Forumi Horizont Gjithsej 3727 faqe: « E parë ... « 3706 3707 3708 3709 3710 3711 3712 3713 3714 [3715] 3716 3717 3718 3719 3720 3721 3722 3723 3724 » ... E fundit »
Trego 3727 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiva (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=356)
-- Mendime te castit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18332)


Postuar nga al74 datë 08 Shtator 2011 - 22:58:

Re: Zemra e nënës

Citim:
Po citoj ato që tha shelgu
Eshte nje nga poezite me kuptimplote qe kam lexuar ndonjehere dhe mendova qe te kenaq Dulcen se e meriton.


Zemra e nënës


Na ish’ një djalë, një sylesh…
E lon lan lerë.
E lon lan la.
Na ish nje djalë një sylesh,
Që donte një, po ajo s’e desh.

“Sill për qenë, i thosh’ ajo
E lon lan lerë.
E lon lan la.
Sill për qenë, i thosh’ ajo
Zemrën e nënës, në më do?

Shkon te e ëma dhe e vret
E lon lan lerë.
E lon lan la.
Shkon te e ëma dhe e vret
I merr zemrën dhe kërcet

Siç nxitonte, shket e bie
E lon lan lerë.
E lon lan la.
Siç nxitonte shket e bie
Zemra u rrokullis përdhe.


E ndërsa zemra shket
E lon lan lerë.
E lon lan la.
E ndersa zemra shket
Dëgjon nje zë qe i flet

Zemra i thoshte me vajtim
E lon lan lerë.
E lon lan la.
Zemra i thoshte me vajtim
“ Mos u vrave, o biri im?”

Jean Richepin (1849-1926)



ne proze afersisht i pergjigjet kjo :

Syri i Nënës

Nëna ime kishte vetëm një sy. E urreja atë... ajo ishte një siklet për mua. Për të mbajtur familjen ajo gatuante për nxënësit dhe mësuesit në shkollën time. Një ditë ajo erdhi të më takonte. U vura shumë në siklet. Si mund të ma bënte këtë gjë mua?! E injorova atë, i hodha një shikim plot urrejtje dhe u largova. Ditën tjetër në shkollë njëri nga shokët e mi më tha: -"haaaa, nëna jote e kishte vetëm një sy!" Pas kësaj desha të futesha në dhe i gjallë. Gjithashtu desha që nëna ime të zhdukej. Kështu që u përballa me të atë ditë dhe i thashë, "si mund të vish aty dhe të tjerët të qeshin me mua, pse nuk vdes më mirë?!!! "Nëna ime nuk u përgjigj.

Asnjëherë nuk mendova për ato që i thashë sepse isha shumë i inatosur dhe plot zemërim. Isha i pavëmendshëm ndaj ndjenjave të saj. Desha të largohesha nga shtëpia. Kështu që studiova shumë dhe mu dha një mundësi për të shkuar në Singapor për studime. Më pas u martova. Bleva një shtëpi timen. U bëra me fëmijë dhe isha i lumtur me jetën që kisha. Një ditë nëna ime erdhi të më vizitonte mua. Nuk më kishte parë prej vitesh dhe madje nuk kishte takuar as nipërit e saj. Kur u shfaq tek dera fëmijët qeshen me të. Unë i bërtita asaj. Si guxon të vish në shtëpinë time dhe të trembesh fëmijët e mi! "Shporru prej këtu! Tani!!!"

Dhe gjithë kësaj nëna ime iu përgjigj qetësisht, "Oh me falni shumë. Mund të kem ngatërruar adrese," dhe më pas u zhduk. Një ditë më erdhi një letër që fliste për një takim midis nxënësve të shkollës ku kisha qenë. Kështu që e gënjeva gruan që po shkoja në një udhëtim biznesi. Pas takimit i shtyrë nga kurioziteti shkova të shikoja kasollen time të vjetër. Fqinjët më thanë që ajo kishte vdekur. Nuk derdha asnjë pikë loti. Ata më dorëzuan një letër që ajo e kishte lënë për mua.

Letra thoshte: "Biri im i dashur, mendoj për ty gjatë gjithë kohës. Më fal që erdha në Singapor dhe tremba fëmijët e tu. U lumturova shumë kur e mora vesh që ti do të ktheheshe përsëri këtu. Por nuk do të kem mundësi që të ngrihem nga krevati për të të parë. Më vjen keq që kam qenë siklet i përhershëm për ty gjatë fëmijërisë tënde. Por dije...kur ishe shumë i vogël, pësove një aksident dhe humbe njërin sy. Si nënë qe isha, nuk mund të shikoja fëmijën tim që të rritej me një sy. Kështu...të dhashë syrin tim. Isha shume krenare që djali im po shikonte një botë të tërë, për mua, në vendin tim me atë sy. Me dashuri.... NËNA JOTE...”



Senad Maku


  Gjithsej 3727 faqe: « E parë ... « 3706 3707 3708 3709 3710 3711 3712 3713 3714 [3715] 3716 3717 3718 3719 3720 3721 3722 3723 3724 » ... E fundit »
Trego 3727 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.