Forumi Horizont Gjithsej 50 faqe: « E parë ... « 28 29 30 31 32 33 34 35 36 [37] 38 39 40 41 42 43 44 45 46 » ... E fundit »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)


Postuar nga ingmetalboy datë 08 Korrik 2009 - 11:20:

Cfare kerkon zeri brenda?

Floket e saj te kuqe binin mbi shpatullat lakuriq. Ndeza nje cigare dhe filmi i nates me pare filloi te luaje serisht ne mendje...
Me keqardhje pashe bilen e fundit tek rrokullisej ne xhep dhe bashke me te cuditerisht te gjitha te qeshurat e mija.
"Loje e bukur. E pranoj humbjen... te pakten per sot." thashe dhe u drejtova nga banaku per te blere pijet e premtuara. I ngritem te dy gotat e vogla te whiskey me fund dhe i perplasem ne toke. Me bishtin e syrit ndjek kur shkon dhe ze per beli H. qe po flet me nje vajze qe nuk e njoh. Refleksi i cuditshem me ben te nxjerr celularin dhe te kontrolloj mesazhet. "Tani po parkoj." lexoj ne ekaran mesazhin nga H. te derguar gati nje ore me pare. Mendoja qe sfida e mashkullit dominues kishte kohe qe ishte zhdukur nga fjalori im, por kete nate me kishte shkaterruar humorin. Pashe nga H. perseri e cila tashme ishte mbeshtetur e gjitha mbi kundershtarin tim. Valle ishte vec kryenecersia time apo dicka tjeter? Atehere pse ishte hera e trete qe po e ftoja te pinim bashke? Ke po genjej? Te gjithe e dine qe me H. me pelqen, bile dhe vete ajo...
"Do ti japesh humbsit nje mundesi per te fjetur sot?"
"Une do te pij te gjitha gotat qe ti do te humbesh sot ne bilardo."
"Apo do ta besh me interesante dhe te shohim se cfare vajzat do te na sjellin ne tavoline?" thashe duke pare nga H. dhe shoqja e saj.
"Sigurisht" tha H. duke qeshur. U prezantuam. Shoqja e saj quhej K. Ishte vertet terheqese. Te pakten nga rrobat qe po vishte dukej qe kishte shije. Pashe nga H. dhe i kerkova shoqes te jete partnerja ime. Ajo me mori steken dhe ju afrua tavolines. Ne djall te veje mendova dhe fillova te ngacmoj kundershtaret me batuta prej filmash. Qeshem te gjithe dhe filluam te luajme. K. nuk dinte te luante por fati i fillestarit po i buzeqeshte. Une vazhdoja te acaroja kundershtaret me batutat e mija prej karagjozi. Humbasim dhe K. si e zene ne faj kerkon te blere pijet e humbura ne bast. Sigurisht qe une refuzoj dhe i drejtohem barit. Fillon lufta se kush do te paguaje. Pa e kuptuar as vete e gjej veten duke flirtuar me te dhe mbas pese minutash ajo gjysem e dorezuar eshte ulur ne preherin tim duke kerkuar me ngulm te paguaje. Pime nga nje bashke dhe harrojme se po na presin per nje loje tjeter. Per here te pare kete nate po ndjehem vertet mire. Vazhdojme te flasim derisa ndjej nje dore ne sup. Eshte H. e cila me kujton qe po luaja bilardo. Blej kater shots te tjera dhe te tre ecim drejt bilardos me H. qe na pyet nqs njihemi me pare. Ne shikojme njeri tjetrin ne sy dhe fillojme te qeshim si te cakerdisur. Fillojme te luajme prare. Nuk mund te ndalem me. Cdo goditje shkon pikerisht atje ku e drejtoj une. Fitojme lojen e pare dhe K. me hidhet ne qafe. E dyta po ashtu dhe tani une me K. po flirtojme hapur fare. Ajo ferkon gjokset e saj pas krahut tim sa here qe behet gati per te gjuajtur per te me pyetur se cfare te beje kurse une perkulem i gjithi mbi te per ta ndihmuar me gjuajtjen e rradhes. Fitojme perseri. Mbasi ngre me fund goten qe me kane zgjatur ndjej qe alkooli po merr freret e personalitetit tim. Filloj dhe i flas gjithkujt qe me kalon afer duke bere shaka ne kurriz te kundershtareve te mij te cilet duken te lodhur dhe te acaruar nga humbja dhe shakate e mija. Me ne fund H. pranon humbjen dhe te kater shkojme te ulemi ne nje tavoline. K. me fut krahun dhe te dy vazhdojme te flasim te kenaqur per rrezultatin e fituar. Kur ulemi ne tavolinen e rrumbullaket te katert biem ne nje moment qetesie te sikletshem ndaj filloj dhe kerkoj neper xhepa cakmakun per te ndezur nje cigare. K. po shkruan nje mesazh ne cel dhe nje buzeqeshje e fshehur i duket ne fytyre. Ai duket i lodhur dhe i acaruar. Alkooli i konsumuar nuk besoj qe po e ndihmon. Nervoz vertit paketen e cigareve me gishtin tregues duke e shtyre me gishtin e madh. H. gjithashtu duket e lodhur me veshtrimin e humbur diku mes turmes. Do te jepja gjithcka per te ditur se cfare po mendon ne keto momente. Papritur i ngre syte sikur ndjen veshtrimin tim dhe syte kryqezohen per disa sekonda. Nuk mund te kuptoj asgje nga ai shikim. E urrej kete gje tek ajo. Ndoshta nje nate tjeter kjo do te ishte mjaft por tani me duhej me shume. Pikerisht ne ate moment ndjeva doren e saj tek me kapte prej gishtit te vogel te dores se majte dhe tek e shtrengonte lehte. Veshtrimi i ndryshoi dhe tani nuk duhet te ishe gjeni per te kuptuar se cfare deshte te thoshte...
K. leviz pergjumesh dhe hedh nje krah ne gjoksin tim. Fik cigaren dhe duke mbyllur syte i uroj amerikes gezuar 4 korrikun.


