Forumi Horizont Gjithsej 677 faqe: « E parë ... « 369 370 371 372 373 374 375 376 377 [378] 379 380 381 382 383 384 385 386 387 » ... E fundit »
Trego 677 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dialektet (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=339)
-- Fjale te harruara shqipe ose dialektore. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12801)


Postuar nga Jarigas datë 12 Maj 2007 - 00:32:

Re: Re: kontinenti

Citim:
Po citoj ato që tha kontinenti


Palo burre...etj.
Kete fjale e kane dhe greket qe shprehin vjetersine e nje njeriu.
Palo burre, ka dhe kuptimin e nje njeriu te shkurter, por gjithashtu dhe te nje njeriu te keq, ashtu sec e ke thene dhe vete ti.
Palo - shpreh vogelsine e shpirtit ne shqip.
Palo, sipas meje, vjen nga pellemba.
Kur greket thone; paljo, pra ne kuptmin e nje njeriu te vjeter, kjo fjale ka kuptimin se; ai eshte kerrusur, eshte bere sa nje pellembe, eshte bere si palë.
Dhe fjala palë e shqipes se sotme, eshte e ndertuar nga pellemba.
Sepse ne marrim rrobet dhe i bejme palë (i palosim) pra i bejme nga te hapura sic ishin, i bejme sa nje pellembe (palosja).
Palo burre eshte ne kuptimin jo fizik, sic e ka lindjen e saj kjo fjale, por ne kuptimin ideor, pra ai eshte nje palo burre, sepse nuk ka bese, eshte i keq etj. pra ai eshte i vogel. (palosja qe thame zvogelon rrobet)
Greket e kane ''paljo'' qe shpreh vjetersine e nje njeriu, pra qe eshte ''palosur - kerrusur'' nga vitet etj.
Por, te mos harrojme se shqipja fjalet i ka komplet origjinale, sepse ne kemi fjalen plak dhe plakë fjale qe vijne nga ''palosja'' e cila kjo vete vjen nga pellemba. (pra sa nje pellembe).
Fjalet shqipe plak - plakë qe thashe jane ndertuar nga pellemba, vlen te shtohet se, keto fjale fillojne me germat pla qe eshte direkt pellemba ne dialektin gege, Pllama ku prej ketej kemi dhe fjalen tjeter pllaka qe tregon pllaken e cila eshte si pellemba.
Po ashtu kemi zogun e bekuar; pellumbin, i cili dhe ky e ka marre emrin nga pellemba.
Spanjollet edhe sot pellumit i thone; paloma. ( pellemba - plloma ) sepse sic e thashe, pellumbi e ka marre emrin nga pellemba se ai eshte mik i njeriut dhe te vjen tek pellemba e dores, te ulet tek pellemba e dores.
Italijanet, pellembes i thone; palmo.
Por, pse pra italijanet dhe greket e kane kete fjale me germat pal dhe jo pla ?
Thjeshte eshte hequr zanorja...asgje me teper.
Si pla (pllame) dhe si pal (pellemb- pall) jane e njejta gje.
Por ne kemi dhe fjalen ''palle'' qe ka marre shume kuptime.
Palla, eshte perseri pellemba, pra dicka e shtrire dhe e sheshte. Kjo fjale ka marre dhe kuptimin e shpates, sepse dhe shpata ka lidhje me pellemben ku ajo vetem aty e ka vendin e saj qe te luftohet etj.
Besoj se e ke degjuar shprehjen; Si trimat me palle.
Gjithashtu te mos harrojme dhe nje fjale apo emer tjeter, kemi palaçon.
Ne karakteristikat e tij, palaco eshte nje njeri i shkurter (i bere pale, i palosur sic thame me lart).
Mos e ngaterro me palacon e cirkut te sotem, ku mund te jete dhe nje burre dy metra i gjate.
Mbreterit, dikur mbanin prane vetes nje te palosur - palacon i cili sherbente per t'i bere per te qeshur. (Shiko filmin; Mbreti Lir te Shekspirit)
Palaco me shume perfaqeson popullin, sepse edhe populli behej pale perballe mbretit (perkulej etj), por me qe temen e kemi diku tjeter, themi se; palaco gjithmone ishte nje xhuxh i vogel (sa pellemba - palosja) qe shkaktonte te qeshurat.
Pra i dashur Hero, fjala palo apo palo burre eshte ne kuptimet qe thame me lart dhe me te drejte kjo fjale eshte gjendur pa asnje gabim nga te paret tane.





Mendoj se jo doemos foljet dohet te rrjedhin nga nje emer ,sidomos foljet e thjeshta (ik,vij,ulu,pi,palos,etj).E dyta, pala nuk shpreh madhesi(sa pellemba apo ku ta di une) por menyre.Kur me thua qe pellumb vjen nga fjala pellembe sepse shpendi ne fjale na vjen ne pellembe te dores,arsyetimi na çon ne perfundimin se shqiptaret e kane njohur pellumbin vetem kur e kane zbutur,pak a shume dy ,tre shekuj me pare. Apo mendon se pellazget(a nuk jemi duke folur per rrenjet e shqipes) e perdornin qe athere si zog lajmetar?Kur bejme nje arsyetim kaq te thjeshtezuar,i veme vetes nje pergjegjesi te madhe:le te shpjegojme prejardhjen e emrave te te gjitha kafsheve vendase....(
E dyta , fjala shqip per te treguar palaçon(pagliacio, ne italisht me kuptimin e thesit te kashtes, apo te atij qe vishej per tu dukur si i tille) eshte lolo,qe vjen nga perseritja e lozloz ose lotlot,gje qe benin njerez te tille ne oborret e fisnikeve.
E treta, palo s'ka pse te jete patjeter nje fjale e rrjedhur nga te tjerat,kur edhe ti vete e pohon se 'pa' eshte nje pjesez mohuese.Palo burre do te thote:burre pa vlera,virtyte.Pra eshte shume e mundur qe pjesa e dyte e fjales te sherbeje per perforcimin e saj.Palo= pa ,mund edhe te mjaftoje kaq.Pastaj me duket qesharake qe greket fjalen paljo e kane marre nga pellemba jone,pastaj ne kemi marre palo prej tyre....
E katerta, plaka dha pllaka jane dy kuptime krejt te ndryshme.Plaka tregon vjetersine ne moshe,pra kohen,Kurse pllaka tregon menyren ose formen.Pllaka mendoj se ka te njejten rrenje me fjalen 'pllaja' dhe 'piata'(pllata)( e ketu mund edhe te krenohemi ndoshta se fjale plate,piatto etj, kane rrenje pellasge) , pra gje e sheshet.


  Gjithsej 677 faqe: « E parë ... « 369 370 371 372 373 374 375 376 377 [378] 379 380 381 382 383 384 385 386 387 » ... E fundit »
Trego 677 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.