Forumi Horizont Gjithsej 669 faqe: « E parë ... « 363 364 365 366 367 368 369 370 371 [372] 373 374 375 376 377 378 379 380 381 » ... E fundit »
Trego 669 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Me mire nje femer te huaj se nje shqiptare (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5952)


Postuar nga Ana1 datë 09 Nëntor 2011 - 05:22:

Raimondi dhe kurti!

Te me ndjeni qe te dy, por une njoh shume pak vajza shqipetare qe kane lidhje seksuale me te huaj. Te gjitha bashkemoshataret e mia qe njoh, kane te dashur shqipetare ( aty hyj dhe une!)

Une nuk e di sesi e qysh e keni marre ate opinion per femren shqiptare, por di te ju them qe jeni gabim.

Nje mashkull shqipetar qe merret me thashetheme lart e poshte, dhe plus qe ka krijuar nje urrejtje kaq te madhe per femren shqipetare ne mergim ( USA po flasim ketu), dua te di se cfare kerkon ai nga nje femer shqipetare?!

Mbase femrat shqipetare nuk ju qasin juve, sepse ndoshta ju si djem keni ate opinionin e "keq" qe " ky s`le kend pa fjale, eshte thashethemexhi, cfare e dua une kete njeri? per llogje?" Mendimi im si femer ky.

Plus, ne Detroit qe te paska thene shoku yt, femrat shqipetare te Jugosllavise ( apo Malit te Zi), jane ato femrat e para qe s`e cajne koken se cfare mendon ti apo komshiu yt, apo babai yt!

Femrat shqipetare te Shqiperise, qofshi dhe ato femrat e Bronx-it ( pasi aty zakonisht ngulin kembet emigrantet shqipetare derisa ta marrin veten pak, pastaj levizin ne zonat me te mira); jane femra te larta, te edukuara, dhe shume pak prej tyre ( varet nga cfare lloj familje rrjedh ajo femer), kane marredhenie seksuale me te huaj.

Tani te flasin drejt Raimondi. Ti mendon se nje femer 20 vjecare ( ne shekullin tone te 21-te, te mos kete te drejte te njihet me nje mashkull qofte Shqipetar, qofte te huaj?! Mjafton te jete beqar, dhe gjithcka eshte okej per mua. Ndersa keto femrat e huaja po lene burrat e femijet rrugave per ca djema shqipetare te "papjekur"!


Une nuk i qas te huajt per te vetmen arsye se kam gjetur djalin e Shqiperise, dhe merremi vesh shume mire shqip, edhe zihemi po ne shqip, haha . Eshte djale Shqipetar sic ma do zemra mua, dhe ka nje familje te mrekullueshme ( qe une ja kam zili); ndryshe nga te huajt, djalin shqipetar ma do shpirti dhe zemra, pasi kemi te njejtat zakone, tradita, dhe e duam e respektojme njeri - tjetrin natyralisht.


  Gjithsej 669 faqe: « E parë ... « 363 364 365 366 367 368 369 370 371 [372] 373 374 375 376 377 378 379 380 381 » ... E fundit »
Trego 669 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.