Postuar nga kurt datë 08 Korrik 2009 - 12:09:

its important that you scored on the real game!  harroje bilardon


Postuar nga ingmetalboy datë 17 Korrik 2009 - 01:19:

U zgjova me dhimbje koke nga nje nate tjeter e stergjatur alkooli dhe me canten ne sup fillova te ec per ne shkolle. Cudija me e madhe kur ne bllokun e shenimeve gjeta 12 faqe te shkruara si duket prej meje ne ndonje tredhje mendimesh te cilen nuk e mbaj mend nje nate me pare. Kenaqesia me shpuri buzet vesh me vesh kur fillova te lexoja. Te vetmen ndjenje qe mund ta krahasoj kete te sotmen eshte ndjesia kur vesh ndonje pale pantallona te vjetra dhe gjen neper xhepa nje Grant apo Franklin.


Postuar nga kurt datë 21 Korrik 2009 - 07:28:

maybe, its a curtain high i guess, to get stimulated intellectually by flirting or talking with some charming girls in here, or anywhere, that after sometime one get to know them somewhat, somehow!
but ultimately!! at the end of the day, its important to feel that fine piece of ass with your hands, wherever part of the world they might be...
cause when one starts thinking that someone else is hitting that ass everynight, and not me! a sense of genuine harmless hate takes over for a second, wich kills the motivation to even say somethings,,,, sometimes,,,,

oh!! what a miserable existence i must be, (may i add romantic olso ) for genuinly hating every beautiful hot girl out there right now, that's fucking anybody else and not me!! 

i guess i need to get laid! usualy im in alot better mood after...

 

:p 


Postuar nga agata datë 01 Gusht 2009 - 01:45:

Nje ndjenje lirie.

Jane 7 nota x 1 bejne po 7, me thoni o miq pse e ndjej veten te lehte dhe te lire si nje skifter?
Me koken e trullosur nga whiskey, mes deficentesh dhe hipokritesh, mes trafikut te pabarazise shpirterore qe nuk njeh semafor dhe shkon kuturu, i pagjume dhe i thekur per krevatmt thoni pse e ndjej veten te forte si asket dhe te delire si foshnje?
Aty ku nderpritet kreativiteti dhe fillon mediokriteti, ku kasapet fshatare bejne kerdine me palcen dhe trute e mia, ku ka nje tradite dhe shkaterrohet nje monument, ku ka nje rruge dhe hapet nje kanal, ku ka art por fandromat e injorances e denigrojne ne cdo cast, ku celulari eshte i vetmi mjet qe te nxjerr nga rutina...eh, me thoni pse e ndjej veten te lire??
Tymnaje ne koken time...si nje laker e kalbur rrotullohet majtas-djathtas per te bukuren qe nuk e gjen dot...Konstandini perpelit Doruntinen ne trotuar, Akili qan hektorin....te vrava mor zotni???...nje djale mban driten ne duar, ngjitet, zbret, nuk qullos asgje, mbete anonim..vdes si i thjeshte "behet Hero" nga erresira qe mbjell vec vdekje...pse e ndjej veten te lire???
Aty ku lind dikush dhe shuhet nje enderr...rotacioni ben punen e vet, bananet jane zhdukur, ne vend te tyre fara kungulli dhe levozhga te peshtyra shpirterash qe notojne ne unjin e ndyre te nje lumi ne zemer te zemres sime.... a jam i lire?
Ku me peshtiroset vetja dhe numeroj akrepat e jetes se sime te perbere nga reptile me gjak te ftohte, qe me trazojne kembet dhe sme lene te eci rehat ne rrugen time...pse e ndjej veten te lire??
Ku fukaralleku dhe kokaina bredhin rrugeve si miq te ngushte...ku i ftohti te merr jeten dhe dikush digjet ne zjarr...ku per nje portofol behen theror dhjetra fustane...ku per pak para vihesh ne rradhe dhe kundrohesh si vic per tu shitur...pse e ndjej veten te lire???

