Forumi Horizont Gjithsej 39 faqe: « E parë ... « 28 29 30 31 32 33 34 35 36 [37] 38 39 »
Trego 383 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Cili eshte vendi me i bukur ne Shqiperi? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2917)


Postuar nga pejoni_ch datë 05 Maj 2009 - 02:01:

Vendi me i bukur ne shqiperi! Deri me tani gjitha qyetetet me kan pelqy!
Por veres do ta visitoj jugun e shqiperis!
Do me then ne korrik! Vlora dhe Saranda me interesojn shume!


Postuar nga AngelDevil datë 05 Maj 2009 - 02:20:

Gjipe kot si thone gjiri i perendise


Postuar nga AngelDevil datë 04 Nëntor 2009 - 15:27:

Citim:
Po citoj ato që tha Friendly-Boy
kam lexuar pjesen me te madhe te mendimeve te forumistave per kete tem dhe ne fund thash: o sa mir me qen shqiptar oe oe. Ne krasim me gjith boten Shqiperia eshte shum e vogel,sa qe shum pyesin Where is Albania?????????? Dhe ja u kthej perlat kerkohen. e till eshte SHQIPERIA


mire e the perlat kerkohen


Postuar nga pejoni_ch datë 07 Nëntor 2009 - 20:19:

Gjitha vendet ne shqiperia jan te bukura! Kur jam ne shqiperi nuk di ka me ja majtkaq e bukur eshte shqiperia!
Ne kete vere kam dashur te shkoj ne vlore...Por nuk kam pasur mundsia per shkak fejese


Postuar nga belga datë 08 Nëntor 2009 - 00:54:

mua personalisht me pelqejne shume qytetet bregdetare si durresi vlora dhe saranda

pershendetje belga


Postuar nga Vizioner datë 21 Janar 2011 - 18:16:

Cohu Shqiptar, cohu sot se neser eshte shume vone



Postuar nga SHKODRA4001 datë 02 Shkurt 2012 - 02:41:

Per mua eshte SHKODRA,ka liqenin me te madh ne ballkan, ka alpet,ka detin i cili per rreth 30km vije bregdetare ploteson kerkesat e shkodres dhe shkodranve tani dhe fluksit te madh me turiste,ka lumejte magjike,ka ultersiren shkodrane e cila eshte 20%e prodhimeve bujqesore dhe blektorale ne rang shqiperie.me nje qeverisje serioze vendore shkodra duhej te ishte nje qytet i vertet atraktiv sidomos per te huajt!


Postuar nga RAIMONDI datë 02 Shkurt 2012 - 09:11:

Citim:
Po citoj ato që tha erious
Voskopoja... s esht vend qe shkoet te hash nje "shqerre" ne lendine e te zbresesh... por te shkosh e te rishe aty minimumi nje jave, te t zej gjumi ne mes te gushtit me jergan duke degjuar ujqerit qe ushetijne naten, ne mengjes te hapesh syte duke degjuar gjelin qe kendon e delet qe mblidhen per tu nisur ne kullote, diten mer drejtimin per ne nje burim ku jane me qindra e te kalon dita pyjeve duke shijuar t gjith ate bukuri natyrore aty... kshu shijohen vendet...............



.................Keto qe thua ti i kam shijuar une ne fshatin e plakut tim ne Kolonje ,ne rreze te Gramozit ------Atje eshte shume me bukur se ne Voskopje
--Kur isha i vogel veja atje per pushime ne dimer ,per vit te ri por edhe ne behar -----Ne te dyja rastet ishte shume bukur .
Por dimri ishte shume romantik ......Ku ma kujtove ti tani..

-----Binte shume bore dhe bente shume -ftohte --por ishte i ftohte i embel

Coheshim ne mengjes,...zjarri ne kuzhine bubulak, hanim trahana me copa mishi pastermaje -
--Ishte shume e shijeshme ------Pastaj shkonim me vrap te kontrollonim leqet se mos kishin kapur ndonje lepur te eger ....Mishi i lepurit te eger ishte shume i shijeshem
------Ruges se kthimit ,loznim me qenin qe kishim me vete -

-Qenin e quanin Gusho hahahahahahaha --Edhe qeni kishte qejf te lozte ne bore
--E mernim qenin dhe benim mundje ne bore --Ishte shume qen i bukur ,mengjyre te bardhe dhe menje rreth te zitekgusha ,prandjae quanim Gusho hahahahha --Por ishte edhe shume ,lozonjar

Me vone shkonim prisnim dru per zjarr ......Keshtu qe nxeheshim dhe nuk e ndjenim dhe aq te ftothin ,por qe sidoqofte ishte shume ftohte

.....---Pastaj shkonim benim ski ,,se prane shpise se xhaxhait te madh ( atje kisha dy xhaxhallare, te medhenjte) kishim nje si pune shkarezime per ski ....Dhe shkonm loznim atje te gjithe kusherinjte ..........

