Forumi Horizont Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 368 369 370 371 372 373 374 375 376 [377] 378 379 380 381 382 383 384 385 386 » ... E fundit »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)


Postuar nga ingmetalboy datë 22 Dhjetor 2009 - 14:03:

Sapo zbulova qe birra qenka depressant. Dmth e dija qe te gjitha format e pijeve alkoolike shtojne tendecat depresante, por si duket birra paska gjithashtu nje lloj tjeter alkoholi i cili veproka ndryshe me sistemin tone nervor. Etj etj. Jo se eksperienca ime me ka treguar ndryshe, por te them te drejten nuk e kisha vene re deri me sot. Nuk para qendroj pa i ngaterruar te dyja. Dhe kete me tregoi nje e njohura ime aziatike, me te cilen me perputhen gotat ndonjehere. Gjithashtu nje tjeter miku im amerikan mesoi dicka te re sot pikerisht nga i njejti person.
Ai - Pse vazhdon te flasesh ne shumes?
Ajo - Sepse keshtu jane rregullat e gjuhes me te perhapur ne rruzullin tokesor.
Ai - Me e perhapur ndoshta, por jo me e folura. Megjithese nuk eshte ndonje gje e madhe eshte "bomba atomike" dhe jo "bombat atomike".
Ajo - ... zoti na ruajte nqs e ke me te vertete. Pse valle mendon se gjithmone lexon "Hiroshima DHE Nagasaki".
Ai - ...
Ndonjehere pyes veten cfare e ben kete vend kaq special dhe druhem nga mendimi qe nje dite do te mund te pergjigjem. Ndoshta atehere do te jete koha e duhur per tu kthyer ne atdhe.


  Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 368 369 370 371 372 373 374 375 376 [377] 378 379 380 381 382 383 384 385 386 » ... E fundit »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.