T'jau them une o shoke?...Mos me merrni inat!

Ku deti i thote "te dua" bregut, ku qielli mban me hater varkat, ku perendimi lepin seksualisht portet, ku bimesia harliset pas nje shiu si nje vogelushe pas orgazmes se pare...si fashat e drites se diellit, kur me dhune depertojne mes nje reje te zeze qe sjell shi dhe ne kantierin beton te tokes meme formojne
7 X 1....

Eh or miq, ato nota nuk mi marrin dot!!!

Elton Deda
Tirane 2003'

ps: Kisha dit qe e lexojan dhe me pelqente cdo dite e me shume, ndaj e solla ta ndaj ketu me ju...


Postuar nga ingmetalboy datë 04 Gusht 2009 - 12:07:

What does it take to be a man?

Perpiqem te gjej drejtimin e duhur permes erresires se mendimeve te mija dhe ngadale shtrihem ne krevatin e ftesave qe kete nate eshte bosh. Ndoshta eshte pluhuri i trashe i rruges se shkrete qe kam kohe qe po ndjek fajtor per pafuqine time per te vene re gjithcka qe ndodh rreth meje. Ose eshte egoizmi im i cili me ka veshur syte me shume se kurre. Ndoshta kjo ka rendesi per te nesermen qe e lekundur fsheh dhe konturet e saj imagjinates sime, por tani qe me ne fund nje shpulle ne surrat prej humanizmit te pafaj me ka hapur syte, e sotmja me ben te ngulis syte tavanit dhe te kerkoj ate pergjigje te veshtire te cilen shpesh padashur e kam mohuar.
Valle cfare do te thote te jesh nje burre i vertete? Numri i femrave qe shtrihesh ne krevat neteve kur alkooli dhe vetmija te shkundin deri ne palce? Jemi njerez. Te gjithe, duam apo nuk duam ta pranojme ndjejme dhimbje kur te tjere na lendojne. Ndodh qe dhimbja eshte aq e padurueshme sa duhen masa renjesore per ta kaperxyer. Dhe pa e kuptuar se si shnderrohemi ne dikush tjeter, i fokusuar i gjithi ne vetvete pa pyetur per askend apo asgje qe na rrethon. Kuptohet qe kjo nuk ndodh menjehere, por procesi i egoizmit fillon dhe theksohet pak e nga pak duke na shtyre larg rrenjeve te karakterit per te mekuar plaget qe akoma rrjedhin gjak e vrer. Dhe harrojme qe jemi per cdo person qe na lendon egzistojne shume te tjere te cilet ne i lendojme me kete metamorfozen tone moskokecarese. Atehere cfare duhet te beje nje burre i vertete kur perballet me plaget e tij? Valle si mund te clirohesh prej demoneve te vjeter pa zgjuar te rinj ne ata qe na rrethojne?
Sot kuptova qe gjate gjithe kesaj kohe kur kam qene i fokusuar vetem ne vetvete, shume gjera kane ndodhur rreth e rrotull meje. Kuptova qe nuk mund ta shkeput veten nga bota mbasi dua apo nuk dua une egzisojne njerez qe preken prej veprimeve te mija. Pergjegjesia eshte e gjitha e imja edhe atehere kur une jam i lenduar per veten.
O Zot!!! Now what?


Postuar nga ingmetalboy datë 28 Shtator 2009 - 11:14:

http://www.youtube.com/watch?v=MXRRTiG1G-g

Mbasi degjova kete, mendja filloi te punoje vete si nje kasete e vjeter qe fillon papritur te luhet pa prekur njeri butonin "play".