..--Ishte shume, shume bukur ---Nga aty, une pastaj veja tek halla ne Korce
Korca atehere kur une isha i vogel ishte shume e bukur ne dimer Ishte shume romantike.......


..........Por fshati i plakut tim eshte shumei bukur edhe ne behar ---
Ka fruta shume, molle ,qershi ,kumblla ,manaafera , thana gjelberim pa mase
Frutat dhe perimet atje behen shume te medhaja --se eshte toke shume pjellore
--Ka lendina te burkura dhe me jeshillek shume te bukur --Duket sikur je ne parajse ...

--Aty afer shtepise se xhaxhait ishin nja dy lendina te medha ,ku ne loznim futboll

--Vinim Ne nga qyteti ,dhe mblidheshim me femijet e xhahxallereve qe jetonin atje dhe fillonim futbollin duke qeshur e duke lozur---Ndersa gjyshja vinte dhe rinte
ne ane te fushes , tek hija e nje molle qe bente molle te bardha--Rinte atje me ndonje shishe me uje apo qumesht dhe ne venim e pinim kur na zinte etja --
Gjyshja me theriste qe andej --Kujdes Mondi ! hahahahahaha Isha me i vogel se ata kusherinjte
-
-------Ndersa ne nje lendine aty ngjitur , pakez me poshte ,qe ne e quanim Sheshi i madh ,ishte varri gjyshit .......

....Ne, niperit dhe mbesat e tij, loznim e qeshnim atje prane tij ,ndersa Ai pushonte ne perjtesi........
....Dukej sikur atje ne ishim nen mbrojtjen e shpirti te tij ....

Ne ate fshat atje Ka shume ara ,Peme are --,ose kacka qe i thone ne Kolonje

Gjyshja ime kishte mbjelle nje are kur ishte vajze e re ,dhe ajo ara dallohej nga gjithe arat e tjera ,se ishte ne formen e pishes por shumemeemadhe dhe shume e gjelber -
---------Ndersa peme te arave te tjera ishin , me forma te stermedha ,te cregullta ,me trungun te erret --dhe frutin me gunga shume

Ara e gjyshes sime ,e kishte frutin e arres te vecane ,ne forme bajame e madhe ,e lemuar , e paster ......
--Une nuk kam parre kure si ajo lloj ,dhe ngjyren e kishte shume te hapur ,jo te erret

Edhe trungu i ares ishte i drejte dhe i lemuar -------------Ishte are shume e vecante ........
.......Gjyshja e kishte sjelle nga Stambolli ate filiz are ..........

Kur gjyshja nderoi jete ,une isha student dhe sa here veja ne Kolonje,shkoja dhe shifja aren e gjyshes,...
....Arra me sillte Kujtimet e jetes se feminise me gjyshen. Kujtime qe me sillnin buqeshje per humorin e hollle te gjjyshes ....dhe ..lote per mallin qe ndjeja per te ............


Im ate me tha se dikush e kishte prere ate arre ,pasi xhaxhallert kishin levizur me shpi nga andej dhe kishin ardhur me prane qytetit ,dhe atje lart ku ishite ara ,tek shtepite e vjetra , nuk jetonte me njeri.......--------Cdo gje ishte e braktisur......Por ara qendronte atje ,e bukur ,e larte

---Shyqyr qe nuk isha ne Shqiperi ....... E pyeta prape tim ate tani vone, per ate qe kishte prere aren.......Ai kishte vdekur .....................

Nuk mund ta imagjinoja dot se dikush mund te priste trungun e bukur te asaj arre me pamje te jashtezakonshme .........

Ishte shume are e bukur.......si shpirti dhe mendja e gjyshes sime ......


Postuar nga shelgu datë 18 Korrik 2012 - 23:09:

Kalova para pak kohesh afer liqenit te Ohrit dhe u befasova me bukurine e Pogradecit, kur e sheh qe nga ana Makedonase.

Do ishte vertet nje qytet i mrekullueshem per turizem nese do te shfrytezoheshin edhe fshatrat perreth.
Po a guxon turist te hyje ne malet e Mokres, qe ne fakt jane sa te bukur aq edhe te rrezikshem.
Perhere cerdhe komitesh. ( lexo: hajdutesh). Po te lexosh Mitrush Kutelin ka disa tregime te bukura dhe pershkruan me hollesi ato vende. Fatkeqesisht tani eshte edhe me keq.


Postuar nga Petter datë 19 Korrik 2012 - 04:47:

Me pelqejne keto fshatrat e bregut vl-sr

Edhe 1 muaj e do e shijoj kafene bregut detit


  Gjithsej 39 faqe: « E parë ... « 28 29 30 31 32 33 34 35 36 [37] 38 39 »
Trego 383 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.