk u thane !_
Edhe sonte,_
mu arratisen gjithe mallet per atje tek ty!_
Oh, dua thjeshte me ty te mbyllem,_
ne nje dhomez ku ti me rri...!
Asgje tjeter jo nuk dua,
thjesht buzeqeshjen te ta veshtroj_
dhe me ate shikim te perenduar,
oh, dehme, mbytme, e mos me ler kurre te shkoj...!_
_
_
Citim:
Po citoj ato që tha shelgu
Rajamond, ti kuptoke shume nga poezia ore. Dhe hiqesh sikur nuk di.
Lasgush Poradeci
VDEKJA E NOSITIT
Me zjarr ju flas... me zjarr
Në gjirin tim kam hapur varr...
Që t'i jap shpresë - edhe t'ja marr...
Un' ik liqerit zemërak
Fatlum dh' i pastër si zëmbak,
Po zemra ime kullon gjak:
Se vijnë - urtuar zogjtë-e mi,
Dh'u jap ushqim me dashuri -
Një dashuri për llaftari:
Pa nis ah! Gjirin ta godas...
Dh'e hap ah! gjirin për një ças...
Dh'i nginj ah! zogjtë - e vdes me gas!...
Ahere - helmohet e buçet
Pas mallit tim liqer-i shkret,
E rrit tallazin posi det.
Ay e tund, ay e shkund,
Ay e hap sa me të mund,
Gjer mun në gjit, gjer mu në fund.
E shpirtin dyke ma përcjellë
Më thotë ah! shih sesa 'sht'i fellë...
Ky gjir'i em që të pat pjellë...
Me zjarr ju flas...
Me zjarr...
Sot do të vija në shtëpinë tënde,
e do të bëja një rrugë aq të gjatë,
vetëm për të futur këtë tufë vargjesh
përposh derës.
Nuk mund ta thyej dot betimin
Që të mos shihemi më.
Asgjë s`do të doja të thoja,
Vetëm këtë asgjë.
Se gjithçka tashmë është thënë.
E që nga koha që u ndamë
Ne veç mbijetojmë,
Jemi shkatërimi i asaj kohe.
Pas teje, është kjo asgjëja ime
Që më mban e më forcon,
Rritet mirë bashkë me vitet
Madhohet, ma hesht zërin,
Nuk do më të rrijë me mua,
E del gjithnjë më shpesh,
Në kërkim të asgjëve të tjera,
Padobishmërisht të bukura
Siç qeshë dhe unë.
Sytë tanë patën fiksuar diellin,
E nuk shohin më,
Duke menduar se patën parë të tërin,
Atëherë pse do t`më duhej vallë të të shihja?
Do të humbisja asgjënë time.
Nga të gjitha gjërat që mund të bëja
Zgjodha gjithmonë një të vetme,
I gjymtuar nga aq shumë jetë të pajetuara
Ti je asgjëja që më zgjodhi.
E ty unë të përkas përgjithmonë.
R.Pazz
Gjithsej 37 faqe: « E parë ... « 28 29 30 31 32 33 34 35 36 [37] Trego 365 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.