Forumi Horizont | Gjithsej 662 faqe: « E parë ... « 367 368 369 370 371 372 373 374 375 [376] 377 378 379 380 381 382 383 384 385 » ... E fundit » Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- letra imagjinare- perdite nga nje cmenduri (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7425)
Citim:
Po citoj ato që tha Isra
........................................................................................................................... eh, si kalojne ditet, javet, muajt, vitet...sa cudi, edhe pse nuk eshte aspak cudi. Pse kaq antagoniste me veten time une xhanem!..Jo per gje, por kur i bej nje retrospektive jetes sime, ose me mire gjendjeve te mia shpirterore neper muaj ose vite jane kaq te ndryshme amplitudat e tyre (sic thote dhe Klodel), sa vertet habitem sesi munda te jem ne kete gjendje qe jam sot. Jo se nuk e kisha imagjinuar ndonjehere, por te pakten me dukej e larget, shume e larget, ndonjehere edhe me frikesonin mendimet se nuk do te ndodhte kurre nje ndryshim i tille ne qenien time, te brishte, te dobet emocionalisht, pothuajse te paafte per te perballuar sprovat e kesaj bote, por ja qe njeriu i kaloka te gjitha, madje dhe kthehet neper te njejtat qorsokake neper te cilat me mire te vdiste sesa te kalonte serish, por ja qe ndodhin, asgje nuk eshte e parashikueshme, Zoti eshte ai qe i di gjendjet tona te veshtira, ai na meson ti durojme, ti kalojme dhe te falenderojme per ate eksperience sado e hidhur te kete qene, dhe e ngushellohemi me faktin se ka edhe me keq.......
Mos jam e paqarte? Jo, une e kuptoj shume mire se cfare po ndjej e shkruaj. Kjo ka rendesi, ditar i logel, logel, pse valle te gjitha gjerat sot me duken te vogla, te lehta, te brishta, te pasigurta, ndoshta sepse vete qenia brenda barkut tim me le te mendoj keshtu.....
Sa cudi te ndjesh instiktin e memesise, edhe kur fle kam frike se mos e vras nga levizjet e mia te rrufeshme ne shtrat, sa dhe im shoq trembet kur une nderroj anen.." :Moj ti, me thote, me zgjove me ate rrotullimin tend prej rrufeje"..Eh, tani jo me, po mesohem te leviz ngadale, ngadale.. (shpeshhere me ndodh ngaqe me dhemb mesi)..
Eh, keshtu, bebushi im eshte brenda meje dhe ne fakt mua nuk me duket se jam shtatzane, sepse barku edhe pse prej 3 muajsh, eshte akoma i vogel....edhe bota me duket e vogel, e vogel, pervec KRIJUESIT te qenies sime te vogel, qe eshte i ipaimagjinueshem i MADH, I MADH....
Gjithsej 662 faqe: « E parë ... « 367 368 369 370 371 372 373 374 375 [376] 377 378 379 380 381 382 383 384 385 » ... E fundit » Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.