Pikat e para te shiut ndjehen tek perkedhelin lekuren time. Ngre koken lart. Qielli eshte shnderruar ne nje lemsh gri dhe duket sikur ngadale hedh mbi trupin tim meshiren e tij duke pastruar pluhurin qe rruga me ka falur. Ngadale shiu fillon dhe shtohet, por nuk dua te leviz per te kerkuar strehe. Ndoshta shiu eshte streha ime. Mbyll syte dhe melodia e krijuar nga nena natyre me drejton diku tjeter, ndoshta perjashta sistemit human. Ndoshta diku pertej lojrave stigmatike te fatit apo rebuseve te frikshme te jetes. Ndoshta... Une vetem mund te shpresoj duke degjuar shiun dhe duke mbushur mushkerite me aromen e tokes se lagur dhe te le veten te udhehiqet nga magjia e momentit. Dhe filloj te capit kembet e renduara nga uji. Ngadale ne fillim, pastaj hapat shpejtohen dhe cuditerisht trupi fillon dhe ndjehet me lehte. Me shpejt... me shpejt. Tani jam duke vrapuar me gjithe forcen dhe shiu me perplaset ne fytyre, ne gjoks, e ndjej ne duart e mbledhura grusht, e ndjej tek shkon poshte linjave te kurrizit dhe tek cliron cdo muskul te kembeve te mija... Kur bota eshte e gjitha ne vaj, askush nuk dallon nje te marre tek vrapon ne shi.


Postuar nga Tulipani datë 28 Shtator 2009 - 18:41:

Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
http://www.youtube.com/watch?v=MXRRTiG1G-g

Kur bota eshte e gjitha ne vaj, askush nuk dallon nje te marre tek vrapon ne shi.



Pershendetje poet, doja te te merrja borxh dicka por e di qe s'eshte e mundur. Kur u ndane keto na rane


ps. Metallica-t s'duhet te behen merak perderisa vazhdojne e i bejne cover te tilla kaq te bukura.


Postuar nga agata datë 29 Shtator 2009 - 00:34:

Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy


Pikat e para te shiut ndjehen tek perkedhelin lekuren time. Ngre koken lart. Qielli eshte shnderruar ne nje lemsh gri dhe duket sikur ngadale hedh mbi trupin tim meshiren e tij duke pastruar pluhurin qe rruga me ka falur. Ngadale shiu fillon dhe shtohet, por nuk dua te leviz per te kerkuar strehe. Ndoshta shiu eshte streha ime. Mbyll syte dhe melodia e krijuar nga nena natyre me drejton diku tjeter, ndoshta perjashta sistemit human. Ndoshta diku pertej lojrave stigmatike te fatit apo rebuseve te frikshme te jetes. Ndoshta... Une vetem mund te shpresoj duke degjuar shiun dhe duke mbushur mushkerite me aromen e tokes se lagur dhe te le veten te udhehiqet nga magjia e momentit. Dhe filloj te capit kembet e renduara nga uji. Ngadale ne fillim, pastaj hapat shpejtohen dhe cuditerisht trupi fillon dhe ndjehet me lehte. Me shpejt... me shpejt. Tani jam duke vrapuar me gjithe forcen dhe shiu me perplaset ne fytyre, ne gjoks, e ndjej ne duart e mbledhura grusht, e ndjej tek shkon poshte linjave te kurrizit dhe tek cliron cdo muskul te kembeve te mija... Kur bota eshte e gjitha ne vaj, askush nuk dallon nje te marre tek vrapon ne shi.



Shprehesh aq bukur, sa e perjetoj gjithmone cdo refim tendin...
Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani


Pershendetje poet, doja te te merrja borxh dicka por e di qe s'eshte e mundur. Kur u ndane keto na rane


ps. Metallica-t s'duhet te behen merak perderisa vazhdojne e i bejne cover te tilla kaq te bukura.



Cdo mengjes qe ngrihem prane te dashurit tim ngrihem me kenget e ketij grupi. Jane grupi i preferuar i tij bashke me "the Doors" e Pink Floyd.. jane vertet shume te veçante, per te mos thene hynor.


Postuar nga ingmetalboy datë 01 Tetor 2009 - 12:57:

Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani


Pershendetje poet, doja te te merrja borxh dicka por e di qe s'eshte e mundur. Kur u ndane keto na rane




me fal por nuk jap gjera borxh. zakonisht jam une ai qe marr dhe nuk i kthej me mbrapsh. peace


  Gjithsej 50 faqe: « E parë ... « 28 29 30 31 32 33 34 35 36 [37] 38 39 40 41 42 43 44 45 46 » ... E fundit »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.